E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiptarët, një fundjavë jo e mbarë

01/03/2005  Një tjetër fundjavë për t’u harruar, ajo e kaluara, për futbollistët tanë që aktivizohen në Gjermani. I vetmi që ka bërë diferencën ka qenë sulmuesi i Aues, Skerdilajd Curri, i cili është vlerësuar me notën 3, nga prestigjozja gjermane “Kicker”. Edhe kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, ka qenë në mesataren e skuadrës, duke u vlerësuar me notën 3.5. Pjesa tjetër është për t’u harruar. Dyshja e Bielefeldit, Skela-Vata, kanë zhgënjyer në lojën e tyre dhe kjo është reflektuar edhe në vlerësimet e dhëna nga “Kicker”. Kështu, Skela është vlerësuar me notën 4.5, ndërkohë që edhe më keq është paraqitur Vata, i vlerësuar me notën 5. Dobët është paraqitur edhe Adrian Aliaj, i cili është vlerësuar me notën 4.5.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›