Hipokrizisht..!
Nga Valbona DACI
Emocionet që përcjellin fjalitë, të moderuara në perceptim dhe koncept, prekin dhe transmetohen lirshëm në podiumet e politikës sonë. Ata flasin me pasion në çdo tubim, në çdo sallë. Duartrokitjet e publikut rrjedhimisht janë të sinqerta, se të vërteta janë edhe fjalët e tyre, politikanëve shqiptarë. Kjo është fasada e marrëdhënies së politikës me publikun. Ata thonë ato që ne duam të dëgjojmë, dhe kjo krijon një lidhje të fortë që buron prej psikozave më të errëta të një populli. Por, prej më se 18 vitesh e njëjta fasadë përsëritet çmendurisht pa as më të voglin ndryshim. Probleme dalin të reja, krijohen të tjerë dhe ashtu ngrihen dhe formësohen në fjali drejtuesish pushtetarësh, mbi një podium të "skalitur" në ndjeshmërinë politike të shqiptarëve. Ndjeshmëri bazuar në kompleksin e nënshtrimit që na bën të krahasohemi mangësisht me bashkëkontinentasit tanë. Skena në fjalë përsëritet pambarim ndërsa ndryshojnë vetëm ngjarjet,shqetësimet. Janë pikërisht këto që bëjnë brumin e një fjalimi prej politikani, shqetësimi konkret i një komuniteti të caktuar që i vjen për mbarë "aktorëve" të politikës sonë. Pa këtë shqetësim të vazhdueshëm që ndryshon vetëm përmbajtjen e tij në vite, asnjë politikan nuk do të ndihej "rehat" përballë elektoratit të tij, qoftë në kohë zgjedhjesh qoftë në kohë qeverisjeje. Fasada është kaq monotone, kështu, sa që të mbyt vetëm duke hedhur një vështrim. Por fjalimet e politikanëve kanë edhe diçka tjetër dhe këtu kuptimi universal i marrëdhënies zgjedhës politikan ndryshon tërësisht , duke na bërë sërish të veçantë dhe unik ne artin e te berit politike. Protagonistët e kësaj skene në Shqipëri vendosin me finesë në fjalimet e tyre edhe pasionin, me britma, intonacion kuptimplotë, në këtë mënyrë përcjellin emocionin që i hap rrugën besimit të verbër. Ky është një ekuacion standard dhe i pandryshueshëm prej kohërave më të vjetra, por dallimi i atyre që e ushtrojnë si profesion nga ata që e kanë pasion një veprimtari të tillë është tek vetvetja. Tanët përcjellin aq emocione së bashku sa mund të krahasohen me ato që përçon një tragjedi e Shekspirit shijuar për herë të parë. Pyetja që na mundon dhe na bën të paaftë të shpjegojmë ndjesitë që na transmetojnë politikanët tanë është :
Ku e gjejnë? Ku e gjejnë gjithë këtë energji, vëmendje, besim te vetja?!
Si e besojnë atë që thonë? Procesi i të gënjyerit kalon nëpër disa faza duke "shkelur" dhe prekur në ndjesi imagjinare por edhe reale. Ashtu si çdo mendim edhe procesi i të gënjyerit fillon në neuronet e trurit si një shkëndijë derisa shndërrohet në diçka konkrete, fjalë apo veprim. Kaq dinë shkencëtarët për gënjeshtrat, dhe kaq dimë ne për mënyrën se si krijohet një gënjeshtër. Por, të gjithë që kemi gënjyer, edhe ai më i zoti në këtë punë e dimë shumë mirë se kur e kemi bërë nuk kemi qenë shumë energjikë, as të gëzuar as pasionantë. Nuk kemi pasur në sy atë shkëlqim euforik dhe naiv njëherazi.
