Fiton Vllaznia, barazon Tirana, humbet Dinamo
Ndeshjet e parë të turit të Dytë të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar rezultate surprizë. Kështu Dinamo, kryesuese e kampionatit është ndalur në Ballsh nga Bylis me rezultatin 1-0. Humbje ka shënuar edhe Flamurtari, fituesi në fuqi i trofeut të kupës. Vlonjatët janë mundur minimalisht nga Gramozi në Ersekë. Ndërsa është ndalur në sekondat e fundit të lojës në barazim skuadra e Tiranës. Golave të Memellit dhe Abilaliajt i janë përgjigjur Byzhyti dhe Çela. Vllaznia ka fituar bindshëm ndaj Kamzës në fushën e kësaj të fundit ndërsa Apolonia është mundur nga Skënderbeu. Barazim në dy sfidat e tjera Partizani-Teuta dhe Kastrioti-Shkumbini.