Deputetet qe humben mandatin per tu bere kryetar bashkie

TIRAN- Dy ministra dhe tre deputete hoqen dore nga mandati i tyre me premtimin e madh me pretendimin se do te beheshin kryetare bashkie. Te peste deputetet kane kerkuar vete te kandidojne duke e quajtur veten fitues te sfides zgjedhore. Sot nje jave pas perfundimit te procesit vetem nje prej deputeteve mund te pretendoje se e ka fituar bastin elektoral. Kater te tjere kane humbur bashkite por edhe mandatet e deputetit duke i lene vendin emrave pasardhes ne listen e partise.
Lulzim Basha
Me shume se nje vit me pare Berisha nisi lancimin e njeriut qe do te sfidonte Edi Ramen ne zgjedhjet vendore. Djali i ri me buzeqeshjen e stampuar ne fytyre Lulzim Basha ishte perzgjedhur per te kandiduar per kryetar te bashkise se Tiranes. Qe nga ajo dite e gjithe qeveria u vu ne dispozicion te tij duke i dhene meritat e sukseseve dhe duke marre te tjeret pergjegjesine e deshtimeve te tij. Ne realitet sukseset ishin fryt i punes qe qindra njerezve por iu atribuuan vetem Bashes ndersa deshtimet e tij personale u moren persiper nga Berisha dhe kabineti qeveritar.
Lulzim Basha humbi me 10 vota dhe per kete gje duhet te ndihet krenar. Askush nuk i eshte afruar aq shume Edi Rames ne zgjedhjet vendore. Kandidatet e tjere te PD-se kane humbur me me shume se 20 mije vota. Kjo humbje ia ka rritur piket ne parti njeriut i cili eshte projektuar si pasardhesi i Sali Berishes. Ashtu sic ndodhi me Besnik Mustafajn dhe Sokol Olldashin te dy humbes perballe Edi Rames ne garen per Tiranen Basha nuk do te mbese jashte planeve te kryeministrit tani qe eshte pa post dhe pa mandat deputeti. I vetmi rrezik per Bashen vjen nga prokuroria aty ku emri i ish-ministrit haset ne shume prej dosjeve hetimore. Sot pa imunitet Basha eshte nje shenjester e prekshme per organet hetimore.
Ferdinand Xhaferraj
Ministri i Kultures i bere i njohur me shume per gafat se sa per arritjet ne detyre la postin per te provuar edhe nje here garen per bashkine e Durresit. Ferdinand Xhaferraj e provoi per here te pare garen per kryetar bashkie te Durresit ne vitin 2003 nen siglen e PDR-se. Ne ate kohe arriti te marre vetem 1575 vota. Tete vjet me pas Xhaferraj i kerkoi Berishes te rrezikonte paktin me Meten dhe te vendoste ate si kandidatin e koalicionit per bashkine Durres. Alternativa e Metes ishte Lefter Koka deputet dhe ish-kryebashkiak i Durresit.
Berisha pranoi Xhaferrajn dhe per te kenaqur LSI-ne i dha Metes Elbasanin Gjirokastren dhe Pogradecin. Ne te tre keto njesi qeverisje vendore LSI humbi me shume diference madje duke thyer edhe rekordet e ketyre 20 viteve zgjedhje pluraliste ne Shqiperi. Me bekimin e Berishes dhe Metes Xhaferraj hyri ne gare per bashkine Durres. Kater vite ne pare Vangjush Dako fitoi me rreth 200 vota perballe Armand Telitit. Kete here fitorja perballe Xhaferrajt ishte me nje diference shume me te madhe 3584 vota. Tashme Xhaferraj ndodhet perballe Berishes pa postin e ministrit dhe me detyrimin per te shpjeguar votat e humbura ne Durres edhe pse kete here kishte nje aleat te forte ne kete qytet sic eshte LSI-ja.
Ardian Kollozi
Ardian Kollozi u projektua si kandidati i mazhorances per bashkine e Vlores menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve vendore 2009. Madje edhe fushaten kunder kandidatit socialist Shpetim Gjika e nisi menjehere. Kollozi mori mbeshtetjen e te gjithe anetareve te koalicionit per te marre jo vetem votat e PD-se por edhe ato te LSI-se dhe PDIU-se.
Pas nje fushate per qytetarin Kollozi rreshqiti duke folur per hobin e tij me te madh garat e kaposheve dhe bastet. Ne fund dha edhe nje keshille per te rinjte e Vlores Nuk ka asgje me qetesuese se do besh ndonje dore poker me shoqerine duke pire vere. Nuk dihet nese kjo ishte keshilla e duhur apo jo per qytetin e Vlores por rezultati ishte i qarte. Ardian Kollozi humbi me 4529 vota.
Gjoke Jaku
Deputeti i Partise Socialiste Gjoke Jaku ka mbajtur me pare postin e kreut te Bashkise se Lezhes dhe e la ate pas marreveshjes politike PS-LSI. Ne vitin 2007 ne vend te Jakut e majta vendosi Viktor Tushajn e LSI-se. Kater vjet me pas Jaku kerkoi rikandidimin per postin e kryebashkiakut te Lezhes dhe lenien e mandatit te deputetit. Kjo kerkese iu plotesua nga partia dhe Gjok Jaku nisi fushaten elektorale.
Por rezultati nuk shkoi ashtu sic e kishte menduar ish-deputeti. Ne perfundim te numerimit te 24 kutive te votimit te Lezhes Viktor Tushaj fitoi me 302 vota kundrejt Gjok Jakut. Tashme Jaku gjendet pa mandatin e deputetit apo kryetarit te bashkise dhe me detyrimin per ti shpjeguar partise perse humbi bashkine e Lezhes.
Fatos Tushe
Nder pese deputetet qe hoqen dore nga mandati per te hyre ne gare per kryetare bashkie vetem njeri mund te thote qe e ka fituar bastin. Fatos Tushe fitoi e pare te mandatin e deputetit ne vitin 2009 ne qarkun e Fierit por shume shpejt hoqi dore prej tij per te kandiduar ne bashkine e Lushnjes. Kjo bashki cilesohej si nje zone e majte dhe ne baze te marreveshjes politike te vitin 2007 drejtohej nga Albert Sanxhaku i LSI.
Tushe nisi fushaten nen mbeshtjetjen e PS-se duke pasur perballe ish-kolegun e tij Sanxhaku por edhe duke hedhur nje bast te forte ate te humbjes edhe te mandatit te deputetit te cilin e kishte fituar pak muaj me pare. Ne fund te gares rezultoi se Fatos Tushe ishte nje bast i fituar me 3675 vota me shume se rivali i tij.