Fjala e Presidentit Topi në takimin me anëtarët e Gjykatës së Lartë.

16 shtator 2008
Pallati i Brigadave
Së pari, ju përshëndes nga zemra. Kam rastin edhe njëherë të uroj anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Nuk është inflacion falenderimi, por e them këtë në një moment shumë të rëndësishëm kur Gjykata e Lartë, si institucioni më i rëndësishëm i pushtetit gjyqësor, ka nevojë jo vetëm të kompletohet në strukturë, por është shumë e rëndësishme që të kompaktësohet.
Unë besoj që ky është pikërisht momenti i duhur kur institucioni i Gjykatës së Lartë, jo vetëm që është plotësuar me të gjitha vendet vakant, por është momenti kur duhet të jetë në funksion të plotë edhe me atë që ka të bëjë me drejtuesin e këtij institucioni, pra me Kryetarin e Gjykatës së Lartë. Pra, gjithmonë, vënia në funksion të plotë, sidomos ajo që ka të bëjë me Kryetarin, nuk është thjesht çështja e drejtimit të një institucioni apo i një drejtimi honorifik, por në rastin konkret, ka një nevojë substanciale që Kryetari i Gjykatës së Lartë të vendoset sa më shpejt.
Mund t’ju them që jemi në përfundim të këtij procesi, proces i cili, në mënyrë absolute nuk mund të jetë dhe nuk mund të ishte i lehtë, por duhet të ishte dhe është rezultat i një vlerësimi analitik, i një vlerësimi profesional, i një vlerësimi tek i cili bëhet ende më i vështirë kur duhet të zgjedhësh midis kualiteteve. Kam rastin të them këtu që ka një vlerësim pozitiv për të gjithë ju që jeni anëtarë të Gjykatës së Lartë, qoftë për anëtarët e vjetër, qoftë për anëtarët e rinj. Keni kaluar në një proces të natyrshëm konstitucional, në një proces që kalon patjetër nëpërmjet vendimmarrjes parlamentare. Jeni të gjithë me eksperienca individuale të vlerësueshme, por tek e fundit njëri do të jetë Kryetari. Dhe të jesh Kryetar i Gjykatës së Lartë, kjo jo thjesht për definicion, por presupozohet që detyrat i ka kompatibël me pozicionin që ka, pra ai është në të njëjtën kohë jo vetëm Kryetari i Gjykatës së Lartë, por ai është Kryetar i Bordit të Administrimit të Buxhetit, ai në të njëjtën kohë është Kryetar i Bordit të Magjistraturës. Por ju e dini që me ndryshimet që kemi pasur, kemi disa probleme edhe në Bordin e Magjistraturës. Ai në të njëjtën kohë është Kryetar i Konferencës Gjyqësore, nga ana tjetër është një përfaqësues shumë i rëndësishëm në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pra, përfytyroni që janë disa funksione, të cilat e bëjnë të domosdoshme vendimmarrjen sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm, vazhdon të jetë i tillë, dhe duhet që vendimmarjet e kësaj natyre të jenë në ekuilibër të plotë jo vetëm me domosdoshmërinë e përzgjedhjes së emrit, por dhe me maturinë, ekuilibrin dhe vlerësimin profesional dhe analitik.
