Ska polemika, vetëm lumturi Leonardo driblon superderbin
Milan
“Jam i qetë dhe nuk dua të shqetësohem”. Leonardo, trajneri i Milanit, i driblon kështu pyetjet në lidhje me spostimin e kalendarit, që pas reagimit të Interit, ka ndezur tashmë prag ndeshjen e derbit. “Janë situata të lidhura me rregulloret, nuk mund të bëj asgjë. Ne nuk mendojmë për derbin, por për Sienën. Jemi të lumtur që po luajmë çdo ndeshje me optimizëm dhe kjo po na sjell ndonjë gjë të rëndësishme”. Një lumturi, për të cilën Leonardo zbulon se ka përfshirë edhe tifozin numër një të tij dhe të Milanit, Silvio Berluskoni: “E kam dëgjuar, është i lumtur për skuadrën, pohon tekniku, dëshiron që të vazhdojmë të luajmë me këtë shpirt”. Leo e promovoi veten në vitin e tij të parë të punës. “Një notë për punën time? Nuk mundem të vlerësoj gjithçka, reflekton Leo. Jam pjesë brendshme dhe nuk mund ta bëj. Besoj se është një kërkim i vazhdueshëm i ekuilibrit: gjithmonë synoj të jem i kujdesshëm. Nuk arrij të jap një notë për veten, por jam i lumtur që po përjetoj këtë eksperiencë”.
#