Fitorja në zgjedhje, bastet favorizojnë PD
Tashmë shqiptarët, ato lojtarë të skedinave apo basteve sportive sot do të kenë mundësinë të mos hedhin para për finalistin e kupës së Konfederatave, por për të zgjedhur kush do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare. Kompanitë e basteve kanë hedhur kuotimet se cila parti do të fitojë zgjedhjet në Shqipëri. Kompania e basteve WINBET ka vënë në skedinën e saj edhe kuotat se cila parti politike do të fitojë zgjedhjet në vend. PD është kuotuar me koeficientin 1.85, ndërsa PS me koeficientin prej 2.05. Kjo kompani kuoton si më të favorizuar PD-në për të fituar. Ndërsa kompani të tjera kanë realizuar edhe kuotimet mbi bazën e qarqeve. Hedhja në baste në Shqipëri u bë edhe për faktin se kush do ta fitonte “Big Brother”, duke realizuar vendosjen e kuotave për personin që mund t’i fitonte atë. Në botë ekzistojnë edhe baste nga më të ndryshmet, që parashikohen se kush do të jetë kryeministër i vendit të tij, kush do të fitojë zgjedhjet. Kjo mani duket se nuk i ka shpëtuar as shqiptarëve.