Fitorja e kujt?
Irida Vorpsi*
Eshtë bërë tashmë zakon të identifikohen me ngulm fituesit dhe humbësit pas zgjedhjeve. Kësaj vorbulle analizash nuk kanë sesi t'i shpëtojnë edhe zgjedhjet e fundit vendore në shtetin fqinj, Itali. Ka zëra që thonë se nëse ka një fitues të qartë ...në zgjedhjet lokale, ky është padyshim kryeminsitri Berlusconi si figura kryesore e koalicionit dhe Liga e Veriut si një parti që po lë pas traditën e saj lokaliste duke përqafuar dialektikën pragmatiste. I rrethuar nga tymnajë skandalesh politke, personale dhe një katalog aferash, Berlusconi ia doli të sfidonte të majtën dhe t'i merrte edhe bastione si ai i Lazio-s. Edhe pse kjo fitore ka çmimin e vet të lartë, më shumë se çmim ia vlen të flitet për një haraç ndaj Ligës së Veriut, e cila tashmë ka trokitur në portat e Romës dhe është më këmbëngulëse se kurrë në kërkesat e saj për reforma duke i mëshuar federalizmit. Por si ia ka dalë mbanë të sigurojë votat ndërkohë që ka mëse një vit që në mënyrë sistematike është vënë në qendër të ciklonit duke tërhequr si një rrufepritëse të gjitha akuzat e mundshme si personale dhe politike për një qeverisje jo efikase? Kemi të bëjmë me një nonsens politik apo ka një shpjegim tjetër?
Në fakt Berlusconi edhe kësaj radhe tregoi se është në gjendje të zbresë në fushë, të bëjë fushatë elektorale dhe të fitojë në të njëjtën kohë që akuzohet për mungesë efikasiteti në qeverisje. Bilanci i Berlusconit mund të jetë miklues për të: 6 krahina të fituara në 4 prej të cilave ka ringulur flamurin e së djathtës pas qeverisje të së majtës dhe çka është më e dukshmja një kryesim i sigurtë në veri. Një fushatë intensive dhe e lodhshme, fushatë që kërkon energji dhe u duk sikur e vuri përfund kryeminsitrin që nuk mund të konsiderohet më një çunak përtej paraqitjes së freskët, për të cilën kujdeset më një zell të veçantë. Vlen për t'u përmendur fitotja e qendrës së djathtë në Imperia, Viterbo, Caserta e mbi të gjitha në Aquila. Ka qenë në fakt zona më pak e prekur nga tronditjet e tërmetit që i ka dhënë goditjen përfundimtare adminsitratorës aktuale të së majtës duke i dorëzuar së djathtës çelësat e drejtimit të një prej zonave më të përfoluara në Itali pas fatkeqësisë natyrore qendrës së djathtë. Gjithsesi ka pasur dy humbjet personale të qeverisë Berlusconi dhe këta janë dy minsitrat e tij që kanë dalë të mundut nga beteja e tyre për të drejtuar qytete si Venecia dhe Lecco. Ishte minsitri Brunetta që nuk e ka pritur në fakt një refuzim të tillë nga bashkëqytetarët e tij venecianë, të cilëve nuk duhet t'ju ketë ardhur fort mirë kur ai ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga posti i ministrit dhe do ta administrojë qytetin prej asaj poltrone. Reagimi i minsitrit ka qenë shpotitës duke akuzuar legistët se nuk e kanë mbështetur aq sa duhet në kundërshtim me kolegun e tij Zaia, i cili u zgjodh qytetar i parë i Veronës. Bën përshtypje edhe "rënia" e Leccos. Tradicionalisht e qeverisur nga e djathta, komuna lombarde refuzoi zëvendësministrin e Infrastrukturës Castelli në nëj rezultat që nuk lë vend për ambiguitet. Nga ana tjetër numrat janë kokëfortë: Edhe pse qendra e djathtë është shumë e fortë në veri, nëse bëjmë një llogari të thatë numrash mbështetja popullore për të është në rënie. Nëse pas zgjedhjeve të fundit Pdl ka marrë 26,7% të votave, vetëm një vit më parë gjatë zgjedhjeve europiane konsesusi ishte më i lartë, rreth 32,3 %, gjithnjë më pak se 33,3 % në zgjedhjet politike të vitit 2008. Por ka rritje sa i përket krahasimit me numrin e krahinave të fituara: nëse 5 vite më parë raporti ishte 11 me 2 në favor të së majtës, tashmë ky hendek është ngushtuar në 7 me 6.
