Fjala e Kryeministrit Berisha gjatë takimit me qytetarët e Kukësit
Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarë të Kukësit, gjatë të cilit u shpreh:
Vij tek ju në këtë takim, “Kukësi në NATO, Shqipëria në NATO”, në një kohë e cila shënon për Shqipërinë dhe shqiptarët datën ndër më të mëdhatë në tërë ekzistencën e tyre. Unë takohem sot me ju në përvjetorin e 130-tw të Lidhjes së Prizrenit, të kësaj ngjarje të madhe që i faktoi Europës dhe botës se kombi shqiptar ishte një dhe i pandarë, se shqiptarët aty ku flitej gjuha e tyre ishin një komb një identitet dhe ishin të vendosur për sakrifica mw sublime për të mbrojtur identitetitn e tyre.
Lidhja e Prizrenit, erdhi pas pesë shekujsh pushtimi, pas pesë shkeujsh në të cilët mendja e kombit, elita e kombit u shndërrua në elitë të Perandorisë Osmane, shqiptarët gjatë gjitha atyre shekujve arritën me dhjetra herë të bëhen kryeministra të asaj perandorie, pashallarë, gjyqtarë, zyrtarë dhe luftëtarë nga më të zgjuarit, shënuan faqe të ndritura të saj, por kombi ishte tërësisht në përgjumje, në harresë dhe megjithëkëtë më 10 qershor të viti 1878 burrat e mençur dhe trima të këtij kombi Ymer Prizreni e Abdyl Frashëri dhe shumë e shumë të tjerë nga të gjitha trevat e vendit u mblodhën në Prizren për t`i dëshmuar mbarë botës se pazaret e tyre në kurriz të shqiptarëve nuk do pranoheshin kurrë, se kombi shqiptar ishte një, se në shekuj në Perandorinë Osmane nuk kishin shuar identitetin e tyre, nuk kishin shuar vullnetin e tyre për të qenë të pavarur.
Me Lidhjen e Prizrenit hapet një kapitull i madh lufte, vuajtesh, genocidesh, shfarosjes, qëndresën mbinjerëzore të shqiptarëve, padrejtësitw më të mëdha historike ndaj tyre, copëtimet si të asnjë kombi tjetër në Europë, por flakët e qëndresës u ndezën në Prizren, e qëndresa që s`do të ndërpritej kurrë deri në vitin 1999 vit në të cilin Aleanca Atlantike e Veriut do të përdorte fuqinë e saj ushtarake për të çliruar shqiptarët e Kosovës.
Ndaj dhe ne sot takohemi në një përvjetor tjetër të madh atë të ndërhyrjes ushtarake, të kalimit të Morinit tw tankeve tw Aleancës së Atlantikut të Veriut në ndihmë të vëllezërve tanë në Kosovë. Takohemi në përvjetorin e madh të kësaj date, e cila nuk do harrohet kurrë nga shqiptarët dhe shqiptarët do t`i jenë mirënjohës pwrjetw ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton që u hoqi aleancën, kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare, të cilët me ndërhyrjen e tyre realizuan çlirimin përfundimtar të Kosovës nga njw nga regimet më barbare të të gjitha kohërave.
Ne takohemi gjithashtu në përvjetorin e dytë të nënshkrimit nga qeveria shqiptare të kontratës historike me Bashkimin Europian, Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Është e vërtetë që takohemi në nderim të momenteve të mëdha në historinë tonë.
Unë vij sot tek ju më krenar se kurrë, vij sot tek ju më i gëzuar, më i kënaqur se kurrë, sepse dy premtime madhore të shpallura në mënyrw tw pwrswritur në këtë sallë dhe në sheshet e këtij qyteti para jush ftesa për në NATO dhe rruga, aorta e kombit, po bëhen realitet. Ftesa për në NATO, pavarësia e Kosovës u bënë një realitet në të gjitha këto ngjarje të mëdha ju qytetarët e Kukësit, qytetarët e Hasit, të Tropojës keni qenë në linjën e parë të kontributit, të ndihmesës të mbështetjes dhe keni një meritë të jashtëzakonshme.
