Hakmarrja që nuk e mbyll kurrë dhimbjen
Autori i Lajmit: Nga Dejvid Montgomeri
Billi Smith hyri në dhomën e vogël me dritare të madhe, duke kërkuar pak ngushëllim, kënaqësi dhe drejtësi. Ai nuk ishte shumë i sigurt. Por ai e dinte që duhej të ndodhej atje. Në anën tjetër të xhamit, i lidhur në një krevat me rrota me katër rripa në krahë, ndodhej njeriu që kishte vrarë babanë e tij. Smith kishte qenë 18 vjeç, sapo kishte dalë nga shkolla e mesme, kur Uilli Tërner e kishte qëlluar me armë Xhek Smithin gjatë vjedhjes së argjendarive të shtëpisë së tij më 1978. Pas gjyqit, apeleve dhe manovrave ligjore, i biri i tij ishte në moshë të mesme kur më në fund në pranverë të vitit 1995, ishte radha e vrasësit të vdiste. "Fillimisht mendoja që se të kisha hapur zjarr dhe do të kisha fjetur si një fëmijë”, - u shpreh kohët e fundit Smith. Por vitet i kishin zbutur pak ndjenjat e tij. “Doja thjesht ta shihja të përfunduar. Ka qenë një betejë e gjatë”. Shumë i tensionuar për të qëndruar i ulur, ai u vendos pranë xhamit, duke vërejtur pas tij. Tërner vetëm tha: “Kur do të fillojë? Do ta ndiej”? Lëndët kimike filluan të vërshonin. Smith e kuptoi shpejt që ishte i papërgatitur për eksperiencën e të parit të një vrasësi që vdiste... i papërgatitur për të qenë kaq i emocionuar. “Brenda dy minutave përfundon”, - thotë ai. “Ai nuk dridhet, nuk lëviz, ai shkon të flejë”, - pastaj ata thonë: “Në rregull, është koha për t’u larguar... E gjithë kjo është zhgënjyese”. Kjo është gjëja e parë që Smith do t’u thoshte të afërmve të viktimave të Xhon Alen Muhamed, të cilët kanë udhëtuar nga Kalifornia dhe Idaho për të qenë dëshmitarë të vrasjes së snajperit me injeksion vdekjeprurëse që u krye të martën në mbrëmje: “Ekzekutimi i vrasësit mund të jetë pak zhgënjyes”.
“Më ndihmoi deri në një farë mase”.
E njëjta situatë ambivalente krijohet kur dëgjon nga të afërmit e viktimave të tjera që kanë qenë atje, duke parë me sy tragjikë prapa xhamit në dhomën e vetmuar të dëshmitarëve. Ata ndihen më mirë. Pak më mirë. Jo shumë më mirë. Nuk është ajo ndjenjë që ata mendonin se do të provonin. Dhe nuk mund ta shpjegojnë pse. Ata dalin nga dhoma me shumicën e dhembjes me të cilën hynë. “Nuk është ndonjë ndjesi e veçantë çliruese”, - shprehej Dejl Aleksandër. “Nuk është si një lojë me top, ne fituam, le të ikim në shtëpi tani". Vajza e saj, Liza Aleksandër Crider, 23 vjeç, nëna e një djali pesëvjeçar, ishte përdhunuar dhe goditur me armë në fytyrë në lumin Xhejms në Ditën e Nënës, më 1997. Vrasësi, Brendon V. Hedrik, i raportuar si një i njohuri i saj, u ekzekutua në karrigen elektrike më 2006. ”Na ndihmoi të shihnim përfundimin e kësaj historie”, - shprehet Aleksandër. “Na ndihmoi deri në një farë mase”. Smith dhe një nga motrat e tij ishin të parat në Virxhinian moderne që bënë një udhëtim të tillë, të parat që pranuan ftesën për të qenë në audiencë për aktin final. Çfarë ishte duke pritur? Ai akoma nuk është i sigurt për përgjigjen. Diçka... më shumë, pas gjithë dhimbjes humbjes dhe avokatëve. "Nëse do të më duhej ta krahasoja me vdekjen e babait tim, ishte një vdekje e lehtë dhe paqësore për Uilli Tërnerin”, - shprehet Smith. Tërner hyri në argjendarinë e Smithëve në qytetin Tajduater në Franklin. Xhek Smith po mbushte çantat me para dhe bizhuteri. Tërner e qëlloi me armë në kokë dhe me dy plumba në trup para se të rrëzohej në tokë. Tani, Billi Smith 49 vjeç, menaxhon dyqanin me babanë e tij që sheh nga lart nga një portret në mur. “Nuk mendoj se këta njerëz do të marrin atë që presin”, - thotë Smith. Dhe më pas, ai shton: “Jo nuk mendoj se nuk duhet ta bëjnë. Sepse unë do ta bëja përsëri. Megjithatë u çlirova kur mbaroi”, - vazhdon ai. “Isha i lumtur që drejtësia më në fund u vu në vend... Nuk do të isha ndjerë njëlloj po të mos kisha qenë dëshmitar. Por duke parë atë që pashë, nuk mendoj se e bëri vdekjen e babait tim më të lehtë. Madje, nganjëherë, më nervozon ideja që vrasësi e pati aq të lehtë fundin.