Por cili është vendi i së majtës në të gjithë këtë mozaik? Në fakt e majta duket e dobët, e përçarë dhe e paaftë për t'iu përgjigjur nevojës për një alternative. E për fat të keq për demokracinë, e majta italiane tashmë nuk e ka një altërnativë. Mungon programi dhe energjia për ta realizuar. Vende- vende mungon edhe kordinimi, dhe rasti i disfatës së Emma Boninos është një shembull konkret.
Por Bersani nuk ndryshon optikë. Përkundrazi, i orientuar nga një matematikë e thjeshtë numrash, ai konsideron se e majta e drejtuar prej tij është gati për të garuar për pushtet duke marrë në konsideratë 7 krahinat e fituara. Statistika dhe 26,1% i elektoratit të Pd-së mund t'i japi të drejtë, por të bërit politkë jo. Sepse ai e di fort mirë sepse gati mungesa totale në Veri nuk inkurajon një ripërtëritje të Pd-së dhe aq më pak ardhjen e saj në pushtet. Në fakt e majta duhet të kontekstualizojë analizën e këtyre zgjedhjeve. Duhet parë më kujdes se vërtet Pd-ja nuk ka rënie , por as ngritje dhe kjo në fakt është një shenjë humbjeje. Politika anti-berluskoniane nuk funksionon më, nuk jep rezultat mungesa e platformës dhe programit konkret. Nuk është rasti për ta parë gotën gjysëm plot, pasi në këto zgjedhje Berlusconi hynte qartësisht i kushtëzuar nga një vit i vështirë , në kundërshtim me ato europiane një vit më parë, vit ky që kishte shënuar një periudhë shumë dashamirëse të opinionit publik ndaj tij fill pas tërmetit në Aquila.
Përtej balotazhit të javës që vjen, këto zgjedhje i kanë "hapur" shumë punë politikës italiane. Kryeminsitri gjendet para një fakti me të cilin duhet të merret gjatë: forcimi i Ligës së Veriut i kërkon Pdl-së reagim të shpejtë në analizën e faktorëve të kësaj rritjeje në mënyrë të tillë që forca e numrave të mos e vërë atë para fakteve të kryra për shumë reforma, për të cilat Liga nuk dëshiron të bëjë lëshime.
Liga e Veriut shërben si kompensues i votave që po humb Pdl gjatë rrugës duke u transformuar në një pjesë thelbësore dhe të pazëvendësueshme për koalicionin duke u ngritur nga 8,9% në 12,3% dhe duke u afirmuar si parti e parë në veri me 35% të votave. A është gati në fakt Pdl për t'iu nënshtruar këtyre ndryshimeve të cilat do të vinin në rrezik dhe kompaktësinë e saj? Politika "tërhiq e mos e këput" duket se ka arritur në stacion tashmë dhe nuk ka efikasitet. Por faktori jeshil nuk është i vetmi që bezdis Berlusconin. S'kish shoshë që të mbulonte faktin që e djathta iu drejtua kutive të votimit e përçarë dhe tashmë Berlusconit, por jo vetëm i mbetet të mbledhë copëzat dhe të mundohet të kristalizojë e të ridimensionojë identitetin e forcës së vet politike.Mbeten për t'u vlerësuar lëvizjet e Finit dhe roli i tij politik brenda familjes së zgjeruar të Pdl përtej atij institucional si president i Dhomës së Deputetëve. Mëngët duhet t'i përvshi edhe Pd-ja, padyshim. Përtej retorikës elektorale për të mbajtur lart moralin gjatë balotazhit dhe për të mos dekurajuar votuesit dhe mbështetësit e saj, PD-ja duhet t'i mëshojë më shuëm përmbajtjes se sa formës. Përmbajtje do të thotë alternativë reale, jo propagandë kundra dhe aq më pak aleanca që rezultojnë të pavlefshme dhe nuk kane asnjë projeksion afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Alternativa e majtë duhet të jetë e bazuar mbi vlerat e saj dhe programe jo mbi vlerësime personale dhe kakofoni politike. Në fakt hapin e parë e kanë hedhur 49 deputetet e kësaj force në një letër të hapur dërguar kryesisë së partisë, dhe në momenitn kur kaq shumë përfaqësues të këtij niveli i drejtohen kryetarit nëpërmjet shtypit për të ndryshuar kurs politk, do të thotë se diçka në formulën e përfaqësimit politk nuk funksionon dhe ka nevojë për oksigjen dhe hapësirë që mendmi i tyre të shprehet në mënyre institucionale.
Italia tashmë i ka hapur kutitë e saj dhe i mbetet politikës të bëjë zanatin e vet: t'i lexojë ato.
*Pedagoge pranë Universitetit të Tiranës