Si ti ruhemi sëmundjes së Tuberkulozit
Tuberkulozi konsiderohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme për shëndetin e atyre që preken. Tuberkulozi është në sëmundje shumë e zakonshme infektuese që shkaktohet nga mikrobaktere, më së shumti nga mikrobakteri i tuberkulozit. Tuberkulozi prek më shumë mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe sistemin nervor, sistemin limfatik, sistemin qarkullues, sistemin gjenital, kockat, kyçet, madje edhe lëkurën. Mikrobaktere të tjera si ai bovës, afrikan, dhe mikrobet mund të shkaktojnë tuberkulozin. Në tre rastet e fundit njerëzit e shëndetshëm janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje. Rreth 7000 njerëz janë të prekur sëmundja e TB-së çdo vit – pikërisht më shumë se një person në çdo 10.000 vetë.
Përhapja
Sëmundja e TB-së nuk ju ngjitet lehtësisht – duhet të jeni në kontakt të afërt dhe për një periudhë të gjatë me dikë që ka TB (zakonisht shumë ditë) – por çdo njeri duhet t’i njohë simptomat e sëmundjes, në mënyrë që të kërkohet mjekim sa më shpejt që të jetë e mundur. TB-ja mund të kurohet me një kurë antibiotikësh të veçantë. Infektimi TB mund të ngjitet drejtpërdrejt vetëm nga dikush me TB infektiv në mushkëri ose fyt. Edhe pse TB shpërndahet nëpërmjet ajrit, kur njerëzit që e kanë sëmundjen kolliten ose teshtijnë, përsëri, që t’ju ngjitet sëmundja, ju duhet që të jeni në kontakt të afërt dhe për një periudhë të gjatë me dikë që është i infektuar. Prandaj nuk ka shumë gjasa që t’u ngjitet TB-ja në autobus apo në vaskë, për shembull. Jo çdo njeri që ka TB të mushkërive mund të infektojë të tjerët. Nëse marrin mjekimin e duhur, shumica e njerëzve me TB infektues bëhen jo-infektues shumë shpejt – zakonisht mbas dy javëve – nëse ata mjekohen në mënyrën e duhur. Llojet kryesorë të tuberkulozit janë: Tuberkulozi parësor. Prek lobet e poshtme, sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë. Zakonisht është jo simptomatik. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon). Lloji tjetër i tuberkulozit është tuberkulozi dytësor. Ky lloj i dytë i kësaj sëmundje prek lobet e sipërme, sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni. Shenjat apo simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje janë ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.
Arsyet
Disa nga arsyet kryesore të zhvillimit të tuberkulozit dytësor mund të përmenden, HIV, burgu, të qenit i pastrehë, kequshqyerja. Lloji i tretë dhe i fundit i tuberkulozit është tuberkulozi miliar. Njihet ndryshe edhe si përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi. Në pjesën më të madhe të rasteve shihet në pacientët me sistem imunitar të dobët. Sindromat klasike: a. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton shtypje të një ose disa vertebrave. b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit. c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diarre të theksuar.
Si mund të parandalohet përhapja e sëmundjes
Specialistët japin disa versione për mënyrën se si mund të parandalohet përhapja e Tuberkulozit. Këshilla për parandalimin 1- Ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë. 2- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. 3- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluar dhe të marrin kurë të menjëhershme 4 Mbrojtje personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz duhet të vishni një respirator personal. 6- Duhet të jeni sa më shumë higjienikë 7- Në rastet kur jeni në fazat e para të sëmundjes, të ushqeheni shumë dhe të dilni sa më pak. Kjo ndihmon në evitimin përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit. Shkaqet e sëmundjes 1- Sistemi i dobët imunitar. Kur sistemi juaj imunitar është i shëndetshëm, atëherë “muret” mbrojtëse mund të jenë një kundërshti shumë e madhe e baktereve të tuberkulozit. Nëse trupi juaj nuk ka një mbrojtje efektive, atëherë rezistenca juaj është shumë e ulët. 2- Mosha. Të rriturit dhe të moshuarit kanë më shumë mundësi të vuajnë nga tuberkulozi për shkak se mplakja normale apo sëmundjet e ndryshme dobësojnë sistemin e tyre imunitar. 3- Abuzimi me substancat. Alkooli apo droga të tjera e dobësojnë sistemin mbrojtës dhe ju bëjnë ju më të prekshëm nga tuberkulozi. 4- Të ushqyerit keq. Një dietë e dobët ose marrja e shumë pak kalorive ndihmon në shfaqjen e sëmundjes së tuberkulozit. 5- Mungesa e mjekimit. Nëse nuk ndjeheni mirë, por nuk merrni asnjë mjekim për gjendjen tuaj, atëherë sëmundja përparon dhe shëndeti juaj sa vjen e rëndohet. Simptomat shpesh nuk vihen re Mund të ndodhë që mos të vini re asnjë simptomë të sëmundjes, derisa ajo të ketë përparuar shumë. Edhe pse simptomat më të shpeshta janë rënie në peshë, humbje e energjive, mungesë oreksi etj, këto simptoma ngatërrohen me simptoma të sëmundjeve të tjera.