“Unë bëra atë që duhet të bëja”
Në Virxhinia kanë vdekur 77 persona që prej kohës kur Smith ka dëshmuar ekzekutimin e Tërnerit. Të afërmit e të dënuarit me vdekje nuk lejohen të jenë të pranishëm. Në shumicën e rasteve, familjarët e të dënuarve kanë dashur të jenë pjesëmarrës në “shtëpinë e vdekjes”, në Burgun Grinsvil, në qytetin e vogël Xharat, pranë kufirit me Karolinën e Veriut. Por nuk është për të gjithë kështu. Ekzekutimi më 1994 i Timoti Uillson Spenser ”Mbytësi i Jugut”, ishte hera e parë që shteti i Virxhinias i lejoi të afërmit e viktimave të marrin pjesë dhe dëshmojnë vdekjen. Askush nuk e shfrytëzoi atë rast. Ndryshimi në procedurë u iniciua më 1994 nga guvernatori i tanishëm Robert F.Mekdonell, legjislacioni i propozuar i të cilit u hodh poshtë në Senat me një votë. Mbështetësit e tij u shprehën që të ishe dëshmitar ishte një privilegj që u detyrohej familjarëve të viktimave, por kritikët e propozimit argumentuan se ideja ishte hakmarrëse dhe makabre. Guvernatori i atëhershëm, Xhorxh Alen, e lëshoi këtë propozim nëpërmjet urdhrit ekzekutiv. Lejimi i pjesëmarrjes së familjarëve të viktimave u vendos në shtetin e Virxhinias në vitet ’80 dhe ’90 me ngritjen e lëvizjes së të drejtave të viktimave. Ekzekutimi i vitit 2001 i Timoti MekVei u dëshmua nga më shumë se 200 të mbijetuar dhe të afërmit e viktimave nëpërmjet televizorit me qark të mbyllur. Në Merilend lejohen gjithashtu dëshmi të tilla. Gjithashtu, është ngritur një lëvizje paralele e familjarëve të viktimave kundër dënimit me vdekje dhe ndonjëherë familjarët protestojnë për ekzekutimet. Linda Norton ishte kundër dënimit me vdekje deri në vitin 1991, kur Xhonil Dybua, rrahu dhe qëlloi me armë vëllanë e saj të sëmurë mendor, Filip Kaunsil, 39 vjeç, në një dyqan në Portsmauth, pasi vëllai i saj nuk mund ta hapte shpejt sirtarin e parave të dyqanit. Norton dhe familjarët e tjerë dëshmuan ekzekutimin e Dybua më 1998. “Nuk mund të them se më bëri të ndihem më mirë”, - thotë Norton. “A më bëri të ndihem më keq? Nuk ishte diçka që mezi po prisja ta shihja. Ishte diçka që ndieja se duhet ta bëja. Domethënë, unë isha atje, e pashë që ndodhi. Unë bëra atë që më takonte... se ajo duhej të ndodhte... të ndodhte.”
