Kryeministri Berisha përshëndet misionin e Bashkimit Europian në Kosovë
Kryeministri Berisha përshëndeti dhe vlerësoi mbrëmë, menjëhërë pas lajmit të mbërritjes së 50 pjesëtarëve të parë të tij, Misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.
Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Përshëndes mbështetjen unanime, nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, të Misionit EULEX në Kosovë si dhe mbërritjen atje të grupit të parë të këtij misioni. Ky mision është një kontribut i madh i Bashkimit Europian për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në Kosovë si dhe për rajonin në tërësi. Duke miratuar plotësisht këtë mision, qeveria shqiptare do të japë kontributin e saj dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Europian në zbatimin e këtij misioni në Kosovë.”