Formulari A3, nesër shpërndahet në DAR
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Drejtoritë Arsimore në Tiranë dhe në rrethe do të pajisen nesër me formularin A3. Një ditë më pas (më 22 tetor), kandidatët që kanë aplikuar do të mund ta tërheqin këtë formular për ta plotësuar. Ata do të kenë një javë kohë për ta dorëzuar A3 të plotësuar sipas preferencave. “Formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datën 21 tetor 2009. Pra duke filluar që nga kjo ditë (21 tetor) formulari do të tërhiqet prej kandidatëve të cilët edhe kanë bërë kërkesën dhe më pas duhet të plotësohet. Kandidatët, pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009”, thuhet në udhëzimin e nxjerrë nga Ministria e Arsimit. Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë. Sipas burimeve nga MASH kandidatët që do të shpallen fitues gjatë kësaj faze të 3-të duhet të dinë se tarifa e regjistrimit do të jetë 1500 lekë. Bashkë me dosjen e dokumenteve ajo duhet arkëtuar nga kandidati për regjistrimin përfundimtar në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në Institucionin Publik të Arsimit të Lartë, do të kalojë me xhirim nga llogaria e Degës së Thesarit ku Institucioni Publik i Arsimit të Lartë ka llogarinë buxhetore, në llogarinë e Thesarit të Institucionit tjetër Publik të Arsimit të Lartë, në të cilin është realizuar regjistrimi përfundimtar i fazës së tretë të regjistrimeve.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009