Fitore e PD- sëS dhe Rama Kryeministër!!!?
Nga Besi BEKTESHI
Tani pse beteja e sondazheve ka filluar herët, dhe pse ato që sondazhojnë po plotësojnë në shumë aspekte edhe porositë, kjo nuk do të thotë se duhet të luajmë nga trutë të gjithë, por ka disa momente që edhe ato që sondazhojnë duhet të kenë parasysh kur targojnë sondazhin e tyre. Në fakt kur frymëzimi ka në bazë shifrat, atëherë e mira është që të kihet parasysh edhe raporti i drejtë e logjik i tyre. Shifrat e Gani Bobit janë tepër, por tepër interesante!! Nuk është interesante aspak se kush e porositi sondazhin, as se kush e mori përsipër qoftë edhe vetë, ta kryejë atë. Nuk është interesante as se kush është pyetësori dhe formulimi i tij për të nxjerrë një parti, një individ, ose të humbur ose fitues. Nuk është bile aspak interesante edhe pasioni që sondazhistët kanë, për të gjetur modelin e lartësimit të pasionit detyrë të tyre. Patjetër që nuk është fare interesant fakti, se si janë përzgjedhur njerëzit, grup moshat, qytetet dhe profesionet e atyre, që janë sondazhuar. Interesant është rezultati që në fakt ka dalë, dhe jep perceptimin përpara, se si është edhe mendimi i njerëzve disa muaj përpara zgjedhjeve, për mundësitë të fitoreve, apo edhe tendencës së saj, në krah të njërit grupim apo parti, dhe lider po ashtu. Tani shikon çfarë ndodh me Gani Bobin, përpara se Zogby të hyjë në lojë. Kur të 747-të ( mund edhe të ishin 800, ose 100) të sondazhuarit janë pyetur për kë parti do të votoni, dhe pyetja është i është bërë tre herë rresht, rreth 49 për qind e tyre kanë deklaruar se do të votonin për Partinë Demokratike. Kurse i gjithë grupimi majtas PS, LSI dhe G99, sipas po sondazhit, ka shkuar 37.3 për qind. Këtu ska ndonjë gjë shumë për tu habitur, sepse edhe mund të besohet se të tilla janë shifrat. Por sondazhi vazhdon. Tani të 747 fatlumëve të sondazhit, ju është bërë një pyetje: Kë do të preferoni si Kryeministër?? Të gjithëve, ju janë rreshtuar politikanët e atëherë përgjigja ka qenë se në vend të parë del Edi Rama me 35.1 për qind dhe pas tij vjen Sali Berisha, me fare pak, por fare pak të dhjeta minus??!!
Kjo është fantastike. Në qoftë se, diçka më pak se gjysma e 747-tës që i bie aty rreth 370 njerëzve kanë thënë se do të votonim Partinë Demokratike, ato janë trembur nga Berisha dhe kanë nxjerrë në vend të parë Edi Ramën??!!!! Ku ka më sondazh interesant se sa ky!! Partia Demokratike me në krye Sali Berishën sipas sondazhit, do të fitojë me 12 për qind përballë Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën dhe po ato që e kanë nxjerrë këtë statistikë kanë vendosur që Rama bën për Kryeministër!!! Kjo është interesante. Duket sikur të 747-të të bekuarit e sondazhit kanë besim te PD-ja, por me Kryeministër Ramën. Dy janë perceptimet mbi këtë rezultat që edhe mund të besohet, për të qenë jo dyshues në seriozitetin e tij. O sondazhistët nuk dinë të bashkojnë partinë me individin në krye të saj, të cilat zakonisht shkojnë bashkë në këtë vend. Ose duke e vendosur Berishën pak, shumë pak mbas Ramës, ja kanë bërë qejfin kreu të Bashkisë, duke i thënë se 35.1 për qind e shqiptarëve e duan kryeministër. Në fakt vetë pyetja se kë do të votoni për Kryeministër është boshe, sepse dihet se Kryeministrin e zgjedh partia që fiton zgjedhjet dhe se në sistemin tonë zgjedhor, shefi i Kryeministrisë nuk zgjidhet nga populli. Por ashtu si kanë lënë shumë pak pas Ramës, Berishën, sondazhistët kanë lënë shumë pak mbas 50-të përqindëshit që jep pushtetin edhe PD-në. Për më tepër se deklarojnë se marzhi i gabimit (sipas zotit Maliqi) është nga 2-4 për qind. Por gabimi nuk është vetëm për poshtë!! Ai mund të jetë edhe për lart, dhe PD-ja me gabim nga 49 për qind, shkon dy për qind gabim për lart, dhe kështu, merr 51 për qind të votave të shqiptarëve dhe.... Natyrisht që Kryeministër është pastaj Sali Berisha, i cili është i dyti mbas Ramës si preferencë e 747 të anketuarve të Gani Bobit. Më sipër thashë se shifra 747-të e të sondazhuarve mund të ishte edhe 800 apo 100-jë. Por jo. Në fakt 747-të është Boing-u i madh që të gjithë e thërrasin Jambo. Luksoz dhe i rehatshëm, por edhe një mjet fluturimi që ngjitet lart. Kushedi ky është edhe sekreti i këtij numri interesant. Patjetër që Jambo i Gani Bobit ka ngritur lart Partinë Demokratike dhe patjetër Sali Berishën, sepse vetëm të marrët mund të besojnë që gjysma e pasagjerëve të Jambo-s duan PD-në në pushtet dhe pikërisht ato që e duan këtë parti, harrojnë një pjesë, të kërkojnë Berishën për Kryeministër. Për më tepër që për Edin si Kryeministër votojnë më shumë se sa për Partinë Socialiste. Tani mbetet të shikohen edhe sondazhet e Zygby-t për të marrë vesh edhe betejat e ardhshme sondazhiste, midis dy partive të mëdha PD dhe PS. Por më e bukura ka qenë edhe prova e sondazheve e bërë nga një shoqatë humoristësh në Shkodër, por e thjeshtuar në vetëm 10-të vetë dhe me pyetjen e vetme cilën parti do të votoni në qershor.. Por sekreti dhe e reja e sondazhit ishte se, po të njëqind njerëzit, do të pyeteshin një herë në mëngjes, një herë në drekë dhe një herë në darkë. Rezultati!! Një pjesë e atyre që ishin çuar në mëngjes me mendjen se do të votonin PD-në, në drekë ishin për PS-në, kurse në darkë, gjysma e atyre që kishin deklaruar se do të votonin PS-në në drekë, kishin devijuar sërish nga PD-ja dhe disa nga LSI-ja. Mbase kjo mënyrë sondazhi, duhet praktikuar edhe nga organe më të specializuar të sondazheve, sepse njeriu ka nevojë të dijë se me kë jemi në mëngjes, me kë në drekë dhe sidomos me kë do të flemë në darkë.
Me kë......
Last Updated on Friday, 13 February 2009 11:40