Simptomat më të shpeshta që shfaqen tek të prekurit
Simptomat më të shpeshta janë: 1- Temperaturë dhe ethe (Edhe me marrjen e një medikamenti për uljen e temperaturës nuk ka asnjë ndryshim) 2- Rënie në peshë. Në pak kohë, ju humbisni shumë kilogramë, gjë që edhe me një dietë shumë të fortë nuk do të ndodhte. 3- Humbje e oreksit. Nuk konsumoni asgjë, madje pas çdo ushqimi keni të përziera. 4- Djersitje. Në pjesën më të madhe të rasteve djersini natën. 5 – Kollë e fortë e vazhdueshme që zgjat 3 javë ose më shumë. 6- Humbje të energjisë, lodhje dhe këputje të trupit. HIV dhe tuberkulozi Virusi HIV dhe tuberkulozi formojnë një kombinim vdekjeprurës, sepse njëra sëmundje ndihmon në përhapjen dhe zhvillimin e sëmundjes tjetër. HIV dobëson sistemin imunitar. Dikush që ka rezultuar me HIV pozitiv dhe i infektuar nga tuberkulozi parësor ka më shumë mundësi që të ketë një gjendje më të rënduar se sa një person që ka rezultuar HIV- negativ. Tuberkulozi është shkaku kryesor i vdekjes së shumë personave me HIV pozitiv. Në Afrikë HIV është faktori i vetëm dhe më i rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin dhe përhapjen e tuberkulozit që në 1990. Nëse ju keni vetëm njërën nga këto sëmundje në fazë të përparuar, mundësia për përkeqësimin e gjendjes suaj është shumë e lartë. Ilaçet dhe tuberkulozi Deri 50 vjet më parë nuk kishte asnjë medikament që mund të mjekonte tuberkulozin. Tashmë nuk ka asnjë vend në botë që të mos ketë ilaçet që ndihmojnë në parandalimin dhe më pas edhe në shërimin e kësaj sëmundje të rëndë. Rekomandohet kurimi me profilaksi. Po ashtu bëhet edhe një kombinim barnash me rifampin, isoniazid, pyrazinamide, ethambutol, streptomycin. Ilaçi rezistent ndaj tuberkulozit shkaktohet nga një kurim i pjesshëm kur pacientët nuk marrin rregullisht mjekimin në periudhën e duhur, sepse ata fillojnë të ndjehen më mirë. Nuk janë të pakta rastet kur pacientët edhe pse kanë qenë në fazat e para të sëmundjes, për shkak se kanë neglizhuar ose nuk janë mjekuar fare, kanë pasur zhvillim të menjëhershëm të sëmundjes. Individët në Ish-Bashkimin Sovjetik kanë rezultuar më të prekurit nga tuberkulozi. Fakte për tuberkulozin 1- TB-ja ka ekzistuar qysh të paktën 4000 vjet më parë – mumjet egjiptiane tregojnë shenjat e sëmundjes. 2- Rreth 2 miliardë njerëz (rreth një e treta e popullsisë së botës) janë të infektuar me TB – dhe kështu kanë rrezik për zhvillimin e TB-së aktive (sëmundjes së TB-së) ndonjëherë gjatë jetës së tyre. 3- TB-ja shkakton rreth 2 milionë vdekje çdo vit. Së bashku me malarien dhe HIV-in është një nga problemet më të rënda të sëmundjeve infektive sot në botë. 4- Në rajonin afrikan në jug të Saharës, epidemia e HIV-it po i bën njerëzit më të prekshëm ndaj zhvillimit të sëmundjes së TB-së. 5- Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, TB-ja është rritur me 27% qysh në vitet 1980, nga 5745 deri në 7300 raste në vit. 6- Në Londër, numri i rasteve me TB është dyfishuar qysh nga vitet 1980, me një numër prej gati 3000 rastesh në vit. 7- Në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të mundësisë së mirë të përdorimit të shërbimeve efektive mjekësore, vdekja për shkak të TB-së është e rrallë.
13 Gusht 2009