Fitore me zemër

Pa trajnerin Arben Krasniqi, pa tri përforcimet e paralajmëruara me basketbollistë të huaj dhe pa qendrën më të mirë kosovare Blerim Mazreku, Sigal Prishtina ka fituar falë lojës me zemër në Mitrovicë, me plot meritë ndaj Trepçës me rezultat 67:82. Prishtinën, të shtunën, në xhiron e parafundit të kampionatit të rregullt e drejtoi me sukses trajneri Fikret Shatri (këtë e bëri vetëm për hir të klubit), duke iu hakmarrë mitrovicasve, që së fundmi kishin fituar në Prishtinë.
Prishtinasit, të udhëhequr nga kapiteni Edmond Azemi, i treguan “dhëmbët” qysh në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me 16 pikë epërsi, 11:27. Në periudhën e dytë gjelbër e zinjtë ishin më të mirë (e fituan 28:16), mirëpo prapëseprapë prishtinasit shkuan në pushim prej 10 minutash me 4 pikë avantazh, 39:43. Në 10 minutëshin e tretë, prishtinasit u dukën si një uragan, pasi me një seri prej 21:1 e arritën edhe epërsinë më të lartë të ndeshjes, +24 pikë (42:66), ku edhe mori çdo gjë fund sa i përket fituesit.
Çereku i fundit ishte vetëm një formalitet, me udhëtuesit që ditën ta kontrollonin avantazhin e krijuar më parë. Ndeshja përfundoi 67:82, ndërsa pas katër ndeshjesh në sezonin e rregullt, Trepça-Sigal Prishtina 2:2 me ndeshje. Edmond Azemi (21 pikë) dhe Granit Rugova (17), ishin më meritorët për fitoren e mysafirëve, ndërsa tek mitrovicasit, që zhgënjyen me lojë, u dallua vetëm Gazmend Asllani, që realizoi 22 pikë.
Superliga – xhiroja e 27-të
Rezultatet
Trepça – S. Prishtina 67:82
E diel
Drita – Bambi 14:00
Peja – K. EuroSport 19:00