E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç; Pesë të plagosur në dy aksidente

Pesë persona janë plagosur në dy aksidente automobilistike që ndodhën mëngjesin e djeshëm në autostradën Fushë-Krujë – Kurbin, ndërkohë që mes të plagosurve një fëmijë 8 vjeç. Sipas të dhënave policore mësohet se një Benz me targa të Shkodrës është përplasur me një autoveturë tip Fiat pa targa në afërsi të fshatit Thumanë të Fushë-Krujës. Dy të plagosurit rëndë janë nisur drejt spitalit ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të qytetit të Laçit. Një furgon me pasagjerë me targa La 6643 A u përplas me një mjet tip Opel me targa të huaja. Nga ky aksident u plagosën rëndë Gjergj Shpani drejtuesi i mjetit e Tale Shpani bashkëshortja e tij si dhe nipi i tyre 8 vjeç Franko Preci. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›