E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha kerkon votat e pavlefshme

TIRAN - Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha i ka kerkuar dje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te rishqyrtoje cdo vote te pavlefshme dhe te marre parasysh votat e kandidateve per kryetar bashkie te hedhura ne kutite e tjera. Ne nje komunikim per mediat nga selia e PD-se garuesi per bashkine me te madhe ne vend theksoi se megjithese ka nje deshire per nje rezultat perfundimtar por kjo nuk mund te cenoje parimin qe numerimi i cdo vote te jete i sakte dhe te reflektoje vlerat e demokracise. Une kam thene qe ne fillim te procesit te numerimit si kur kryesoja garen ashtu dhe kur nuk kryesoja se te gjitha votat duhet te numerohen saktesisht me ndershmeri dhe ne menyre te barabarte dhe se zeri i cdo qytetari duhet te degjohet ne menyre te barabarte. Aq me shume qe kjo gare eshte kaq e ngushte te gjithe kandidatet dhe partite duhet te respektojne zerin e cdo qytetari- deklaroi Basha. Ne fund te ketij procesi sipas tij gjeja me e rendesishme nuk eshte kush fiton dhe kush humbet por qe demokracia te funksionoje dhe qe qytetaret te kene bindje dhe besim se rezultatet reflektojne saktesisht votat e tyre.
Ndonese pas perfundimit te numerimit te kutive ish-deputeti demokrat tha se do te priste rezultatin dhe do ta pranonte ate tashme ai kerkon ndryshim rezultati. Ne duhet te konsiderojme cdo vote te vlefshme dhe procesi per te percaktuar vlefshmerine e cdo vote duhet te jete njelloj ne cdo vendnumerimi votash. do vote legjitime duhet te numerohet me te njejtin standard dhe legjitimiteti i cdo vote te kontestuar duhet te percaktohet nepermjet procesit normal ligjor. Per kete arsye une do ti kerkoj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te shqyrtoje cdo vote te kontestuar pa perjashtim dhe pavaresisht se cilin kandidat favorizon- theksoi Basha.
Per kete arsye PD ka ngritur nje grup special me deputete te cilet po shqyrtojne nje nga nje te gjitha fletet qe jane hedhur ne kutine e gabuar. Mazhoranca kerkon llogaritjen e tyre si te vlefshme dhe jo si te pavlefshme ashtu sic eshte bere deri me tani. shte evidentuar tashme gjate numerimit te votave per keshillat bashkiake apo kandidatin per njesine bashkiake se disa qytetare kane hedhur voten e tyre 100 te vlefshme ose per mua ose per zotin Rama por e kane hedhur ate aksidentalisht ne kutite e keshillave apo kandidatit per minibashkine. Qellimi i ketyre qytetareve per te votuar per mua ose per z. Rama eshte krejt i qarte. Dhe nuk ka asnje dyshim qe keta qytetare qe ushtruan te drejten e tyre te votes meritojne plotesisht qe vota e tyre te konsiderohet dhe zeri i tyre te degjohet- sqaroi kandidati i PD-se per kryeqytetin. Permes nje kerkese Basha do ti kerkoje KQZ-se qe keto vota te merren ne konsiderate. Nga ana e saj KQZ deklaroi se kjo eshte kompetence e KZAZ-ve te cilat i kane cilesuar keto vota si te pavlefshme ne baze te kodit zgjedhor.
Denis Dedej

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›