Brenda vetes nën skutën më të errët çdokush që është duke gënjyer vetëpërmbahet dhe nuk lejon që të tjerët të entuziazmohen me "krijesën" e tij. Po çfarë ndodh me politikanët tanë? Mos kanë pirë ndonjë bar magjik dhe nuk gënjejnë? Mos i kanë me tërë mënd ato që thonë dhe ne i paragjykojmë? Po nëse nuk është kështu, ku e gjejnë gjithë këtë pasion, si e bëjnë atë që bëjnë, të magjepsin turmat kudo që shkojnë, secili në krahët respektivë të spektrit politik ku përket. Ku e gjetën ata këtë shkëndijë në sy kur flasin për projekte, investime, kur ofrojnë zgjidhje të shumëpritura. Ku e gjejnë ata guximin ti ofrojnë turmave shpresë në sasi kaq të mëdha? Si e lëshojnë veten në atë imazh të rremë që ofrojnë dhe bëhen njësh me maskat që kanë vënë? Nëse shkencëtarët kanë zbuluar se si ndodh dhe realizohet një gënjeshtër në trurin e njeriut, ata duhet të kishin shpjeguar se çfarë ndodh pasi gënjeshtrat përsëriten. Një formulë mistike thotë se kur diçka shqiptohet nga të paktën 40 gra , atëherë ajo merr vlerë dhe konkretizohet, i afrohet të vërtetës. Po këta janë burra?! Procesi i të gënjyerit te këta nuk është kaq i thjeshtë. Ndryshe nga primitivizmi që shfaqin në grindjet mes tyre ata kanë kaluar në një fazë tjetër të sofistikuar procesin e të gënjyerit. Në fakt nuk janë vetëm politikanët që i nënshtrohen këtij lloji avancimi kontradiktor, ka shumë rreth nesh që i besojnë ato që thonë pa dalluar të vërtetën nga imagjinata. Ka shumë që si fillim gënjejnë për të dalë nga situata dhe përfundojnë në një përpjekje të dëshpëruar për të bindur se thanë të vërtetën.
Kjo është marrëzia famëkeqe e gënjeshtrave .Pasi e thua njëherë të duhet ta mbrosh, për ta mbrojtur të duhet të lidhësh fije të shumta, fakte, argumente, që të bëhet më bindëse, dhe në fund gjithçka që ke bërë rezulton e vërtetë përveç pikënisjes. Por të zgjedhurit tanë na kanë "më qafë", ndaj gënjeshtrat e tyre rëndojnë kaq shumë. Realisht politikanët nuk gënjejnë, ata thonë atë që mendojnë ,(por vetëm e thonë ama). E vetmja gënjeshtër e tyre është garancia që japin se ato që thonë janë të vërteta. Një parti e re del në skenë dhe lideri që të dukej ndryshe nga të tjerët shfaq simptomat e hershme të hipokrizisë. Asgjë nuk mund të besohet më, edhe kur një ditë, prej tyre të thuhet e vërteta, askush nuk do të rrezikojë ta besojë... Rrugës për të përmbushur premtimet, përjetësuar idealin, vënë në zbatim parimet e shkruara, politika jonë devijon. Askush nuk i ka rezistuar kësaj sfide, askush nuk ka qëndruar në "skenë" dhe nuk është i "infektuar". Interesat janë dëshpërimisht të vogla, fatalisht shumë pranë në distancë dhe kohë, intensiteti, probabiliteti i përplasjes është tepër i lartë. Është si të kthehesh në luftim e sipër për të parë fushëbetejën dhe sheh se je duke luftuar të tutë. Ndalesh, i nderuar politikan, tërhiqesh, hedh tutje "parzmoren" e bindjeve, parimeve të tua, dhe ngjesh armaturën e hekurt të hipokritëve. Hesht për atë që the se ishte krim. Përgënjeshtron atë që e "bërtite" me të madhe si padrejtësi, mandej nuk ka Perëndi të të kthejë atje ku ishe në fillim. Por, fatkeqësia më e madhe, nuk është tju kemi mes nesh, jo. Fatkeqësia jonë është se ju nuk jeni të vetëdijshëm më, për atë se si, kur dhe në çfarë jeni shndërruar. Gjithçka ndodhi lehtësisht dhe pa tronditje të thella në subkoshiencën tuaj. Ky është krimi juaj. Ju nuk e kuptoni se çdo të thotë të servirësh shpresë të sajuar, ju nuk mund ta përdorni atë shprehjen sinqerisht miku juaj! Ju mendoni, flisni, krijoni besim, servirni shpresë, falni madje edhe mëkatoni vetëm në një mënyrë , hipokrizisht!
Last Updated on Friday, 13 February 2009 11:38