Shteti i se drejtes
*Nga Fraser Wilson
....Kur perdoret termi “shteti i se drejtes”, shpesh mendojme per krimin, policine dhe sigurine. Dhe keto jane fusha te rendesishme. Eksperienca aktuale e zgjerimit te BE-se do t’i beje shtetet anetare edhe me te kujdesshme per te pranuar vende te reja te cilat mund te mos permbushin standartet tona te larta ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Tentativa e fundit ne Tirane per te vrare nje gjyqtar te Gjykates se Larte ngre akoma shume shqetesime.
Keshtu, qe progresi i integrimit evropian te vazhdoje, Shqiperia duhet te tregoje se krimet e renda, vecanerisht krimi i organizuar, hetohen dhe procedohen sic duhet. Krimi i organizuar ka nje dimension nderkombetar dhe eshte vitale qe infrastruktura per bashkepunimin nderkufitar te fuqizohet dhe mbeshtetet, duke perfshire ate mes gjyqesoreve dhe organeve te prokurorise kombetare. Kriminelet jane mjeshtra te bashkepunimit nderkombetar, keshtu qe edhe autoritetet kombetare te zbatimit te ligjit duhet t’i zhvillojne keto aftesi bashkepunimi, nese duan t’ia dalin mbane ne luften kunder krimit te organizuar.
Por sundimi i ligjit i referohet ne pergjithesi respektit qe kane njerezit per ligjin. Kjo kerkon qe se pari te miratohen ligje te mira, dhe pastaj nje angazhim total per t’i zbatuar.
Shqiperia ka nevoje per ligje qe plotesojne kerkesat e vete Shqiperise. Ligjet duhen aprovuar vetem pas konsultimeve te gjera me eksperte lokale - si edhe nderkombetare - dhe me palet e interesuara, si gjyqesori, prokuroria, zyrtaret pergjegjes per zbatimin e ligjit, si dhe grupe te tjera interesi nga shoqeria civile.
Perkthimi ne total i ligjeve te vendeve te tjera ne shqip nuk ka gjasa te plotesoje nevojat e Shqiperise dhe do sjelle ligje qe nuk mund te zbatohen. Shembull tipik eshte ligji kunder pirjes se duhanit ne vende publike qe u miratua ne vitin 2007. Ne vendin tim ne nuk miratuam nje ligj te tille derisa - pas konsultimeve te gjera - u siguruam qe do mund ta zbatonim. Dhe tani kete ligj po e zbatojme kudo dhe ne cdo kohe. Fakti qe ketu ne Shqiperi njerezit vazhdojne te tymosin neper kafene, ulur prane tabelave ku shkruhet “Ndalohet duhani”, eshte nje tallje jo vetem me kete ligj, por me zbatimin e ligjeve ne pergjithesi.
Eksperienca e vendeve qe kane hyre ne BE vitet e fundit dhe progresi qe kane bere ne forcimin e zbatimit te ligjit, mund te ndihmojne Shqiperine ne procesin e reformave. Por progresi real do te ndodhe vetem kur Shqiperia te miratoje ligjet e reja me te rendesishme me konsensus dhe kur keto ligje plotesojne nevojat e vete Shqiperise. Eshte e rendesishme te theksohet se zbatimi eshte po aq i rendesishem sa edhe legjislacioni. Ne fakt, duhet te jete vete arsyeja e hartimit te ligjeve.
Tema e kesaj bisede eshte rendesia e zbatimit te ligjeve per integrimin e metejshem te Shqiperise ne BE. Kjo nuk eshte thjesht te besh nje kontroll rutine te permbushjes se kritereve te Kopenhagenit: perfitimi kryesor nga zbatimi i mire i ligjeve eshte e ardhmja me e mire per Shqiperine. E thene thjesht, sundimi i ligjit eshte perfitim per shumicen jo per disa. Mungesa e sundimit te ligjit shkakton pikerisht te kunderten.
Eshte e pamundur te flitet per shtetin ligjor ne Shqiperi pa folur edhe per korrupsionin. Raporti i Progresit per vitin 2008 i Komisionit Evropian thoshte: "…Korrupsioni mbetet nje problem serioz ne Shqiperi". Raporti vazhdonte me masat anti-korrupsion si: “Duhet te filloje zbatimi dhe mbeten per t’u vleresuar mekanizmat monitorues. Duhet akoma shume pune per te ndryshuar sjelljen dhe procedurat ne administraten publike”.
Perceptohet se korrupsioni ne Shqiperi eshte i madh. Ky eshte problem po aq i madh sa vete niveli i larte i korrupsionit. Nese njerezit besojne se zyrtaret kryesore jane te korruptuar, atehere ata as nuk do te perpiqen t’i kerkojne sherbimet qe u takojne. Efekti pra eshte i njejte, si kur korrupsioni eshte i larte, si kur njerezit besojne se eshte i tille: shqiptaret nuk marrin sherbimet qe i meritojne dhe u takojne. Shqiperia ka marre disa angazhime per te luftuar korrupsionin, sidomos ne sherbimet publike dhe ne gjyqesor dhe eshte thelbesore qe strategjia anti-korrupsion 2007 - 2013 te zbatohet plotesisht. Kjo eshte ceshtje e te drejtave te njeriut.
