Kujdes nga Barcelona!

Gerard Pique ka thënë se Barcelona do të respektojë kundërshtarin e ardhshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Arsenal. “Ata janë ekip i ri dhe kundërshtar i vështirë. Ata janë duke luftuar për titull në Premierligë dhe janë në pozitë për të fituar. Duhet të japim shumë nga vetja për t’i mposhtur. Preferoj kundërshtarë që sulmojnë dhe që nuk luajnë lojë defansive. Do të jetë spektakël i madh për të gjitha ata që janë të përfshirë”, tha Pique gjatë një konference për shtyp.