Kryeministri Berisha inauguron përfundimin e punimeve në bulevardin e qytetit të Kukësit
Kryeministri Berisha inauguroi sot përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e plote te bulevardit qendror te qytetit të Kukësit, një investim i bashkisë së këtij qyteti nga granti i qeverisë qendrore.
Kryeministri Berisha përgëzoi kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili për cilësinë dhe standardet me të cilat është realizuar ky projekt, i cili i jep qytetit të Kukësit një bulevard të vërtetë europian.
“Me grantin konkurrues për pushtetin vendor është rindërtuar i tëri bulevardi rreth 1 km me trotuare dhe me ndriçim. Dua ta përgëzoj kryetarin e Bashkisë që është kujdesur dhe për gjelbërimin. Natyrisht këto nuk janë kumbulla të kuqe, por janë bli, pisha, dru dekorativë nga më të mrekullueshmit sepse kumbullat e kuqe ja ka lënë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pra, është një investim tjetër që i jep Kukësit një bulevard shumë të bukur me të gjitha tiparet e një bulevardi të vërtetë europian”, tha Kryeministri Berisha.