E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari bie në Burrel, ngushtohet distanca, +3 nga Kukësi

Java e 23-të e kategorisë superiore është karakerizuar nga përballje të forta, ku më shumë ra në sy humbja e Luftëtarit në Burrel. Matjanët me dy gola të Ivanajt kanë fituar 2-0 ndaj gjirokastritëve. Kjo humbje e lë Luftëtarin në krye, por tani distana është ngushtur në tre pikë, pasi Kukësi ka fituar 3-1 me Elbasanin. Dyshja sulmuese e Kukësit Hamzaj-Malo po  e bën mirë detyrën, pasi po shënojnë rregullisht. Ndaj Elbasanit dy gola i shënoi Hamzaj dhe një Malo. Golin e nderit për Elbasanin e shënoi Musta. Besa ka mundur në shtëpi një rival direkt, Besëlidhjen, ku tripikëshin për kavajësit erdhi falë golit të shënuar nga Bubeqi. Lushnja ka arritur një rezultat me vlera në Sarandë, pasi ka fituar 3-0 ndaj Butrintit.Gramozi, Ada dhe Iliria kanë arritur të marrin fitore të vlefshme, ndërsa Gramshi ka barazuar 0-0 me Himarën

Kategoria e Parë, java e 23-të


Kukësi Elbasani    3-1

Shënues: Hamzaj 37′ (11-m), 90′, Malo 71′/ Musta 63′

Besa Besëlidhja   1-0

Shënues: Bubeqi 34′

Burreli Luftëtari    2-0

Shënues: Ivanaj 25′, 71′

Butrinti Lushnja   0-3

Shënues: Sefa 11′, Xhafa 15′, Topi 62′

Ada  Mamurrasi     1-0

 Gramozi Vlora      1-0

Shënues: Musabelliu 60′ (11-m)

Gramshi Himara   0-0

 Iliria Skrapari       3-1

Shënues: Lusha 15′, Ziri 21′, Lama 44′ / Koroveshi 30′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›