Fjala e Kryeministrit Berisha në aktivitetin e anëtarësimit të të rinjve në Partinë Demokratike
Do ta nis këtë fjalë me urimin tim më të përzemërt: Mirë se erdhët në Partinë Demokratike dhe tek parimet që ju besoni dhe keni vendosur të mbroni dhe zhvilloni në jetën tuaj politike. Ju keni bërë zgjidhjen më të shkëlqyer dhe këtë nuk e them vetëm si kryetar i kësaj partie, por e them nga një bindje e thellë, e cila tek çdo njeri krijojet nga raportet e tij me lirinë.
Ju sot anëtarësoheni në një parti, e cila u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. U themelua si parti e vlerave më të çmuara të njeriut. Unë dua t`u rrëfej ju një gjë jashtëzakonisht të veçantë. Ata që themeluan në dhjetor të vitit 1990 Partinë Demokratike, ishin moshatarët tuaj bashkë me një grup pedagogësh dhe intelektualësh që vendosën të themelojnë partinë e parë opozitare në vendin më totalitar të Europës, në vendin e lirive dhe të drejtave njerëzore të ndaluara me kushtetutë, në vendin ku regjimi kishte bërë përpjekje demoniake për të ndaluar dhe vetë zotin, në vendin e zhytur në izolimin më të thellë në tërë historinë e tij.
Këta të rinj dhe këta intelektualë që në dhjetor të vitit 1990 themeluan Partinë Demokratike, vendosën si mision të saj kryesor krijimin e shoqërisë së lirë në Shqipëri, shoqërisë ku respektoheshin të drejtat dhe liritë njerëzore, iniciativa e lirë dhe besimi fetar. Unë ju garantoj se ata përveç vullnetit të madh dhe dëshirës së zjarrtë, kishin aq pak njohuri për liritë, aq pak njohuri për të drejtat dhe iniciativën e lirë, saqë çdo njeri do të thoshte se këta po i hyjnë detit në këmbë. Por, ishte vullneti i madh i tyre, vendosmërisa , besimi i pastër tek liria dhe vlerat e saj që bëri në një kohë të shkurtër me votën e lirë të përmbysin diktaturën dhe Shqipërinë e hiperkolektivizmit total ta shndërrojnë në Shqipërinë e iniciativës së lirë ku 80 % e vëllimit vjen nga sektori privat, Shqipërinë e izolimit më të thellë ta anëtarësojë në Këshillin e Europës , Shqipërinë e atezimit të imponuar t`a shndërrojë në Shqipërinë e besimit dhe tolerancës së shkëlqyer fetare.
Pra, nisi rruga e ndërtimit të lirisë dhe vlerave të saj dhe në themel të kësaj nisme ishte shpirti, energjia, pastërtia dhe ëndërrra e të rinjve shqiptarë. Sërish kjo parti u qëndroi lirive dhe vlerave univerlare të saj me konseguencën më të madhe . Viti 1997 ishte një krizë e rëndë financiare, që u shfrytëzuan nga falanga enveriste për të marrë pushtetin me dhunë. Por, Partia Demokratike qëndroi në opozitë për t`i dhënë këtij vendi pikërisht atë vlerë të madhe që i kishte munguar në të gjitha kohërat, dhe që ishte opozita, pa të cilën nuk kishte demokraci.
Të dashur anëtarë të rinj të Partisë Demokratike, vitet e qëndrimit në opozitë ishin vite të vështira, vite në një shoqëri që kishte tendencë të shtrigëzonte opozitën dhe të hyjnizonte pushtetin, sepse e tillë ishte situata nga e cila kishte ardhur shoqëria shqiptare me një pushtet të fuqishëm dhe pa një opozitë. Por, anëtarët, drejtuesit e PD-së, deputetët e saj qëndruan për të mbrojtur vlerat e opozitës duke mbrojtur pushtetin moral të kombit, pa të cilin nuk ka demokraci. Ne erdhëm sërish në pushtet. Në dy vjet përsëri violina e demokratëve është liria, ajo është përkushtimi ynë, ajo është qëllimi ynë. Nuk ka pasuri më të madhe për njeriun se sa liria, por nuk ka pasuri më delikate se liria gjë që nënkupton se duhet një kujdesje e vazhdueshme e konstante për respektimin e saj.
