Hapen Masterat e nivelit të parë, në Universitetin Bujqësor dhe të Shkencave Sociale
Hapen masterat e nivelit të parë në Universitetin e Tiranës, ku janë përfshirë disa degë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Masterat e nivelit të parë në Fakultetin e Shkencave Sociale janë hapur në 6 degë të ndryshme, ku studentët mund t’i përzgjedhin sipas dëshirës. Sipas vendimit të qeverisë në mbledhjen e djeshme, u vendos që programet e studimeve “Master i nivelit të parë” të realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit. Këto programe studimi do të fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2009-2010. Ndërsa në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë hapur 10 degë të masterave të nivelit të parë. Ndërsa kushtet dhe rregullat për ndjekjen e masterave janë përcaktuar të jenë për programet e studimeve “Master i nivelit të parë” të realizohen me jo më pak se 60 kredite. Kohëzgjatja normale e tyre është përcaktuar të jetë një vit. Këto programe studimi edhe për këtë universitet do të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, programet e studimit “Master i nivelit të parë” në:
“Drejtim dhe administrim arsimi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Drejtim dhe administrim arsimi”
“Qeverisja dhe politikat publike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Qeverisjen dhe politikat publike”
“Këshillim psikologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Këshillim psikologjik”
“Orientim profesional”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Orientim profesional”
“Punë sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Punë sociale”
“Filozofi praktike dhe humane”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Filozofi praktike dhe humane”
“Analizë e politikës sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Analizë e politikës sociale”
Universiteti Bujqësor i Tiranës, programet e studimit, “Master i nivelit të parë”, në fakultetet, si më poshtë:
Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit:
“Teknologji e avancuar në hortikulturë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Teknologji e avancuar në hortikulturë”
“Mbrojtja kimike dhe fitofarmacia”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Mbrojtja kimike dhe fitofarmacia”
“Biznes blegtoral”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Biznes blegtoral”
“Teknologjia e kultivimit të bimëve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Teknologja e kultivimit të bimëve”
“Menaxhim mjedisi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Menaxhim mjedisi”
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit:
“Menaxhim i ndërmarrjeve”, me profil “Menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Menaxhim i ndërmarrjeve”, me profil “Menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit”
“Ekonomi dhe agrobiznes”, me profil “Financë kontabilitet”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me profil “Financë kontabilitet”
“Ekonomi dhe politikë agrare”, më profil “Ekonomi dhe politikë agrare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Ekonomi dhe politikë agrare”, me profil “Ekonomi dhe politikë agrare”.
13 Gusht 2009