"Xhevahiret" e "Pangjyrit" të Albanologjisë
Nga Sadri Fetiu
Para një kohe u mbajt në Tiranë një tubim i pashembullt deri sot në traditën shkencore të popujve. Organizatorët e quajtën konkurs të albanologjisë në të cilin konkurronin veprat e krijuara nga albanologë vendorë dhe të huaj gjatë 5 vjetëve të kaluar. Ata kishin krijuar edhe do farë rregullash të veçanta për këtë lloj konkursi, në të cilin merrnin pjesë nga shtatë vepra të katër fushave përkatëse të albanologjisë, pra, gjithsej 28 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Për këto vepra gjatë dy ditëve të tubimit në hotelin Tirana interkontinetal autorët e veprave dhe recensuesit e tyre folën, gjithnjë sipas dispozitave të caktuara nga ana e moderatorit, për këto vepra të përzgjedhura dhe në ditën e tretë të njëjtit votuan në mënyrë demokratike për ta bërë zgjedhjen e tri veprave që do të shpërblehen. Dhe shpërblimet u ndanë me votën e lirë të pjesëmarrësve, autorëve të këtyre veprave. Është interesant se shpërblimin e fitoi edhe moderatori kryesor i këtij tubimi, pastaj një i huaj (anglezi N. Malklom) që, siç dihet, e ka hartuar një histori të shkurtër të Kosovës dhe një shpërblim u nda për bashkautorësi ndërmjet një shqiptari dhe nje të huaji. Ky, pra, ishte në pika të shkurtra rezultati i këtij konkursi të parëndomtë në praktikën shkencore evropiane. Puna u krye në këtë mënyrë, por mbeten shumë dilema. Së pari çka ishte ky konkurs. A ishte konkurs apo diçka tjetër? Pse u organizua ky konkurs? Kush mori pjesë në të? Çka kishte të veçantë brenda këtij konkursi. Cila ishte pjesa me e bukur e tij? Për të dhënë përgjigje të plotë në këto pyetje dhe në pyetje të tjera që mund të dalin nga ky tubim do të duhet të shkruhet një libër i tërë, por unë kësaj radhe vetëm telegrafikisht do ti prek ca çështje të vockla. Së pari konkursi ishte i pashoq. Askund deri sot nuk është organizuar një konkurs i këtillë. Si unikat që është në praktikën e sotme, ai mund të krahasohej vetëm me panagjyret (panairet), që dikur organizoheshin në kasabatë orientale në prag të festave të medha tradicionale pagane për ti reklamuar dhe shitur mallrat e artizanateve popullore, kryesisht te poçerisë, dhe prodhimet e ndryshme bujqësore. Ky konkurs-panagjyr u organizuar gjoja për ti dëshmuar të arriturat në fushën e albanologjisë, por në të vërtetë kishte qëllim që ta mbulonte sadopak dështimin e plotë të të ashtuquajturës reformë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më saktësisht të katandisjes së plotë të instituteve shkencore, dikur shumë të suksesshme, që ishin shndërruar ne departamente të Qendrës së studimeve albanologjike, e cila si imitacion i institucioneve të pakicave kombëtare të ish Jugosllavisë, mund vetëm ti varrosë solemnisht studimet albanologjike. Konkursi panagjyri - u organizua në ambientet e bukura të 15- katëshit të famshëm të Tiranës së dikurshme, me qëllim që të huajt që kishin ardhur si pjesëmarrës mysafirë në këtë panagjyr madhështor të mos kenë rast as ti shohin se në çfarë kushtesh punojnë departamentet e Qendrës Albanologjike Shqiptare Siç është thënë, në këtë panagjyr morën pjesë autorët e veprave albanologjike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga vendet e ndryshme evropiane. Nga Kosova si studiues dhe si konkurrentë për shpërblimin morën pjesë tre akademikë, një bibliograf i specializuar përfaqësues i Alb-shkencës dhe dy arkeologë. Organizatorët dhe moderatorët nuk e panë ta arsyeshme ta ftojnë asnjërin nga studiuesit e Institutit të Albanologjisë së Prishtinës, edhe pse ky institucion gjatë periudhës për të cilën ishte shpallur konkursi ka botuar me shumë së 80 libra nga fushat e ndryshme të albanologjisë, të cilat mbase edhe do të mund të konkurronin për ndonjërin nga shpërblimetJo, ata nuk u ftuan, sepse për këtë panagjyr çdo