Unë do të thoja që anëtarët e Gjykatës së Lartë sot dhe më tej do të jenë në një koniukturë mjaft të rëndësishme politike institucionale, edhe në funksion të reformimit të pushtetit gjyqësor. Pra, ka qenë, vazhdon të jetë, dhe jam i bindur që do të jetë edhe në ditët në vazhdim, një nga kërkesat kryesore të partnerëve tanë ndërkombëtarë, që ky proces të jetë i shpejtë, të jetë i fortë, të jetë i konsoliduar, sepse është një nga kërkesat për integrim, qoftë në firmosjen e Protokollit, për të cilin kam bindjen që do të firmoset që vendi ynë të bëhet anëtar me të drejta të plota në NATO, por dhe një proces tjetër i cili është akoma më i vështirë për të arritur standartet, në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Kemi edhe element tjetër që vjen pikërisht si një zë i fuqishëm nga shoqëria shqiptare, nga njerëzit e thjeshtë, kudo ku ata jetojnë, kudo ku ata përplasen me sistemin e drejtësisë, në mënyrë që Gjykata e Lartë, institucioni më i rëndësishëm i pushtetit gjyqësor, të jetë jo vetëm institucioni i cili ofron të gjithë përgjegjësinë e vet institucionale, por ofron edhe besimin, edhe autoritetin e këtij pushteti shumë të rëndësishëm, që është pushteti i cili, i jep jo thjesht në planin psikologjik, por në planin realistik, i jep atë që prekin të gjithë qytetarët shqiptarë, që t’u garantohet e drejta, t’u garantohet pikërisht ajo që ata presin në një sistem demokratik, në mënyrë që pushteti gjyqësot t’i largohet sa më shumë dhe përfundimisht aferave korruptive, t’i largohet në mënyrë definitive edhe atij imazhi i cili e ka veshur pushtetin gjyqësor prej vitesh dhe jeni ju padyshim që do ta përballni këtë sfidë.
Pushtetet në një shtet demokratik natyrisht janë të ndara, por nuk janë të ndara për t’i trajtuar në mënyrë metafizike të ndara nga njëra tjetra. Ato janë të ndara në kompetencat dhe detyrimet e tyre, por janë bashkëpunues. Kjo është arsyeja që janë të ndara edhe propozimet, edhe miratimet, edhe ushtrimi i funksioneve, por Gjykata e Lartë ka një aktivitet jashtëzakonisht të rëndësishëm e specifik, dhe brenda këtij kuadri të ushtrimit të funksionit të Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë është shumë i rëndësishëm. Ai jo vetëm duhet të ruajë me shumë dinjitet institucionin, ai duhet të jetë një njeri me një karakter shumë të fortë, pa diskutim me përvojë, ai duhet të garantojë institucionin dhe në emër të institucionit të Gjykatës së Lartë, të gjithë imazhin e pushtetit gjyqësor, që të jetë i ekuilibruar, të jetë i painfluencuar. Jemi mësuar të themi thjesht i painfluencuar nga politika, por nuk është vetëm politika që influencon. Ka edhe një linjë tjetër që është shumë influente në pushtetin gjyqësor, që është pikërisht afera që vjen nëpërmjet interesave ekonomike. Unë do ta quaj të tepërt që ta vazhdoj këtë bisedë në këtë sens, sepse jam i bindur që gjithsecili nga ju, që ka arritur këtu mbi bazën e një karriere personale, shumë serioze, shumë të respektuar, jam i bindur që do të dini të përballoni me shumë sukses sfidat e të ardhmes. Padyshim që e gjithë shoqëria jonë, të gjitha institucionet tona, përfshihen çdo ditë nga debatet dhe është mirë që perceptimi i debatit të mos marrë konotacionin e vet negativ. Debati është shumë i rëndësishëm. Bëhen debate për çështje mjaft të rëndësishme që nuk kanë të bëjnë thjesht me momentin, nuk kanë të bëjnë me interesa të çastit, por debati, sidomos për pushtetin gjyqësor, është një debat që i takon së ardhmes, i takon viteve, dhe sa më i konsoliduar të jetë ky proces, sa më i fortë të jetë debati, sa më konstruktiv të jetë debati, tek e fundit, edhe debati e ka një fund. Pra, diskutohet, debatohet, ka një marrëveshje fjale që vihet në fund të debatit dhe votohet. Në fund fare, të gjithë jemi të detyruar, që ato ligje që miratohen, të zbatohen me korrektësi të plotë, dhe mbi të gjitha, kjo korrektësi kërkohet pikërisht tek ju, tek institucioni kryesor. Sa më i fortë të jetë institucioni juaj, aq më i fortë do të jetë i gjithë pushteti gjyqësor, aq më shpejt do të vendoset shteti i së drejtës në Shqipëri.
