Fizikanët bërthamorë ankohen te Berisha dhe Dobjani për Pollon
Fizikanët ankohen te Berisha dhe Avokati i Popullit se Pollo i ka lënë pa fonde. Specialistët paralajmërojnë se janë lënë pezull një sërë projektesh dhe studimesh me rëndësi
Laureta Rryçi
Tiranë - Punonjësit e Qendrës së Fizikës Bërthamore ankohen te Avokati i Popullit për shkak se prej disa muajsh kanë mbetur pa rrogë. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, nëpërmjet një shkrese zyrtare i ka kërkuar pak ditë më parë ministrit të Arsimit, Genc Pollo, informacion nëse është e vërtetë që punonjësit nuk i marrin pagat për shkak se nuk u është lënë asnjë buxhet. Burime pranë zyrës së Avokatit të Popullit pohuan dje për gazetën “Albania” se punonjësit kanë vënë në dijeni se i kanë dërguar një letër për shqetësimin e tyre edhe kryeministrit Sali Berisha. Fizikanët kanë shpjeguar se jo vetëm kanë mbetur pa paga, por kanë pezulluar një sërë studimesh dhe projektesh me shumë rëndësi për shkak se nuk u është lënë fond për vazhdimin e punës. Kjo situatë, sipas tyre, vazhdon të mbetet e njëjtë që në fund të vitit 2007 për shkak dhe të reformimit të instituteve që kishte deri dje në varësi Akademia e Shkencave.
Ankesa
Sipas ankesës që punonjësit kanë dërguar te Avokati i Popullit, thuhet se në kuadrin e reformimit të strukturave të sistemit të kërkimit shkencor, Instituti i Fizikës Bërthamore, në varësi të Akademisë së Shkencave, u transformua në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Kjo falë vendimit të Këshillit të Ministrave të 22 gushtit të vitit të kaluar. Sipas akteve nënligjore që rregullojnë këtë proces, kjo reformë duhet të përfundonte brenda datës 31 dhjetor të vitit 2007. Mirëpo sipas shpjegimit të ankuesve, ende dhe sot nuk ka përfunduar, duke lënë pa zgjidhje shumë probleme.
Projektet
Sipas shpjegimeve të disponuara në vitin 2007 nga ky institut, është hartuar një plan pune veprimi për vitin 2008, me një numër studimesh dhe projektesh, shumë nga të cilat me kooperimin mbështetjen financiare apo rekomandimet këmbëngulëse të organizatave të rëndësishme të vendit dhe ndërkombëtare. Qendrës nuk i është caktuar asnjë buxhet për asnjë nga veprimtaritë me të një institucioni. Si rezultat i kësaj janë paralizuar plotësisht veprimtaritë e Qendrës. Megjithëse punonjësit kanë vijuar normalisht punën, që prej 3 janarit të vitit 2008 dhe në vazhdim, nuk janë paguar për punën e kryer. Po kështu dhe procesi i reformimit është duke u realizuar, duke mos zbatuar asnjë dispozitë të Kodit të Punës, mosveprim i cili ka sjellë shumë shkelje të tjera të të drejtave që pretendojnë këta punonjës.
Zgjidhja e momentit
Sipas ankuesve, nga ana e punëdhënësit u gjet një rrugë për të ligjëruar veprimet e kundërligjshme, duke hartuar një kontratë pune njëmujore me afat përfundimtar 30 prill 2008, por dhe kjo mënyrë e rregullimit të marrëdhënieve të punës nuk zgjidhi pagat e papaguara për gati 4 muaj të 53 punonjësve të kësaj qendre.
Sipas shpjegimeve që kanë përcjellë punonjësit, problemi i pagesave të prapambetura dhe shtyrja e shkurtimeve të punonjësve deri në fund të muajit prill mund të mos funksionojë sërish, pasi sipas tyre, ka mosmarrëveshje midis Ministrisë së Arsimit, që lëvron fondet për këtë qëllim dhe Rektoratit, i cili është organi epror që duhet të ndërmarrë hapat konkretë të përfundimit të kësaj reforme.
Përzgjedhja e punonjësve
Krahas problemeve të tjera, ankuesit kanë shpjeguar se dhe përzgjedhja e punonjësve, e cila do të realizohej mbështetur nga interesat e punëve aktuale dhe të perspektivës së kësaj qendre, sipas Rektoratit të UT, do të bëhet në bazë të një konkurrimi publik të shpallur, zgjidhje e cila, sipas ankuesve, nuk është as ligjore dhe as e drejtë për vetë veprimtarinë dhe funksionet që ka kjo qendër.
Informacioni që ka kërkuar Avokati i Popullit
Cilat janë pengesat ligjore që punonjësit prej 4 muajsh ende nuk janë paguar për punën e kryer?
A është i vërtetë pretendimi i ankuesve, se për këtë qendër nuk është caktuar asnjë buxhet për veprimtaritë më minimale të funksionimit dhe vazhdimësisë së punës?
Në kuadër të këtij reformimi, a janë zbatuar dispozitat e Kodit të Punës për të respektuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet ligjore?
Përzgjedhja e punonjësve që do të vijojnë punën dhe ata që do të largohen, mbi ç’bazë dhe kritere është realizuar, si dhe baza ligjore ku ju i mbështesni veprimet tuaja?
29 Prill 2008