Eshte edhe ceshtje ekonomike. Investitoret e huaj kerkojne nje sistem ligjor te besueshem ne nje vend para se ata te investojne kapitalin e tyre ne nje sipermarrje te re. Derisa Shqiperia te permiresoje reputacionin se gjyqesori dhe administrata e saj pubike jane te korruptuara, do jene vendet e tjera me reputacion pak me te mire ato qe do kene avantazh per te terhequr investime te huaja.
Ne periudhen afatgjate Shqiperia ka nevoje te zbatoje plotesisht Konventat Evropiane mbi Korrupsionin ne Ceshtje Civile dhe Penale dhe konventat perkatese te OKB-se dhe traktatet ku ajo eshte pale. Ratifikimi i ketyre instrumenteve ligjore nderkombetare sjell si detyrime ligjore ashtu edhe morale.
Nje test thelbesor i progresit te Shqiperise ne luften kunder korrupsionit do te perbeje nje permiresim ne vitet ne vazhdim ne perceptimet e publikut shqiptar perfshire edhe gjyqesorin, sic tregohet ne sondazhet, si Indeksi i Perceptimit te Korrupsionit te Transparences Nderkombetare, sepse besimi i publikut tek sundimi i ligjit varet nga transparenca e sinqerte dhe pavaresia e gjyqesorit dhe prokurorise.
Duhet te kete edhe denime. Nese zyrtare te larte gjykohen fajtore dhe marrin denimin e merituar, kjo do te jepte nje mesazh te qarte se sjellja korruptive nuk eshte me e pranueshme ne asnje fushe, por sidomos ne sherbimin publik.
Publiku duhet te shohe se asnje zyrtar apo politikan, sado i larte, nuk do t’i shpetoje denimit nese gjykohet fajtor per korrupsion. Rastet e dyshuara per korrupsion ne nivele policore apo gjyqesor e prokurori, por edhe per politikane te larte, duhet te hetohen plotesisht dhe aty ku ka prova te cohen ne gjyq. Eshte jetesore qe kjo te behet njesoj per te gjithe dhe pa mbajtur ane. Pasurite e vena nga korrupsioni duhen sekuestruar. Vetem atehere ata qe tundohen nga ryshfetet do te kene frike se - nese kapen - jo vetem do shkojne ne burg, por edhe do t’u konfiskohen frytet e fituara nga krimi.
Zyrtaret, anetaret e gjyqesorit dhe te tjere ne pozicione pune delikate duhen paguar relativisht mire. Nese jo, ata do priren me teper per te kerkuar rruge te tjera per te shtuar te ardhurat dhe njerezit e paguar mire jane me pak te prire te marrin ryshfete qe te mos rrezikojne nje pune te mire. Ne kete dhe fusha te tjera parimi i larte i sundimit te ligjit perkrahet nga masa praktike per ta bere sistemin me te favorshem per sjellje etike dhe te pershtatshme.
Nje koncept kyc ne themel te sundimit te ligjit eshte parimi se te gjithe jane te barabarte para ligjit. Imuniteti ndaj ndjekjes penale minon kete parim, prandaj ka nje argument te forte per te reduktuar imunitetin deri ne shume pak pozicione dhe rrethana. Ne vendin tim asnje nuk gezon imunitet, vetem Mbreteresha.
Ne Shqiperi numri i zyrtareve me imunitet te gjere ndaj ndjekjes penale dhe hetimit eshte cuditerisht i larte. Argumenti per te hequr imunitetin ndoshta behet me i forte per vende ku problemi me korrupsionin eshte shume serioz. Imuniteti duhet te jepet ne raste shume strikte dhe kur eshte ne interes publik.
Forcimi i shtetit ligjor ne Shqiperi i sherben edhe Evropes, prandaj do forcoje integrimin e Shqiperise ne BE. Sic tha komisioneri Evropian per Zgjerimin, Oli Ren ne nje fjalim per Ballkanin Perendimor ne Prage shtatorin e kaluar: "Cimentimi i demokracise dhe shtetit ligjor ne keto vende dhe inkurajimi i progresit te tyre drejt BE-se eshte shume i rendesishem per stabilitetin dhe sigurine e Evropes”.
Por do t’i sherbeje edhe Shqiperise dhe popullit shqiptar.
Me shume progres mbetet per t’u bere ne vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi. Britania dhe te tjeret jane gati dhe kane vullnetin dhe mundesine per te asistuar Shqiperine ne procesin e reformave ne vazhdim. Kjo nuk do kaloje pa dhimbje. Praktikat e vjetra duhen sfiduar. Por shperblimet per shumicen do t’i tejkalojne sakrificat, ne lidhje me interesat personale te pakices qe do te duhet te kryhen. Kjo do ndihmoje qe ta sjelle Shqiperine ne Evrope dhe Evropen ne Shqiperi.
*Fjalimi i Ambasadorit britanik dje tek takimi BE/EMA nw Universitetin e Shkodrës