Dy e vjet e gjysëm më parë, ne sërish shpallëm në programin tonë, programin e lirisë dhe vlerave të saj.
Pas dy vjet e gjysëm ne ia kemi dalë të ushtojmë në mbarë botën qëndrimin ndaj lirisë. Raporti i fundit i Komisionit Europian është raporti i parë që thotë se qeveria në tërësi ka respektuar të drejtat dhe liritë e individit. Në një takim me median kam shprehur kënaqësinë më të madhe se viti që shkoi nuk ka shënuar as aktin apo incidentin më të vogël ndaj gazetarëve. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sido që të shkruajnë dhe çfarëdo që të thonë, sado t`a përdorin mirë apo keq të drejtën e tyre, kurrë nuk duhet të harrojmë se pa ta liri dhe demokraci nuk mund të ketë.
Ky standard që ne vendosëm, me ndalimin e çdo procesi gjyqësor ndaj tyre, çdo padi civile apo penale nga administrata ndaj tyre, në pamje të parë të duket një akt administrativ mekanik. Jo ky është një akt me pasoja të mëdha dhe direkte mbi lirinë e qytetarëve shqiptarë. Këtë vit janë botuar një seri raportesh, të cilat e nxjerrin Shqipërinë në krye të listës përsa i përket lirisë fiskale, e nxjerrin Shqipërinë në një nga pozicionet më të lakmueshme të lirisë ekonomike. Këto raporte vijnë pas një deklarimi tjetër që bën raporti i Komisionit Europian, i cili në nënkapitullin “ekonomi tregu funksionuese” shkruan se “kjo qeveri respekton dhe ndjek standardet liberale, direkt apo indirekt nuk ndërhyn në sekltorin privat”.
E rëndësishme dhe kryesore është e drejta e fjalës, por po kaq e rëndësishme është të respektosh edhe lirinë ekonomike të tjetrit, iniciativën e lirë të tjetrit. Ku e nisëm ne? Dy vjet e gjysëm më parë vendi ishte në një klietelizëm total. Lexoni raportet për qeverinë e mëparshme; thonin se kishte diskriminim dhe nuk respektoheshin rregullat. Ndërsa ne ia dolëm, pavarësisht se ne morëm një kënetë në duar nga ana ekonomike me një klientelizëm ku kishte një garë kush të kapej dhe kë të kapte. Por, ne thamë se nuk kapim dhe nuk mund të na kapni. Vazhdoni punën tuaj, ligjet janë ligjet dhe të gjithë janë të barabartë para tyre. Ekonomia e tregut zbatohet sipas rregullave të veta. Prandaj lajmet e fundit, klasifikimet e fundit të think-tankeve më serioze të botës e rendisin Shqipërinë të dytën për lirinë e fiskale dhe ky është një nderim si për masat që ka marrë qeveria, por edhe për ata që zbatojnë këto reforma. Shqipëria lë pas vende shumë të zhvilluara prapa përsa i përket lirisë ekonomike.
Unë pak javë më parë kam patur fatin të takon kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, i cili është i njohur si një simbol i konservatorizmit ekonomik e njoha me reformat dhe shprehu vlerësimin më të madh dhe më tha se: Ju jeni vërtet një qeverie e djathtë konservatore. Për fat të keq unë nuk i bëj dot, këto reforma, nuk e ul dot taksën në 10 % do të doja shumë, por kam mbetur tek 15%”.