Ju gjatë njw shekulli u dogjwt dhe poqwt pwr Kosovwn e lirw, gjatw njw shekulli u shndërruat në mbështetjen më të fuqishme të përpjekjes së burrave dhe grave të Kosovës për liri dinjitet dhe pavarësi. Qytatrwt e kwtij qarku ndanë me vëllezërit e tyre të robëruar dhe të shtypur në Kosovë dhimbjen e madhe shpirtërore, ndanë qëndresën e pamposhtur, ndanë mbështetjen më vllazërore, ndanë luftën e përbashkët me ta për liri dhe dinjitet.
Pavarësia e Kosovës përbën një kryepvepër të madhe të qëndresës njerëzore, përbën faqen më të ndritur të historisë kombëtare nga lufta e Skëderbeut dhe deri më sot. Ju dhatë çdo gjë për këtë pavarësi, por në mënyrë të veçantë do të kujtoj këtu pranverën e vitit 1999, kur hordhitë barbare të Millosheviçit pwrzunë nga trojet e tyre mijëravjeçare rreth 1 milionë shqiptarë, ishit ju qytetarët e Kukësit, të Hasit dhe të Tropojës ishin shqiptarët në tërësi, por më shumë se kushdo tjetër ju që hapët zemrat dhe votrat tuaja dhe ndërtuat këtu monumentin më të ndritur të humanizmit, të solidaritetit vllazëror, kombi nuk do t`ua harrojë kurrë ju qytetarëve të Kukësit, të Hasit dhe Tropojës bujarinë, mbështetjen, vllazëritë me të cilët ju bëtë tw dwshtojnw planet makabre tw Sadamit tw Ballkanit, i cili i përzuri shqiptarët nga votrat e tyre me të vetmen shpresë se kwtu i priste katastrofa, por kwtu po i prisnin zemrat tuaja, votrat tuaja, nder Kukësi, nder Hasi, nder Tropoja. Ju me qëndrimin tuaj u faktuat aleatëve të shkëlqyer të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ky shekull është shekulli i shqiptarëve jo se ne jemi një komb kryesor, jo se ne jemi komb kryesor apo i rëndësishëm në zhvillimet planetare, por ky shekull është i yni sepse këtë shekull ne e nisëm si qytetarë të lirë, njerwz të lirë, njerëz me dinjitet, si njerwz që kërrkush nuk i shkel me këmbë. Ky shekull është shekulli i shqiptarëve, sepse shqiptarët në Kosovë u bënë të lirë sepse pa lirinë e tyre asnjë shqiptar nuk mund të ishte ishte i lirë. Shqiptarët e Maqedonisë janë të lirë, dhe do t`u dërgoj dhe sot nga kjo sallë një pwrshëndetje të përzemërt dhe do t`i ftoj në emrin tuaj që të votojnë nesër si qytetarë europianë, të mos lejojnë që banda dhe banditw qw kanw shterur nga morali t`ua cënojnë votën atyre, por me votën e tyre ata të zgjedhin më të mirin, të zgjedhin ata që u besojnë më shumë. Shqiptarët e Malit të Zi janë të lirë dhe kanë të drejtat që u garantojnë të gjitha marrëveshjet europiane, shqiptarët nw Shqipëri janë të ftuar në NATO dhe po ecim drejt Bashkimit Europian. Pse të mos themi ne që ky shekull është i yni? Ky shekull është i yni, i atyre që vuajtën në diktaturë, atyre që jetuan në shtypje dhe u bënë të lirë, i këtyre fëmijëve që s`do njohin diktatura që s`do njohin shtypje, i këtyre fëmijëve të cilët do të ndwrtojnw Kukësin, Shqipërinë si vend të lirë anëtarë të NATO, anëtarë të Bashkimit Europian.
