S´është normale që anëtari i një partie të konkurrojë për një tjetër
21/05/2005 Ylli Bufi: Nuk kemi shkelur as kodin as Kushtetutën
Deputeti i PS-së, Yll Bufi, ka theksuar se me formulën që do të përdorë e majta për zgjedhjet nuk shkelet as kodi dhe as Kushtetuta. „Unë mendoj se nuk është real i gjithë diskutimi për të ashtuquajturin “Dushk të Madh”. Kjo vazhdohet që të shfrytëzohet sipas interesave të caktuara të së njëjtës forcë apo tjetrës. Ky debat është abuziv, sepse në qoftë se zbatohet ky kod që kemi, për çfarë Dushku bëhet fjalë. Unë nuk shikoj asnjë pikë të Kodit të shkelet nga asnjë forcë politike. Të gjithë janë përpjekur që ta zbatojnë kodin. Këtu është një çështje tjetër që ka të bëjë me moralin. Nëse PS në momentet dhe në zona të caktuara vazhdon dhe bënë një fushatë së bashku me aleatët, më duket se është normale, sepse e dinë të gjithë që në dy mandate kemi qeverisur me këta aleatë. Përderisa edhe në katër vitet e ardhshme do të kemi të njëjtën aleancë, ky bashkëpunim nuk duket i pamoralshëm. Ajo që nuk më duket e moralshme është që Ylli Bufi të veshi një fanelë tjetër dhe të thotë që votoni për një parti tjetër. Gjithashtu si mund të jetë e moralshme që një përfaqsues i PDR-së të vesh fanelën e PD-së. Megjithatë edhe në këtë rast nuk mund të themi se është shkelur kodi, por, megjithatë, kjo nuk është e ndershme. Terminologjia „Dushk“ më duket mjaft e gjetur për të bërë replika, por është larg realitetit politik“, tha Bufi.