Fituesit më 30 tetor, kur duhet të regjistroheni
Autori i Lajmit: red.
Kandidatët që do të plotësojnë formularin A3 do të ndjekin të njëjtën procedurë si edhe me formularin A2. Kjo do të thotë se, pasi ata të jenë shpallur fitues, duhet të bëjnë regjistrimin në fakultetin përkatës. APRIAL, më 30 tetor do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës. Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Për regjistrim, kandidati të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme: Dëftesë pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit; Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi; dy (2) fotografi; mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë; për kandidatët e përcaktuar në pikën 4/c, vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.
Dokumentet
a)Dëftesë pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
b)Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi;
c)2 fotografi;
ç) Mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh;
d) Për kandidatët e përcaktuar në pikën 4/c, vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009