Ftesa në NATO përbën në planin e sigurisë kombëtare aktin më madhor të shekujve nga koha e Skënderbeut. Presidenti Xhorxh Bush do të deklaronte nga Sheshi Shën Mark në Zagreb, do u drejtohej shqiptarëve dhe kroatëve se tani e tutje kushdo që të guxojë të cënojë ju të drejtat dhe lirinë do të përballet me forcën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria, është ajo pwr të cilën ne kemi vuajtur dhe kemi sakrifikuar më shumë ndaj dhe tani ne jemi të lirë të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe tani ne kemi të ardhme. Fteswn për në NATO e bënw të mundur përpjekjet 16-vjeçare të popullit shqiptar për të ndërtuar shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut, por ftesa për në NATO nuk do të vinte , do t`i ngjante atij horizonti, i cili i del pwrpara udhëtarit dhe të cilin nuk e kap asnjëherë në rast se qevevria ime nuk do të angazhohej në reforma të thella dhe të gjithanshme për të plotësuar kushtet dhe kërkesat e Aleancës. NATO nuk mund të ftonte për anëtarë një vend që nuk siguron jetën e qytetarëve të tij, nuk mund ftonte një vend në të cilin zyrtarët dhe qeveritarët bashkëpunonin nga mwngjesi deri nw darkw me njerëzit e krimit, një vend në të cilin bandat kriminale qeverisnin rrethe e qytete të tëra nga Tropoja deri në Sarandë.
NATO nuk pranonte dot një vend të tillë me gjithë dashurinë që kishin për ju, megjithw respektin qw kishin për kontributin tuaj në luftën e Kosovës. NATO nuk mund tw pranonte një vend, në NATO, ku krimi i organizuar i cili ishte, rrezik madhor jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për të gjithë vendet e rajonit. Ishte kjo qeveri që unë drejtoj që i shpalli luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Ishte kjo qeveri e cila i kapi për zverku Aldo Baret, Nehat Kullrat, e kompani kudo që ishin në papafingot e Ankarasë, në hotelet me pesw yje të kryeqyteteve të tjera në bodrumet e shtëpive të tyre, në shpellat e Alpeve. Në një vit e gjysëm ne sulmuam dhe shkatëruam, 206 grupe kriminale, dhe vendosëm përpara ligjit mbi 900 anëtarë të këtyre bandave. Po vija mbrëmë në orën 10 të darkës, me një zonë të një vetmie shumë të thellë, ishte hapur një dyqan në një kthesë dhe shitësi rrinte aty në cep dhe priste, që ndokush të ndalonte makinën për të blerë diçka. A nuk është kjo një dëshmie e madhe sigurie që ekziston në qytete dhe fshatrat të vendin tonë? Ne kemi faktuar më shumë se kaq, ne nuk kemi faktuar vetëm një qeveri që lufton krimin, por ne i kemi dëshmuar botës dhe atyre që mendonin që shqiptarët nuk ndahen dot nga krimi, se këta janë të lidhur me tw. Ky wshtw njw mendim shumw i gabuar , se shqiptarwt kanw pasur siguri edhe kur nuk kanw pasur shtet, rrugët e shqiptarëve janë të sigurta në rajon dhe më gjerë.
Shqiptarët kanë në kod moral shumë të çmuar dhe nuk mund të jenë kurrë të pajtuar me krimin. Shumë shpesh më bënin pyetjen kur udhëtoja vitin e parë timin si kryeministër, ‘zoti kryeministër këto janë të vërteta, por a do të ketë kthim prapa”. Unë i siguroja, se qeveria ime do ketë zero tolerancë ndaj çdo bande. Ftesa në NATO erdhi sepse ne dëshmuam se atë që shpallëm e mbajtëm. Nuk merrej ftesa për në NATO në një vend kur qeveritarët, zyrtarët, pauroheshin në mënyrë marramendëse duke përvetsuar para nga taksat tuaja. Në një vend ku korrupsioni ishte kthyer në sistem.
