Legalizimet, 2416 përfituesit që marrin tapitë në tri qarqe
Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar dosjet tekniko-ligjore për 2000 pasuri në Lezhë, 392 pasuri në Gjirokastër dhe 29 pasuri në Korçë. Gazeta boton sot emrat e 2416 përfituesve për tri qarqet, të cilët duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t në qytetet respektive, ku duhet të tërheqin formularin e pagesës. Njëkohësisht ata mund të bëjnë edhe kërkesën për mënyrën se si duan të shlyejnë detyrimin sipas ligjit të legalizimeve. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF