E Diel, 1 Nëntor 2026

SHKB-ja çon në pranga dy efektivë të policisë

 

SHKODER-VLORE - Dy efektivë të policisë së rendit janë vënë në pranga dje pas një hetimit të kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB). Një prej këtyre arrestimeve është kryer në Shkodrës, ndërsa tjetri në Vlorë. Burime të policisë së Shkodrës bënë të ditur se Çlirim Shima, 49 vjeç, me detyrë polic shërbimi në këtë qytet, u prangos nga agjentët e SHKB-së me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Mësohet se efektivi Shima është autor i vjedhjes së xhamave si dhe disa pajisjeve të tjera me vlerë të një mjeti të kushtueshëm që mbahej i sekuestruar në pikën e bllokimit të mjeteve. Blutë kishin hedhur dyshime për këtë vepër të përsëritur, ndaj nisën edhe hetimet duke çuar para përgjegjësisë ligjore për këtë vepër 49-vjeçarin Shima. Ndërkohë, po dje në Vlorë u krye arrestimi i një polici të rendit, i cili u akuzua për mitmarrje. Sipas burimeve, arrestimi i tij u krye nga SHKB-ja e Tiranës pas sinjalizimit të dhënë në ngarkim të tij. Të njëjtat burime bënë të ditur se efektivi i policisë, Vendim Ferraj ka poseduar në shumën prej 500 eurosh duke kryer rolin e sekserit. Ai kishte negociuar me një qytetar të cilit i ishin sekuestruar mallrat e tij nga ana e tatimeve. Për këtë shkak, polici i kërkoi këtij qytetari shumën e mësipërme, në mënyrë që të futej ai garant për t'i zhbllokuar mallin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›