Perfundon operacioni Ujkani premton te kthehet me i forte
“E di mirë që për mua ka përfunduar sezoni, - shprehet ai, - Më vjen keq, do të kisha dashur që t’i jepja një dorë shokëve të skuadrës për ndeshjet e fundit, por ky sezon shkoi kështu. Më parë ai dëmtim i rëndë, tani kjo frakturë në dorë. Do të kem gjithë kohën që duhet për t’u riaftësuar sa më mirë dhe për të rifilluar”.
Ekziston kënaqësi e madhe tek Bajerni i Mynihut që veterani shqiptar, Altin Lala, do të jetë sezonin e ardhshëm tek skuadra e amatorëve të klubit. Mesfushori 36-vjeçar, lojtari më i vjetër në Bundesligë që ende luan, do të forcojë skuadrën e drejtuar që nga viti i ardhshëm nga i shquari Mehmet Sholl, ndërsa bashkë me të janë marrë edhe Tobias Shvajnshtajger dhe Shtefan Buk.
“Lojtarët e vjetër do të jenë shumë të vlefshëm, - shprehet Sholl, - Shvajnshtajger, Buk dhe Lala do të ndihmojnë shumë lojtarët tanë të rinj që të rriten”. Agjenti i Lalës, Harun Arslan, që është edhe një këshilltar i trajnerit të kombëtares së Gjermanisë, Joakim Lëv, ka rregulluar për shqiptarin një kontratë 1-vjeçare.