Lista e partisë, si buka e Tuçit në grevë të urisë!!
Nga Besi BEKTESHI
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, duhej të kishte filluar tashmë vetëm katër - pesë muaj përpara 28 qershorit edhe rropatja e vërtetë e partive kryesisht të mëdha, për të përcaktuar dhe vënë në dijeni të elektoratit, të listave të kandidatëve për deputet. Përpara pak ditëve nga TI-ja (Transparency International) u kërkua transparenca e pikërisht këtyre kandidatëve dhe të listës së tyre, por edhe të gjendjes ekonomike. Në fakt ato të TI-së janë futur në të imta, kur nuk ka akoma të trashën. Nuk ka askush asnjë listë normale të përfaqësuesve politikë (zyrtarisht) dhe tendenca është të dalë kjo lloj liste nga fundi, por shumë nga fundi. Pse? E para, sepse kryetarët dhe lidershipet nuk janë të sigurt. E dyta, sepse nuk gjendet konsensusi nëpër qarqe. E treta, sepse vazhdojnë lobingjet e ashpra dhe është frika e atyre që mbeten jashtë ose nga fundi, dhe kthehen në armiq. E katërta, sepse ka shumë prej atyre që janë në lidhje biznesi, televizionesh dhe medie të konsideruar, por edhe pse akoma ka lëvizje dhe trandje sa në njërën dhe tjetrën listë. Ka edhe një faktor tjetër që është mosrakordimi me partitokracinë dhe rregullat e lojës së saj. Kur arnuan sistemin proporcional rajonal, u pa qartë se duhesh të përshtatesh lista kombëtare e partisë me përfaqësuesit e rajoneve. Ky lloj kompaktibiliteti në proporcional duhet bërë dhe me rregulla loje në parti, ku funksion zgjedhje dhe votim. Mirëpo, a mund të besosh se ka rregulla loje në këtë drejtim?! Tani po numërohen ditët e fitores nga të gjitha anët dhe thuhet përditë 141-140-139-138 ...... por nuk shikohet që në të ketë numërim, të bëhet e ditur dhe mënyra se si do të përzgjidhen për sistemin proporcional rajonal, pikërisht ato që do të jenë në listë. Shkatërrimi i maxhoritarit erdhi kryesisht, sepse me dushkun vota kaloi sipas veprimeve të partisë sa në njërin dhe tjetrin krah, por u futën edhe njerëz që i dilnin zot vetes, duke pasur pushtetin e financave. Po kështu në parlament, me krijimin e pakënaqësive, kishte lëvizje të njerëzve dhe grupeve për interesa aty për aty dhe nga që lidershipet për veti të tyre, kërkonin diçka më shumë se sa i zgjedhuri mund të bënte.
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh sot. Proporcionali dhe lista rajonale është një nomenklaturë e lidershipeve, sepse nuk bëhet renditje liste pa pëlqimin e tyre. Kjo sepse nuk ka statute, dhe kur ka nuk zbatohen dhe nuk ka asnjë lloj marrëveshje dhe të shkruar se çfarë kriteri përzgjedhës demokratik ka kjo listë. Kur deklarohen qëndrime demokratike në këtë drejtim, ato thuhen me gjysmë goje si në rastin e atij fëmijës që i tha komshiut me gojën gjysmë të hapur se ftoheshin për banket. Është në fakt si greva e urisë në skeçin e madh të Estradës së Shkodrës, ku Lokja e Tuçi po bënin grevë urie.
Si Tuçi i burgosur dikur dhe Lokja e cila kishte arritur të merrte gjënë e saj prej Tuçit, janë futur në grevë urie për tokat. Tani si PD-ja dhe PS-ja po kërkojnë të njëjtën gjë dhe po bëjnë grevë urie, duke ngrënë bukë. Kanë lënë maxhoritarin aq shumë të demaskuar (në fakt e kanë degjeneruar vetë) dhe po veprojnë ndoshta më keq se sa kur përzgjidhesh lista e kandidatëve në pikërisht maxhoritar. A shikohet ndonjë transparencë si në PD dhe PS se si po veprohet në mënyrë institucionale dhe statuore, për të përzgjedhur dhe caktuar renditjen e kandidatëve, bie fjala për Tiranën dhe Shkodrën? Edhe kërkojnë ndryshimin, dhe vazhdojnë po të njëjtën punë. Duan të jenë në grevë urie, por nuk mund të rrinë pa ngrënë bukë menjë fjalë. Partitokracia e instaluar në sistem, ka qenë edhe te maxhoritari, por ka pasur edhe individë që e kanë kundërshtuar. Sot vonohen listat, lobohet me po të njëjtin intensitet dhe bëhen edhe transaksione partiake, por deklarohet se po shkohet drejt së drejtës dhe po kërkohet e drejta. Sikur u deklarua se do të hiqesh dorë nga listat e tilla me qëndrime interesash të dobëta dhe personale!! Tani pse nuk niset transparenca e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të renditjes në listat rajonale? Jo me fjalë sa andej këndej, por me sistem përzgjedhje të hapur në bazat e partisë!! Nuk bëhet kjo, sepse kanë ndërruar sistemin, por jo mënyrën e përzgjedhjes së njerëzve që do të përfaqësojnë popullin. Pra është njësoj si te Tuçi që bën sikur rri pa ngrënë, sepse edhe sistemi i grevës së urisë është sikur.....Nuk ka asnjë lloj serioziteti as për sy e për faqe.
Tokën duan ta marrin të gjithë po zbatim të rregullave të lojës politike, askush nuk i vë në zbatim. Grevën ndaj maxhoritarit si PD dhe PS e bënë, sepse kërkonin të largonin dushkun, sepse kërkonin të largonin qëndrimet e individëve dhe të partive individuale. Grevën Tuçi dhe Lokja e bënë, sepse kërkonin që të ndaheshin njëherë e përgjithmonë nga skema e krijuar po prej tyre e votimit në një anë dhe përfitimit në anën tjetër. Tani po bëjnë pikërisht grevën dhe hanë edhe bukë në të, sepse në përzgjedhjen e kandidatëve nuk janë transparentë. Jo për faktin që nuk tregojnë pasuritë e tyre dhe lidhjen normale me partinë, por se nuk vendosin demokracinë e brëndëshme në listën rajonale dhe bashkimet e frymëzuara nga dekompozimi maxhoritar drejt kompozimit politik proporcional. Prandaj listat e pritshme të partive kryesisht atyre të mëdha janë si buka e Tuçit në grevën e urisë. Janë mos serioziteti dhe mos sinqeriteti tradicional që i përshkon këto parti me zgjedhjet. Me procesin elektoral dhe vendimtar politik, ku njerëzit duhet të votojnë të preferuarit e tyre, apo ato që ju thotë mëndja se janë më të mirë nuk do të shikojnë dot se këto njerëz kanë dalë nga partia, por do të kuptojnë se kanë dalë nga sirtarët dhe xhepat e lidershipit. Dakord se kanë instaluar partitokracinë më të ashpër të mundshme, ku tashmë lidershipet do të caktojnë çdo gjë, por së paku të kryehej një proces i përcaktimit dhe përzgjedhjes së individëve në listë, i cili të dilte nga demokracia dhe jo nga sirtari apo stilolapsi krejtësisht individual, i dy apo tre njerëzve, në dy parti.