Kryeministri Berisha pret një delegacion me zyrtarë të lartë të Kosovës
Kryeministri Berisha prit sot pasdite një delegacion me zyrtarë të lartë të Kosovës, të kryesuar nga Ministri i Transporteve zoti Fatmir Limaj si dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht dhe kryetar i grupit parlamentar, zoti Lutfi Haziri.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri u shpreh se këto ditë sytë dhe mendja e shqiptarëve, dhe mbarë botës, janë të drejtuar në Prishtinë dhe në Kosovë.
Kryeministri Berisha tha se po ndjek me shumë vëmendje masat që po ndërmerren për një festim sa më të qytetëruar, dinjitoz dhe të vetëpërmbajtur të kësaj ngjarje të madhe, jo vetëm për Kosovën por edhe për vetë rajonin.
Shqipëria, tha më tej Kryeministri, ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Europian dhe është e vendosur që në bashkëpunim me to të përcaktojë të gjitha qëndrimet në interesin më të mirë të Kosovës së pavarur.
Kryeministri Berisha përcolli përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarin
Jakup Krasniqi.
Po ashtu dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës i përcollën Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të ngrohta nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi