Grupi bankar Intesa Sanpaolo rrit fitimin 9.9%
Intesa Sanpaolo ka bërë analizën vjetore të performancës së saj gjatë 2009-ës, ku ka rezultuar me një rritje 9.9% të fitimit krahasuar me 2008-ën. Kjo vlerë është 2,805 milionë euro nga 2553 milionë që ishte gjatë 2008-ës. Gjatë mbledhjes së 19 marsit në Torino, Këshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo, i drejtuar nga Enrico Salza, miratoi të dhënat financiare të kompanisë mëmë dhe të dhënat e konsoliduara për 2009-ën, ku u konfirmua se fitimi neto për tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishte 543 milionë euro. Ndërkohë që raporti i kapitalit më 31 dhjetor 2009, pas shpërndarjes së Dividenteve është 8.4%. Në kuadrin e një politike të qëndrueshme për dividentët që rezulton nga fitimi i qëndrueshëm, Këshilli Administrativ aktual vendosi të propozojë shpërndarjen dividentëve në shumën një bilion euro në mbledhjen e radhës së sksionerëve, duke paguar 8 euro për aksionet e zakonshme dhe 9.1 euro për aksionet e kursimit. Sa i përket perspektivës, skenari makroekonomik për vitin 2010 parashikon një tendencë të përmirësimit gradual me efekte pozitive progresive në industrinë bankare dhe për Intesa Sanpaolo. Gjate vitit, grupi do të vazhdojë me të njëjtin kurs veprimi gjithmonë, duke pasur si qëllim ruajtjen e rritjes së qëndrueshme për periudha afatmesme: duke zhvilluar marrëdhënie afatgjata me klientët, maksimizimin e efikasitetit, rregullimin dhe monitorimin e kontrollit të kostove e investimeve si dhe monitorimi i cilësisë së aktivit, likuiditetit dhe bazës së kapitalit.