Unë u futa pikërisht në një moment të debatit, sepse do të ishte jo e pranueshme, nuk do të ishte e pëlqyeshme dhe me psikologjinë që ka publiku në Shqipëri. Publiku në Shqipëri vërtet i ka sytë shumë tek politika, tek politika e ditës, por natyrisht i ka sytë dhe tek kritikat, tek pushteti gjyqësor. Çdo njeri mund të bëjë politikë në ambientet ku jeton, ku punon, aty ku kalon kohën e lirë, por tek e fundit ajo që e dëmton më shumë qytetarin e thjeshtë, që është dëmtim absolutisht i personalizuar se ka të bëjë me individin, me interesat e familjes, është pikërisht një vendim që vjen nga drejtësia. Pra, në rast se diku bëhet politikë dhe diapazoni i diskutimit politik është i gjerë, tek drejtësia nuk ke shumë mundësi për të rikuperuar atë dëm që vjen nga drejtësia, pra termi është shumë i saktë, është drejtësi, por çështja është se si jepet vendimi. Askush më shumë se institucioni që ju përfaqësoni nuk mund të garantojë objektivitetin e një vendimi, jo thjesht se të gjitha çështjet vijnë tek ju, por juve duhet të garantoni me autoritetin tuaj pikërisht të gjithë funksionalitetin e pushtetit gjyqësor. Kështu që pjesëmarrja juaj edhe në debate, natyrisht pa interferuar fare me çështjet e debatit politik, por aty ku ju kërkohet, patjetër duhet të thoni me zë të hapur, me një zë të fortë profesional, në tryezat institucionale mendimin tuaj. Kjo pasi do të ishte jo e këndshme që anëtarët e Gjykatës së Lartë, qoftë dhe anëtarët e gjykatave të tjera, që të rrinë indiferentë, kur diskutohen pikërisht çështje shumë të rëndësishme të reformimit të pushtetit gjyqësor. Kjo, jo për retorikë politike, por unë besoj që kërkohet dhe nga aktorët politikë, të cilët në gjithë diskursin e tyre, kohë pas kohe e kanë shprehur që vendimmarrja politike është ajo e cila i vendos në mënyrë definitive gjërat në ligj, por gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i juristëve, sidomos zëri i atyre që janë në organet më të rëndësishme të gjyqësorit. Askush nuk do të kritikonte shfaqjen profesionale të një gjyqtari, i cili nuk e politizon problemin, por futet në mënyrë shumë bindëse, shumë substanciale në çështjet e ligjit, të strukturës së ligjit, të elementëve të ligjit, të fyrmës së ligjit. Ajo që kërkohet sot është pikërisht dhe ajo që po thonë dhe partnerët tanë. Duhet një lloj motivimi, duhet një lloj ndërgjegjësimi, për të qenë pjesë e problemeve që ju keni, sepse askush nuk mund të ngrejë zërin më pas për të thënë: “shiko se kemi defekte në ligj”. Gjërat duhet të trajtohen, duhet të diskutohen sa nuk janë vendosur. Kur vendosen pastaj, detyrimi është për zbatim, në mënyrë që t’i japim një formë të saktë dhe çështja e saktësisë është çështje relativiteti, por kur them në sensin më të mirë të mundshëm të bëjmë një ligj apo një kuadër ligjor, do të ishte shumë mirë që ju të jeni gjithmonë aktivë. Gjithsesi, unë falënderoj përfaqësuesit e medias, sepse është çështje e një sensibiliteti të lartë dhe publik. Kjo është arsyeja që dhe ky takim, por dhe takime të tjera janë bërë të hapura. Dhe pas kësaj, ne natyrisht që do të futemi në një diskutim pune.
Ju faleminderit”.