Unë dua t`u them se në tërë jetën time, por edhe pa hyrë në karrierën time politike më kam pasur nderim ndaj të rinjve. Kam qenë pedagog dhe çdo vit si një detyrim moral ndaj studentëve të mi, kisha vendosur të mos paraqitesha para tyre kurrë me leksionin e vitit të kaluar. Më vonë qenë studentët ata, të cilët u përballën me një situatë të vështirë. Ishin studentët ata që dolën në rrugët e Tiranës dhe u përballën me diktaturën. Kjo ma shumëfishoi nderimin dhe respektin për të rinjtë shqiptarë. Ishin ata, të cilët nuk iu ndanë ndonjëherë PD-së, qenë të rinjtë e Shqipërisë ata që sollën në 2005 në pushtet PD-në. Çfarë bëmë ne a qëndruam ne në programe specifike për ta? Qëndruam plotësisht dhe jemi të vetëdijshëm se kërkesat tuaja janë të shumëanshme, poliendrike dhe Shqipëria në kushtet aktuale e ka të vështirë të ofrojë për të rinjtë ato që ofron një vend i zhvilluar.
Por, Shqipëria e ka të detyrueshme të bëjë përpjekjet më të mëdha për të rinjtë dhe unë gjykoj se kjo qeveri është e angazhuar dhe po i bën ato. Unë dua t`ju informoj se një ndër vendimet kryesore të punës sonë në fushatë elektorale dhe fill pas saj ishte shtrirja e internetit në çdo shkollë të Shqipërisë, në mënyrë që çdo fëmijë shqiptar të lundrojë në internet.
Kundërshtarët u tallën me këtë premtim, por nuk ishin vetëm kundërshtarët. Kisha dëgjuar në ndonjë rast edhe dashamirës edhe mësues që ishin skeptikë duke thënë se: ç`na duhet interneti kur ne kemi disa mungesa të tjera? Unë e di që ka mungesa, por unë e di që lundrimi juaj në internet është një dritare e shkëlqyer për mendjen tuaj. Unë kam qenë studiues i ri si ju dhe në atë periudhë nuk kishte internet në Europë dhe kompjuterat personal ishin shumë të rrallë, por shkoja në një komitet shkencor me një sistem që arkivonte elektronikisht të gjitha revistat dhe unë mbushja 20 kg sepse aq lejohej me fotkopje si ushqim për trurin tim për muajt që vinin. Sot interneti ju mundëson ju kushte më komode dhe unë jam shumë i lumtur që ky program që u pa me skepticizëm është kompletuar përfundimisht në shkollat e mesme dhe brenda viti do të kompletohet në çdo shkollë të Shqipërisë dhe ky është vetëm hapi i parë për të sjellë vendin në moshën dixhitale.
Dy vjet e gjysëm më parë ne konstatuam se numri i studentëve ishte 4 herë më vogël se në vendet e BE-së. Një nga përqëndrimet më kryesore që vitin e parë ne e bëmë në arsim. Hapëm dyert e univeristeteve ku pikët dhe vetëm pikët përcaktonin pozicionin. Kanë kaluar 3 vite akademike, unë jam kryeministër i këtij vendi dhe megjithëse kam marrë jo pak kërkesa ju siguroj se nuk kam qenë në gjendje të ndihmoj as edhe një njeri të vetëm, sepse nuk kam pranuar që të thyej kriteret sepse kam dashur që askush të mos zhgënjehet prej tyre. Pra, ka qenë një pranim i pastër jashtë çdo lloj ndikimi, përveç atij shumimi të pikëve dhe mesatareve që jep kompjuteri. Sot ne kemi mbi 100 mijë studentë jemi larg jo 4 herë, por 2 herë nga vendet e tjera të BE-së. Ne do të arrijmë në mënyrë të pashmangshme tek 140 mijë studentë në vend. Kemi vendosur të investojmë në arsim, të dyfishojmë buxhetin, e kemi bërë këtë në mënyrë që të vendosim dinjitetin e mësuesve tuaj.