Edhe sot ka korrupsion. Unë i bëj thirje mençurisë tuaj të mos lejoni kurrë të mohohet ajo që kemi arritur, sepse është vëtem kursimi i taksave që meritoni ju. Arritjet janë të jashtëzakonshme. Prapë ka korrupsion. Të dashur qytetarë nëqoftë se kthehemi në vitin 2005, cili prind shqiptar nuk paguante pët të futur fëmijët në universitet. Mos i harroni këto, pazare të fëlliqura që bëheshin në rrugët dhe sokaqet e Tiranës për një të drejtë që ua jepte ligji. Dy vjet më parë sipas raporteve serioze ndërkombëtare 70 % e prokurimeve publike bëheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ccfarw do të thotë kjo? Kjo do të thotë që kontraktuesi shtetëror nuk ja jepte atij që donte, por ja jepte atij që i jepte para. Unë nuk mund të them se sot prokurimet janë krejt të pastra, por do t'ju them se raporti i Bashkimit Europian deklaroi se për një vit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë prokurim direkt. Këtë vit do të kalojmë në prokurime të plota elektronike ku askush, nuk do ta njohë ofertuesin, askush nuk do njohë vlerësuesin. Po përpiqemi të vendosim transparencën më të madhe. Cili është rezultati? Eshtë ulja me 18 % e kostove të prokurimeve në Shqipëri në një kohë që çmimet janë rritur në 20 deri në 30 %. Kjo është vërteta.
Të dashur qytetarw dhe qytetare, dua t`u rikthehemi fakteve. Tre vjet më parë qeveria shqiptare e asaj kohe, bileta udhëtimi dhe dieta, po dhe makina pritje e përcjellje dhe shumë të tjera, shpërdoronte 3 % të Prodhimit të Brendshëm të vendit ose mbi 330 milion euro. Sa harxhon sot administrada ime? Sot ajo shpenzon 31% më pak se paraardhësja ose 110 milion euro më pak apo 2.1 % të Prodhimit të Brendshëm. Të gjitha këto janë fakte të cilat secili prej jush mund t`i faktojë me lehtësi.
Prapë ka korrupsion në dogana në tatime, por nëqoftë se i referohemi raporteve. Ccfarw thotë raporti i 2004? Nga taksat e tatimet të qytetarëve shqiptarë 1.4 miliardw dollarw përfundojnë në xhepat e qeveritarëve, gjykatësve, qeveritarwve të korruptuar. Ne vjelim më shumë se në vitin 2005, 1.2 miliard dollarw. Dhe i vjelim pasi kemi ulur taksat tatim mbi fitimin 150%, ka qenë 25% e kemi bërë 10%, taksa mbi të ardhurat personale ka qenë 25% i kemi bërë 10%, kemi ulur sigurimet shoqërore. Pra, rezultati është 1.2 miliard më shumë për shkollat, rrogat dhe pensionet tuaja.
Prapë ka korrupsion, por më tregoni nëqoftë se tre vjet më parë kishte ministra që drejtonin monopole, siç është monopoli i ushqimeve, i naftës, i ndërtimit, cilët nga administrata aktuale drejton monopol.
Hapi parë i qeverisë ishte nxierrja e administratës jashtë konfliktit tw interesit.
Në Shqipëri ka mijëra borde. Ata mblidheshin dhe e caktonin rrogën e drejtorit 3 dhe 4 milion dhe rrogat e tyre si përqindje e rrogës së drejtorit. Kur erdha unë në pushtet i gjeta ata anëtarë të 15 deri të 20 bordeve dhe vendimi i parë që mora ishte që nuk mund të jetë i njëjti person në më shumë se tre borde. Vendimi i dytë nuk mund të ketë drejtor apo kryetar bordi me rrogë më të madhe se sa Sekretari i Përgjithshëm në ministri apo Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë, vendimi i tretë 25 % e rrogës së dytë të anëtarëve të bordit.
