Vëzhguesit vendorë
Kristaq Kume është anëtar i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, një grupim organizatash të pavarura shqiptare që merren me monitorimin e zgjedhjeve. Kume shprehet se janë 5000 vëzhgues vendorë dhe ka një bashkëpunim mjaft të mirë të tyre me vëzhguesit e huaj. “Kërkohet të arrihet një nga standardet e cenuara rregullisht në zgjedhje, siç është votimi në grup, një fenomen ky që ndeshet në zonat subrurale dhe rurale. Kjo ka ardhur edhe për shkak të përgatitjes së ulët të komisionerëve të qendrave të votimit. Në këto zgjedhje vëzhguesit tanë do të ndërhyjnë në raste të tilla, duke marrë deklarata me shkrim nga komisionerët e qendrave të votimit, duke tentuar eliminimin një herë e mirë të këtij standardi të cenuar ndër vite”, u shpreh Kume.