Të dashur të rinj dhe të reja në çdo vend rrogat rriten me një përqindje të caktuar dhe ky është ligji universal kurse ne e kemi shkelur ligjin universal financiar dhe në dy vjet kemi rritur me 50 % pagat sepse mësuesit po iknin nga arsimi dhe arsimi po degradonte. Kemi bërë mirë dhe prapë do mbajmë premtimin për të dyfishuar rrogën. Ne do të krijojmë një seri konviktesh në mbarë vendin në mënyrë që fëmijët sapo të mbarojnë shkollën të mos i pengojë mungesa e shkollës së mesme në lokalitetet ku ata jetojnë për t`u arsimuar, por të vijnë në konvikt dhe të mbarojnë shkollën e mesme. Ky zinxhir konviktesh do të shtrihet në të gjitha rrethet veriflinodre poor edhe rrethe të tjera si saranda apo rrethe të tjera. Ne pdo bëjmë që çdo fëmije shqiptar që mbaron arsimin e detyrueshëm iti krijojmë mundësi të plotë për të ndjekur arsimin e mesëm dhe dyert e un iveristeteve janë të hapura. Ne kemi mbi diyfishuar investimet në arsim ne do ti rrisim në mënyrë progresive investimet për kërkimin shkemcor do të fuqizojmë kërklimin shkencor sigur do të bëjmë përpjekje për të sjlelur nga mbarë bota mendjet e shquara shqiptare për të kontribuar për vendin e tyre. Sikurse ju garantoj se më të shquarit tuaj do të marrin bursa për të mnbrojtur gradart shkencore n ë univeristette më të mira të botës, mjafton që ju me zotësinë tuaj të aplikoni dhe të fitoni të drejtën për t`u graduar në këto universitete. Ne katërfishuam pagën për orën suplementare në universitet. Javën që kaloi ne hapëm në universitetet tona 400 vende pune të reja dhe jemi të gatshëm të hapim dhe 4 mijë vende të reja pune në mënyrë që ju të mësoni në këto universitete si bashkëmoshatarët tuaj në Europë.
Kjo ngjarje e rëndësishme me jetën tuaj koinçidon me ngjarjen më të madhe për kombin shqiptar të ndodhur nga viti 1912 deri më sot me një ndikim themelor për paqen dhe stabitlitetin në Ballkan. Ju jeni dëshmitarë se Ballkani i viteve të shkuara ishte Ballkani i konflikteve të egra, viktimat më të shumta, të të cilëve ishin shqiptarët e Kosovës. Lumenjtë e gjakut u derdhën në Kosovë për pavarësinë e Shqipërisë. Por, pavarësisht përpjekjeve të tyre të pashembullta në historinë e Europës, ata mbetën nën pushtim. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës merr fund një histori koloniale, hapet një kapitull i ri paqeje, stabiliteti e integrimi rajonal dhe europian, hapen mundësitë për një kapitull të ri mes dy kombeve; kombit shqiptar dhe atij serb, të cilët pavarësisht nga historia tejet e hidhur, kanë një rrugë; atë që kanë ndjekur kombet e qytetëruara europiane për ndërtimin e një të ardhmeje të re në paqe, stabilitet e prosperitet, për këtë ne mbetemi thellësisht të angazhuar. Keni fatin e madh që ju në këtë sfodn feste për të gjithë shqiptarët merrni këtëe vendim të rëndësishmëm politik në jetën tuaj. Ju nsiguroj se Partia Demokratike mbetet partia e të rinjve e të rejave, e intelektualëve, punonjësve qytetarëve të cilët me energjinë vizionin përkushtimin do të çojnë përpara misionin e saj në mbrojtje të të drejtave njerëzore, në mbrojtje të lirisë të vlerave më të mira të njeriut dhe shoqërisë.