Dhoma private
Shtëpia e vdekjes në Virxhinia ka dy dhoma për dëshmitarë. Njëra është për zyrtarë të shtetit, avokatë, klerikë, reporterë dhe qytetarë vullnetarë që nuk lidhen me krimin, prezenca e të cilëve është e përcaktuar nga ligji. Personi i dënuar mund të shohë në këtë dhomë. Dhoma e dytë është për të afërmit e viktimave. Në këtë dhomë ka vetëm disa karrige. Dhoma është errësuar, në mënyrë që dëshmitarët të shohin, por i dënuari të mos i shohë ata. Zyrtarët e burgut nuk i zbulojnë emrat e dëshmitarëve për të ruajtur privatësinë e tyre. Muhamed, 48 vjeç, dhe partnerja e tij, Li Bojd Malvo, 24 vjeç, të dënuar me burgim të përjetshëm, kanë vrarë 10 persona në zonën e Uashingtonit. Me kaq shumë viktima, kjo dhomë do të mbipopullohej. “Hapësira është e kufizuar”, - shprehet Lerri Trejlor, drejtori i komunikimit për burgun në shtetin e Virxhinias. "Ne po shohim për familjarë te viktimave nga i gjithë vendi. Ne po punojmë me familjet për të hartuar një plan për përfaqësimin e familjeve, ndoshta jo në volum të anëtarëve të familjes”. Elizabeth Mejors nuk mund të ulej, ajo u ndje e detyruar për të qëndruar në verën e vitit 2008 brenda dhomës së vogël me një pamje. Kur momenti erdhi, 72-vjeçarja u afrua pranë dritares, duke parë nga afër kokteilin kimik që vërshoi në trupin e Kristofer Skot Emet. Shtatë vjet më parë, në Danvill, Emet kishte rrahur për vdekje djalin e saj Xhon Langli me rripin e një abazhuri, ndërsa Langli flinte. Të dy ishin bashkëkolegë për një kompani që punonte me çatitë dhe Langli e ftonte shpesh Emet në shtëpi për të ngrënë së bashku. Gjatë punës jashtë qytetit, ata ndanin dhomë moteli së bashku. Pas vrasjes, Emet mori 100 dollarë nga kuleta e Langlit për të blerë drogë. “Doja që ai të vdiste pa u bërë pishman”, - shprehet Mejors. "Kur ai dha frymën e fundit dhe ata tërhoqën perden, unë thashë: Faleminderit Zotit, ai shkoi në ferr dhe mbaroi”. Djali tjetër, Xhin Langli, ndodhej pranë së ëmës në dhomën e dëshmitarëve. “Vëllai im do të kishte dashur që unë të shihja vdekjen e Emet”, - thotë ai. Ai vazhdon të tregojë: “Ky ishte përfundimi dhe për ne i çështjes, duke ditur që ai nuk është më i gjallë. Por nuk ma solli dot, fatkeqësisht, vëllanë tim në jetë. Nuk bëri asgjë. Por në fakt, bëri diçka. “Kur përfundoi, ne u qetësuam disi”, - shton Mejors. “Ne e dimë që mori fund.” Mejors qan ende kur kujton Xhonin e saj. Aleksandri tregon fotografitë e vajzës së vrarë, Lizës, fëmijës së nipit të saj që dikur ishte pesë vjeç, dhe u rrit pa nënën. Nortonit i mungon vëllai i vogël, Filipi, dhe ndjen dhimbje për nënën, e cila nuk mund ta harronte vdekjen e fëmijës më të vogël dhe më të dobët. Dëshmitarët deklarojnë se brezat në vazhdim të të mbijetuarve, do të ndjekin hapat e tyre, derisa të mbërrijnë në dhomën e vogël në Xharat. ”Kur ata do të mbërrijnë në Xharat dhe do të shohin që ai ka vdekur, disa prej tyre do të ndiejnë tension në rritje”, - shprehet Langli. “Shpresoj që për ta të jetë fundi i një historie. Qofshin të bekuar me të vërtetë”. “Varet”, - shprehet Billi Smith. “Ata mund mendojnë kur të dalin jashtë: Ta marrë djalli. Ata qëlluan me armë nënën time, motrën, vajzën, djalin, babanë, vëllanë si një qen në një pikë karburanti, për asnjë arsye, dhe tani ata i vënë në gjumë. Por të tjerë mund të dalin jashtë duke thënë: “Pashë që u vu në vend drejtësia”.
(The Washington Post)
Përkthyer nga Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009