SHBA kërkon të kontrollojë armët e Rusisë
Autori i Lajmit: Nga THOM SHANKER dhe PETER BAKER
Uashington — Me një marrëveshje mbi kontrollin e armëve që do të përfundojë së shpejti, administrata e Obamës po kërkon mënyra për të mbajtur inspektorët në Rusi ose përndryshe rrezikon të humbasë kontrollin mbi arsenalin e dytë më të madh të botës për herë të parë pas disa dekadash. Administrata ka negociuar zëvendësimin e paktit, Marrëveshjen për Strategjinë e Reduktimit të Armëve, e cila hyn në fuqi më 5 dhjetor. Por edhe nëse bisedimet prodhojnë një marrëveshje të re deri në atë kohë, Senati dhe Parlamenti rus nuk do të kenë kohë për ta ratifikuar atë përpara skadimit të marrëveshjes së vjetër, dhe disa republikanë në Kapitol Hill paralajmërojnë që miratimi i saj është larg. Në mungesë të një marrëveshjeje apo një autoriteti “urë”, inspektorëve amerikanë do t’u duhej të largoheshin nga Rusia kur të skadonte marrëveshja, dhe të njëjtën gjë do të duhej të bënin inspektorët rusë në Amerikë. Nën Marrëveshjen për Strategjinë e Reduktimit të Armëve, SHBA-së i lejohet një maksimum prej 30 inspektorësh në Rusi për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes. Në të njëjtën mënyrë, Rusia ka interesa në ndërtimin e një mekanizmi urë për të vazhduar inspektimet në SHBA. Nëse negociatorët për presidentin Obama dhe Medvedev të Rusisë arrijnë në një marrëveshje, e cila arrihet të nënshkruhet në 5 dhjetor, atëherë administrata mund të kërkojë një “zbatim provë”, duke përmbushur kushtet e marrëveshjes përkohësisht dhe duke pritur votën e Senatit. Nëse të dyja krahët nuk vendosin për një marrëveshje të re, atëherë administrata mund të kërkojë një formë marrëveshjeje ekzekutive me rusët, duke lejuar inspektorët të qëndrojnë dhe të ndahet informacioni mbi kushtet e marrëveshjes së mëparshme, ndërsa vazhdojnë negocimet. Një marrëveshje e tillë, të paktën sipas zyrtarëve të administratës, nuk do të kërkonte miratimin e Senatit, megjithëse ligjbërësit po kërkojnë që Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të diskutojë mbi çështjen. Zyrtarët e administratës u shprehën se ata do të konsultoheshin me liderët e Senatit mbi këtë plan. Sipas zyrtarëve të lartë, sekretarja e Shtetit, Hilari Rodham Klinton, ngriti çështjen me homologun rus, ministrin e Jashtëm, Sergej V.Lavrov, gjatë bisedimeve në Moskë. Por, të dyja palët nuk kanë arritur ende në një marrëveshje mbi masat specifike për të vazhduar përpjekjet e verifikimit në mungesë të një marrëveshjeje të re. Zyrtarët deklarojnë: ”Ne jemi duke punuar mbi alternativat për të ofruar transparencë mbi forcat strategjike gjatë kohës përpara se të hyjë në fuqi marrëveshja e re. Por unë mendoj që është e parakohshme që të diskutojmë specifikat e alternativave mbi transparencën. Fokusi ynë është të përfundojmë marrëveshjen e re. “Dështimi i marrëveshjes që mund të ndodhë, po ngre shqetësim të madh në Kapitol Hill. Senatori Richard G. Lugar i Indianës, republikani i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, i kërkoi një raport Departamentit të Shtetit mbi instrumentet ligjore që konsiderohen “urë” ndërmjet skadimit të Marrëveshjes për Strategjinë e Reduktimit të Armëve dhe një marrëveshjeje të re, dhe për një përshkrim të aktiviteteve të verifikimit që do të kryheshin pa një marrëveshje. Andi Fisher, një këshilltar i lartë i senatorit, u shpreh se z.Lugar kishte pyetur nëse mekanizmat e propozuara mbi verifikimet do të kërkonin autoritetin e Kongresit. Senatori kishte shprehur shqetësim të veçantë mbi moslejimin e dështimit të masave të verifikimit. Marrëveshja e Strategjisë për Reduktimin e Armëve u nënshkrua më 1991 përpara rënies së Bashkimit Sovjetik dhe hyri në fuqi më 1994, duke kërkuar reduktimin e arsenalit nga të dyja palët në 6 000 armatime. Të dyja palët po përpiqen të hartojnë një marrëveshje të re, e cila do të përmbajë shumë nga elementet e verifikimit dhe të inspektimit të marrëveshjes së vjetër, ndërsa do të zvogëlonte numrin e armatimeve edhe më shumë se në nivelet e