gjë ishte planifikuar që më pare. Këtë planifikim mbase e kishte bërë vetë moderatori, që do ta merrte për vete çmimin e parë në bazë të mënyrës demokratike të votimit. Kjo është hera e parë që shkenca i nënshtrohet elektoratit të zgjedhur kombëtar dhe ndërkombëtar Por, edhe ata që ishin ftuar nga Kosova kësaj radhe mbeten me gishta në gojë. Unë nuk jam në gjendje ta dijë se sa ishin të suksesshëm akademikët kosovarë ta reklamonin mallin e tyre brendapërbrenda panagjyrit, sepse lidhur me këtë shtypi shqiptar nuk dha asnjë informatë. Por, megjithatë, ish-kryeakademiku ynë, Rexhep Ismaili, nuk u kthye duarbosh nga Tirana, sepse ai shfrytëzoi rastin që atje ta prezantojë një nga xhevahiret e tij të veprimtarisë gjuhësore tezat e reja për shtrirjen dhe zbatimin e standardit gjuhësor në të gjitha vilajetet shqiptare. Dhe ai foli me kompetence se standardi ka nevojë për tiu përshtatur kërkesave të sotme të shqipe... Duhet ta kemi një shqipe që të gjithëve duhet tu bjerë si këmishë e trupit, të mos jetë as e ngushtë e as e gjerë duhet të krijojmë një gjuhë standarde të përshtatshme në kushtet e kërkesave të reja ndaj shqipes standardi i sotëm i shqipes nuk mund tu imponohet shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, Maqedoni apo në trevat e tjera shqiptare. Pra, siç po shihet nga këto fjalë gjuhëtari ynë, së bashku me një numër bashkëmendimtarësh, në kushtet e reja kur kemi dy shtete, ku duhet të aplikohet gjuha standarde kurse Maqedonia është një shtet i tretë ku kërkohet që shqipja të ketë një tjetër funksionndërsaLugina e Preshevës, Mali i Zi, arbëreshët dhe shqiptarët e diasporës kanë nevoja të tjera për gjuhën shqipe sipas të gjitha gjasave po punuakan për ta arnuar një këmishë të re që do tu bjerë tamam kërkesave të parcializuara të shqiptarëve, sepse ata nuk na qenkan të verbër ndaj të gjitha këtyre nevojave, sepse gjuha siç është tash pas 36 vjetësh nga Kongresi i Drejtshkrimit "nuk e prek vetëm Kosovën, por edhe në Shkodër flitet një dialekt e në Vlorë gjithashtu Pra këto janë vlerat xhevahire , tash te ish-kryetarit te ASHAK-së, Rexhep. Ismailit, i cili përveç preokupimeve të thella gjuhësore synon që ti shërbejë me besnikëri edhe idealeve partiako-shtetërore të disa injorantëve, që nuk mund ta marrin me mend ekzistencën e shtetit të Kosovës pa e krijuar kombin kosovar, i cili, sipas logjikës së tyre, duhet ta ketë edhe gjuhën e vet kombëtare. Në këtë hulli ka zënë të ecë fatkeqësisht edhe disa nga akademikët tanë, prandaj janë shumë të preokupuar që shqipes standarde tia veshin një këmishë më të gjerë, në të cilën do të zhgërryheshin që të gjithë brenda të folmeve dhe dialekteve krahinore, brenda shteteve e gjysmështeteve, ose, thënë më qartë, brenda gjashtë vilajeteve shqiptare të fillimit të shekullit XXI. Me pikëpamjet e tyre konservatore ata mendojnë se kjo gjendje e shqiptarëve do të jetë e përhershme, prandaj edhe nuk ngurrojnë që të qepin këmisha sipas nevojave parciale të administrative lokale të pushteteve të shqiptarëve. Për fatkeqësinë e tyre proceset e zhvillimit historik të popujve dhe të gjuhëve të tyre standarde në këtë kohë të integrimeve të përgjithshme nuk kanë nevojë për këmisha më të gjera. Madje, shqipja standarde do të ecë në rrugën e vet të zhvillimit pa këmishët kufizuese të vjetra dhe të reja. Ajo do të jetë një dhe e pandarë për të gjithë shqiptarët kudo dhe sido që janë sot, e nesër shpresojnë se do të jenë edhe më të bashkuar e më të përparuar Prandaj, kam druajtje se këmishët që ata duan tia qepin standardit të gjuhës së njësuar shqipe nuk do ti bien tamam kurrë gjuhës sonë të bukur. Ato këmisha ata mund ti veshin për vete, por si të tilla ato do të përfaqësojnë një standard tjetër, të njohur përgjithësisht vetëm në fushën e mjekësisë
Last Updated on Friday, 13 February 2009 11:38