E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me të tjera projekte të huaja për investime në Shqipëri

Investimet e huaja, në fushën e energjetikës, industrisë dhe atë të turizmit në Shqipëri, kanë qenë kryefjala e disa takimeve që kryeministri Berisha ka pasur sot në zyrën e tij, me përfaqësues të kompanive të mëdha të huaja, të cilët kanë shprehur admirimin e tyre për sitatën politike e ekonomike në Shqipëri.

Azia Ambiente Italia S.p.a (i cili bashkëpunon dhe me partner shqiptar Azia Albania Sh.p.k), që si aktivitet të sajin ka zhvillimin, projektimin, ndërtimin e menaxhimin e impianteve të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ka prezantuar tek Kryeministri Berisha projektin për ndërtimin e një impianti ere në zonën e Lezhës.

Interes për investime në fushën e energjisë i kanë shprehur sot Kryeministrit Berisha edhe përfaqësuesit e kompanisë CPL Concordia, një grup kooperativësh ky, multifunksional shërbimesh në fushën e energjisë ngrohëse, në atë të gazit e të shpërndarjes së ujit.

Po sot, Kryeministri Berisha është takuar dhe me përfaqësues të grupit financiar koreano- amerikan “Texew Enterprises Inc”. Ata prezantuan në këtë takim projekt idenë për investime në linjë ajrore, turizëm e në krijimin e një parku industrial në të cilin kompanitë koreane të vendosin aktivitetin e tyre në produktet elektronike, në tekstile, infrastrukturë etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›