Në këty mënyrë ne kursyem me qindra milionë lekë tuajat. Tani të dashur qytetarë po ju bëj një thirje vëllazërore që të marrim përgjegjësitë që na takojnë. Ka një moment të shëmtuar që mbetet ta luftojmë bashkarisht dhe ky është rryshfeti. Unë ju bëj thirje për dinjitetitin tuaj, familjeve tuaja, fëmijëve tuaj, mos pranoni kurrë t`u jepni rryshfet atyre faqezive që për të dhënë një të drejtë që ju takon ju gjobisin. Bëjuni të fortë siç jeni mos ju nënshtroni atyre se ata ju poshtërojnë ju, mua dhe të gjithve për një të drejtë që ju takon. Pranoni t`i ndëshkojmë bashkarisht ata. Janë mbi 80 zyrtarë të të gjitha niveleve që kanë provuar prangat. Ju jap fjalën e nderit ju se dhe 800 po të bëhen, të njëjtin fat do të kenë. Unë si kryeministër do bëj çdo gjë që të mund të mos ju kërkojnë gjë rryshfet juve. Por i vetëm nuk mund të kontrollohen të gjithë, por bashkarisht po. Veças është e pamundur. Në po bëjmë proçedurat, pse kemi ndërmarrë nismën një euro, sepse nuk mund t`i shtrish dorën tjetrit kur ai është i detyruar të paguaj vetëm 1 euro. Pse kemi tatuar tarifën 1 euro për rregjistrimin e bisnesit?
Ne e kemi bërë që çdo bisnesmen nuk rëndohet po të paguaj 10 apo 20 euro. jo ne e kemi bërë 1 euro që askush mos t`i kërkojë rryshfet atij. Ne po studiojmë çdo ditë të gjitha lejet dhe liçencat deri tani ne kemi hequr 60% të dokumentave në mënyrë që mos t`u kërkojë njeri gjë biznesit. Ne do bëjmë çdo gjë dhe çdo proçedurë do ta shohim si të atillë që faqezitë, mos t`iu gjobisin. Po dhe ju ngrihuni në fibrën tuaj morale merrni përgjegjsinë qytetare. Është e vertetë që sot po të japësh 100 ke fituar diçka, por ju garantoj që me atë 100 ke humbur 10 000 nesër.
Ju duhet të më gjykoni mua në rast se ju faktoni dhe unë nuk qëndroj, ju jap fjalën e nderit se për të gjithë ju që do më faktoni diçka do të keni mirënjohjen dhe mbështetjen time, kurse pala tjetër do të përfundojë aty ku e ka vendin dhe e meriton. Unë nuk ju kërkoj ju të bashkëpunoni me qeverinë se çfarë tha ky apo ai, se ç'bën kjo parti politike dhe ajo shoqatë, jo dhe jo, unë ju kërkoj ju që të bashkëpunoni me qeverinë, për luftuar ata që ju poshtëron ju kundër atyre që ju gjobisin ju, nuk duhet ta pranoni kurrë këtë.
Por shumë më të mëdha janë veprat që janë realizuar në luftën kundër korrupsionit. Çdo qershor përfshi dhe këtë qershor, ne kemi hartuar një buxhet të dytë në parlament, duke ja u nxjerrë nga xhepat hajdutëve e kondrabandistëve. Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër e ka kthyer Shqipërinë në një kantier ndërtimi. Nga Konispoli në Valbonë, nga Morina në Durrës, janë qindra dhe mijëra kilometra rrugë që po ndërtohen, në rrugë kombëtare dhe fshatra të thella. Rrugët e vendit këtë vit kanë 1.2 miliardë dollarë. Ne investojmë 8 herë më shumë se vitin më kulmor të qeverive paraardhëse. Socialistët thonë se këta po mbledhin, po po ne po i mbledhim dhe nuk po i vjedhim dhe po i shdërrojmë në vepra. Paratë po i shëndrojmë në shkolla, këtu do ndërtojmë konvikt, këtu po ndërtojmë shkolla, paratë po i shndërrojmë në ujësjellsa. Pra po i përdorim nuk them në mënyrë të përkryer, por pakrahasimisht më mirë në historinë e këtij vendi.
Shqipëria në rrafshin politik ka bërë ndryshime epokale por po kaq madhore janë ndryshimet brenda saj. Janë 800 kilometra rrugë dhe autostrada, pa llogaritur qindra të tjera në fshat. Janë 2000 kilometra të asfaltuara, shkoni të Tiranë mund të kenë 10 - 15 kilometra të papërshtatshme, si ka qenë rruga juaj tre vite më parë. Ç`po bëjmq ne me paratë e nxjerra nga korrupsioni? Po rrisim rrogat dhe pensionet, mësuesve të fëmijëve tuaj, sepse ata janë njerëzit më të dashur për ju sepse ju i beoni dijen e fëmijëve tuaj. Mësuesit marrin 50% më shumë se një vit më parë, dhe viti 2009 do të ketë dyfishimin e rrogës. Sot të gjithë buxhetorët përveç atyre me rroga të larta, marrin 40% më shumë se dy vjet më parë. Pra ne këto para po i kthejmë në rroga po i kthejmë në pensione, 34 mijë lekë kemi gjetur pesionin fshatit 63 mijë lekë e bëmë vitin e kaluar, 69 mijë lekë do jetë këtë vit, 15 % do jetë rritja e tyre nga buxheti shtesë i qeverisë.
Mos t`iu pengojnë gjethet për të parë trungjet, sepse ne trungjet po i pastrojmë. Në tre vite ne kemi vendosur për të ngritur rrogat dhe pensionet në 38 miliard lekë, 13 miliard në vit. Në 8 vite qeveritë e mëparshme, kanë vendosur 34 miliard lek apo 4.1 miliard në vit. Pra mbi tre herë më pak se qeveria ime.
Qeveria nuk prodhon para ajo menaxhon paratë që mbledh nga ju, pra janë shtuar investimet në Kukës, por nuk janë shtuar vetëm në Kukës po në mbarë Shqipërinë. Ku do që shkojmë, dje isha në Laç, investimet atje janë shtuar 8 herë, para tre javësh kam qenë në Bilisht dhe më dilte që rrugët e Korçës janë shtruar si asnjëherë, kam qenë në Sarandë dhe Delvinë, dhe po ndërtojmë 150 kiilometra rrugë kombëtare, në Vlorë, në Tropojë, kjo është kudo.
Këto tri vite janë bërë investime sa nuk janë bërë kurrë në këtë vend. Do ju siguroj ju me bindjen më të thellë se ju keni vuajtur shumë nga shumë faktorë si varfëria, do të keni gjithnjë e më shumë ditë më të mira. Unë e them këtë se janë dhjetëra projekte në zbatim, por ne kemi projektin e rrugës së Shishtavecit, rrugën për në Peshkopi, rrugën Kukës-Krumë. Nuk janë vetëm këto, por ne do mbështesim të gjitha projektet që kanë pushtetarët lokal tuaj. Do bëjmë konvikte të reja do vazhdojmë të rrisim rrogat dhe pensionet, nuk janë vetëm këto. Ka ardhur një kohë në të cilën shqiptarët do i shfrytëzojnë si asnjëherë tjetër pasuritë e tyre përrallore, janë 70 hidrocentrale të tjera që do të ndërtohen. Sipari i tyre ka nisur në Lapaj kanë filluar punimet 5 të tjera janë prokuruar, të tjera, janë proçes tenderimi, të tjera janë në tenderim.
Ju do jeni të parët që do përfitoni nga këto pasuri, sot mineralet tuaja janë në kuota më të larta në tregun botëror. Në rast se në 2005 një ton krom kushtonte 70 dollarë sot është 450 dollarë, akoma më i lartë është çmimi i nikelit dhe i pasurive tuaja te tjera.
Qeveria ime po ben ccdo gje, po bashkëpunojmë me kompanite serioze te botes qe standardet me te mira ne shfrytezimin e tyre dhe në mënyrë ju të perfitoni nga pasurite e medha perrallore që ka rrethi juaj dhe qarku i Kukësit.
Siguroj kryetarin tuaj te bashkise deputetin tuaj dhe deputetet e Hasit dhe Tropojes, se qeveria ime do te mbeshtese te gjitha projektet qe ndryshojne per mire jeten tuaj".