Presidenti Topi pret Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Fini.

15 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Finin dhe delegacionin zyrtar, që e shoqëron gjatë vizitës së tij të punës në vendin tonë.
Presidenti Topi uroi mirëseardhjen dhe theksoi rolin e jashtëzakonshëm të zotit Fini si në politikën italiane, ashtu edhe në atë ndërkombëtare duke shprehur gjithashtu vlerësimet maksimale për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Italinë në të gjitha fushat: në atë plotike, institucionale, ekonomike-tregtare, kulturore, që burojnë nga lidhjet e thella historike dhe miqësore tradicionale mes dy vendeve tona.
Duke shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme të Italisë për Shqipërinë, Presidenti Topi nënvizoi faktin se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona janë futur tashmë në një terren të natyrshëm bashkëpunimi ku dialogu dhe shkëmbimet politike kanë arritur në nivelet më të larta siç e tregojnë edhe shkëmbimet e shpeshta të vizitave të personaliteteve më të larta italiane dhe shqiptarë duke vlerësuar veçanërisht politikën parlamentare dhe përvojën italiane si shumë të vlefshme për parlamentin tonë.
Pasi bërë një përshkrim të shkurtër të reformave të ndërrmara si ajo në drejtësi, etj, të arritjeve të dukshme të Shqipërisë siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit dhe marrja e ftesës për në NATO, Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria do të ketë ende nevojë për ndihmën dhe përvojën e Italisë në përpjekjet e saj për të përmbushur standardet dhe realizuar aspiratat integruese të mbarë popullit shqiptar, ku përfshihet anëtarësimi në Bashkimin Europian edhe lëvizja e lirë e njerëzve. Në këtë pikë, Presidenti Topi nënvizoi rolin e rëndësishëm që Italia mund të luajë si avokate për Shqipërinë dhe imazhin e saj si një vend që po zhvillohet dita-ditës, që po ndërmerr reforma të thella, që po lufton krimin e organizuar, korrupsionin dhe po bëhet përherë e më shumë tërheqëse për investitorët e huaj, kryesisht ata italianë.
Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu edhe situatën e përmirësuar të paqes dhe stabilitetit që mbizotëron në rajonin e Ballkanit, pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së saj, duke theksuar se tashmë mbarë rajoni është i projektuar tërësisht drejt integrimit në familjen e madhe europiane.
Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, z. Xhanfranko Fini, pasi falenderoi Kreun e shtetit shqiptar për pritjen dhe ndjenjat e sinqerta të miqësisë tradicionale, u shpreh se lidhjet mes dy popujve tanë janë shndërruar tashmë në raporte bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti të ndërsjelltë. Z. Fini vlerësoi arritjet e Shqipërisë, e cila si një vend gjeografikisht dhe shpirtërisht i shumë i lidhur me nyje kulturore dhe historike me Italinë është bërë një partner i rëndësishëm ekonomiko-tregtar dhe një aleat për siguri e bashkëpunim, ku padyshim një meritë të madhe ka patur udhëheqja politike e aftë e vendit tonë. Në këtë pikë, z. Fini vuri në pah faktin se Shqipëria e ka shndërruar krejtësisht imazhin dhe fatin e saj, duke ofruar siguri dhe kushte të përshtatshme për rritjen e pranisë së investitorëve italianë.
Z. Fini pasi shprehu dëshirën për t’u takuar sërisht me Kreun e shtetit shqiptar gjatë vizitës së tij të planifikuar muajin e ardhshëm në Itali, i dorëzoi Presidentit Topi “Medaljen e Artë” të Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë.