E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA heton Tiranën e Vllazninë për trukime

 

Leonard Karaj

Tirana dhe Vllaznia janë në listën e UEFA-s si skuadra që dyshohen se mund të kenë trukuar ndeshjet në Kupat e Evropës.UEFA dyshon se ndeshja e kthimit e turit të dytë kualifikues midis Stabaek dhe Tiranës, e përfunduar 4-0 në favor të norvegjezëve është e trukuar. Takimi është luajtur, më 21 korrik 2009. Ndeshja e parë në "Qemal Stafa" kishte përfunduar 1-1. Për këtë përballje ka nisur një hetim, i cili ka ardhur si rezultat i basteve të shumta të vënë për ndeshjen e fituar nga norvegjezët. Një tjetër skuadër shqiptare, në listën e hetimeve është edhe Vllaznia. Skuadra shkodrane dyshohet se ka trukuar që të dyja ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Europës me Rapidin e Vjenës. Austrikët fituan 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër. Ndërkohë UEFA i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit informacione të posaçme në lidhje me ndeshjet e dy ekipeve shqiptare të dyshuara, Vllaznia e Tirana. Bashkë me këto ndeshje nën hetim janë edhe përballjet: Bnei Yehuda Tel-Aviv FC-FC Dinaburg; NK IB Ljubljana-FC Metalurh Donetsk dhe Fenerbahçe-Budapest Honved. Sipas revistës gjermane "Focus", lista e manipulimeve është e gjatë dhe përfshin një gamë të gjerë kampionatesh. Nga 200 ndeshjet e dyshuara, 32 prej tyre janë në Gjermani, 28 në Zvicër, 29 në Turqi, 17 në Belgjikë, 14 në Kroaci, 13 në Hungari, 11 në Austri, 8 në Bosnjë dhe 7 në Kroaci. Në Gjermani: katër në Bundesligën 2, tre në Bundesligën 3, 18 në Regionalliga, pesë në Oberliga dhe dy në ndeshjet e të rinjve U19. Në Zvicër janë 22 ndeshje në Ligën e dytë dhe gjashtë në takimet përgatitore. Në Austri janë 11 në ligën e parë e të dytë. Rasti më flagrant i trupimit në vitet e fundit është skuadra maqedonase Pobeba e cila u dënua  të mos luajë deri në 2016-ën.

Ndeshje të përfolura të ekipeve shqiptare

2002-2003:         Dinamo-Brondbi        0-4
2003-2004:         Dinamo-Lokeren        0-4
2003-2004:         Partizani-Birkikara    4-2
2003-2004:         Vllaznia-Dandi        0-2
2004-2005:         Partizani-Hapoel        6-1
2004-2005:         Dinamo-Otelul        4-0
2005-2006:         Ekranas-Elbasani        3-0
2007-2008:         Bezhanija-Besa        2-2
2007-2008:         Besa-Liteks        0-3
2007-2008:         Slaven Belupo-Teuta    6-2
2009-2010:         Rapid-Vllaznia        5-0
2009-2010:         Stabaek-Tirana        4-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›