sotme. Administrata shpreson të kryejë një raund të ri negociatash mbi një marrëveshje të re me Rusinë, e cila do të zvogëlojë edhe më shumë armët bërthamore si pjesë e synimit të Obamës për të zhdukur të gjitha armët bërthamore në botë. Z.Obama dhe z.Medvedev siguruan një marrëveshje preliminare mbi kushtet e marrëveshjes së re gjatë një takimi në Moskë në korrik, e cila do të zvogëlonte në masën 25 % të arsenalit të të dyja palëve. Të dy presidentët ranë dakord që të zvogëlonin armatimet e tyre bërthamore midis 1500 dhe 1675 nga 2200 e kërkuar të ndodhë në 2012 nga Marrëveshja e Moskës e nënshkruar në 2002. Numri i mjeteve të shpërndarjes, si predhat tokësore, detare dhe bombarduesit do të reduktoheshin ndërmjet masës 500 dhe 1100, nga 1600 të lejuara nga Marrëveshja e Strategjisë për Reduktimin e Armëve. Negociatat po vazhdojnë, por Rusia preferon të ushtrojë presion për kufizime mbi sistemet mbrojtëse të predhave në mënyrë që ato të mos përfshihen në marrëveshje, të cilën SHBA ka refuzuar të marrë në konsideratë. Edhe pse Obama e ka rimodeluar planin e presidentit Xhorxh Bush për një sistem mbrojtës antiraketë, zyrtarët rusë insistojnë në kufizime ligjore. Republikanët e Senatit u shprehën se një numër i anëtarëve ishin nervozuar që administrata kishte shkatërruar marrëdhëniet me dy aleatë të NATO-s, duke mos realizuar planin e Bushit. Në këtë mënyrë, u kërkuan 10 avionë luftarakë në Poloni, një radar në Republikën Çeke, dhe disa senatorë premtuan të kundërshtonin çdo marrëveshje post Marrëveshjes për Strategjinë e Reduktimit të Armëve, e cila përfshin marrjen e masave mbi kufizimin e mbrojtjes me raketa. Republikanët kanë kërkuar vëmendje mbi komentet e bëra nga oficerët ushtarakë rusë, të cilët deklaruan se ata mund të shtojnë armatimet në vend të raketave, gjë e cila shihet si destabilizuese dhe kundër çdo përpjekjeje për të reduktuar armët bërthamore. Ratifikimi i një marrëveshjeje tjetër do të kërkonte që Obama dhe lidershipi demokrat të fitonte përveç të gjithë anëtarëve të partisë së tyre të paktën shtatë vota nga republikanët. Senatorët nga të dyja partitë, të cilat janë të specializuara në kontrollin e armëve dhe çështjet ushtarake, kërkojnë që presidenti të përqendrohet mbi rritjen e sigurisë nga armët bërthamore dhe të modernizojnë armët amerikane paralelisht me dërgimin e një drafti të marrëveshjes për ratifikim. Senatorët Xhon Kil dhe Xhon Mekkein, të dy republikanë të Arizonës, po drejtojnë atë përpjekje. Një republikan i Senatit deklaroi se disa anëtarë po përpiqeshin të shtynin administratën të mobilizohej për të prodhuar një raketë të re, megjithëse një numër i konsiderueshëm i demokratëve shprehen se kjo gjë do të shkatërronte mesazhin e administratës mbi zhdukjen e armëve.
Çarmatosja bërthamore
Dështon raundi i parë i negociatave
Negociatat mes Moskës dhe Uashingtonit për të zëvendësuar marrëveshjen për çarmatosje bërthamore, e cila skadon muajin e ardhshëm, kanë ngecur për shkak të propozimit për reduktimin e raketave ruse. Kjo grindje rrezikon negociatat e nivelit të lartë për arritjen e marrëveshjes për të zëvendësuar Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), të nënshkruar në vitin 1991, për të cilin administrata e Barak Obamës shpreson se do të zëvendësohet me një marrëveshje të re, para skadimit të traktatit START më 5 dhjetor. Gazeta ruse “Kommersant”, duke cituar një ekspert, i cili ka njohuri për negociatat për marrëveshjen e re, theksoi se Uashingtoni në marrëveshjen e re po kërkon që të përfshihet një pikë nga marrëveshja e vjetër, e cila parashikon vëzhgimin e arsenalit të raketave të lëvizshme tokësore të Rusisë. “Ata po ofrojnë që të mbahet, e madje edhe që të forcohet kontrolli i raketave tona balistike mobile interkontinentale”, - u citua të ketë thënë ky ekspert. Rusia e kundërshton këtë propozim, duke pasur parasysh se vetë SHBA-ja posedon aktualisht raketat e veta mobile tokësore interkontinentale.
(The New York Times)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 15/11/2009