Fjala përshëndetëse e Presidentit Topi mbajtur sot paradite në Shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në qytetin e Elbasanit.

15 shtator 2008
Të dashur nxënës, mësues, prindër,
Të nderuar deputetë dhe pushtetarë lokalë,
Me shumë kënaqësi kam ardhur sot në Elbasan, për të qenë me ju në ceremoninë e çeljes së vitit të ri shkollor. Në këtë ditë të shënuar për mbarë Shqipërinë, jo rastësisht kam zgjedhur Elbasanin, së pari si vatër të kulturës e të arsimit shqip, dhe së dyti, për vetë simbolikën e këtij viti, për ju që jeni në prag të kremtimit të 100-vjetorit të shkollës suaj, si një shkollë që ka mbajtur me dinjitet emrin e rilindasit tonë të shquar Naim Frashëri.
Me shumë kënaqësi dëshiroj të përshëndes vogëlushët, që ulen për herë të parë në bangat e shkollës e që sot me siguri, janë të shoqëruar nga prindërit. Përshëndes edhe nxënësit më të rritur që janë në vazhdim të procesit të tyre të nxënies për t’u bërë qytetarë të denjë të Shqipërisë.
Vetë historia 100-vjeçare e shkollës suaj, që i ka dhënë vendit tonë figura të ndritura patriote: akademikë, profesorë, intelektualë, profesionistë, artistë, - sikurse e tha Drejtori, edhe martirë të demokracisë, - janë kontribute të shquara dhe të çmuara për shoqërinë tonë, dhe padyshim që kjo të jep besim për vazhdimësinë e kësaj tradite. Jam i bindur që tradita bën punën e vet, koha bën punën e vet, vitet që vijnë patjetër do të na japin figura të reja që do dalin nga kjo shkollë e nderuar, sepse në procesin e nxënies, në procesin e dijes, në procesin e formimit në shkollë, është shumë e rëndësishme metodika e mësimdhënies. Padyshim, janë shumë të rëndësishme ambientet ku mësojnë nxënësit, por një vlerë shumë të veçantë kanë dhe traditat. Dhe ky qytet jep një traditë të veçantë përsa i përket arsimit. Kjo shkollë mban mbi supe 100 vjet të traditës, kjo shkollë ka në memorjen e vet, sikurse thashë, dhjetëra dhe qindra figura, të cilat kanë bërë epokë në fushat e tyre dhe padyshim, në vitet që vijnë, ne dhe brezat që vijnë, do të njohim figura të reja intelektuale, profesioniste, emra të shquar të shoqërisë, që do të dalin pikërisht nga kjo shkollë.
Unë jam i bindur që sot Shqipëria ndodhet në një fazë të re. Ju nuk do të jeni thjesht qytetarë të denjë dhe profesionistë të denjë të Shqipërisë, por mbi të gjitha, ju do të jeni njerëz të lirë, qytetarë të Evropës, ku do të jeni patjetër pjesë e asaj që konsiderohet si pjesa e elitës intelektuale dhe padyshim që sot ne kemi eksperienca, ku intelektualë që janë formuar në shkollat tona, janë pjesë e stafeve akademike, pjesë e rretheve më të shquara intelektuale, kudo ku punohet në botë, dhe jam i bindur që ju do i shërbeni Shqipërisë, Shqipërisë në Shqipëri, por emrit të Shqipërisë edhe në Evropë.
Të dashur nxënës,
Baza e formimit të një shoqërie është arsimimi me të gjitha etapat e tij të domosdoshme. Dhe sot mundësitë për të mësuar janë të pafund, që nga librat dhe deri tek interneti, të cilat sot janë të arritshme kudo e shërbejnë për t’u përditësuar me zhvillimet më të fundit. Sa më pranë tyre ju të qëndroni, aq më të përgatitur do të jeni për t’u përballur me tregun evropian, dhe pse jo me atë botëror duke patur parasysh mundësitë për studime të mëtejshme. Natyrisht që në këtë rrugëtim do keni pranë mësuesit tuaj, roli i të cilëve mbetet i pazëvendësueshëm.
Të nderuar mësues,
Me reformat e ndërmarra vitet e fundit, kurrikulat arsimore dhe vetë statusi i mësimdhënësve ka arritur në një stad të ri, të cilat kurrsesi nuk duhet të ndalen, por të intensifikohen përmes një konsultimi të vazhdueshëm me të gjithë aktorët në funksion të përshtatjes me standartet më bashkëkohore të Evropës, pjesë e së cilës duhet të jemi.
Padyshim një mesazh sot u dërgohet edhe prindërve, prindërve të cilët kanë patjetër një detyrim për fëmijët e tyre. Mjaft prindër janë të motivuar që të merren me procesin e formimit të nxënësve në shkolla, një pjesë e tyre ende nuk e kanë këtë lloj motivimi. Kështu që shoqëria, institucionet e shtetit, vetë kolektivi i mësuesve, vetë ambienti shoqëror duhet të bëjë të mundur që produkti i familjes, që është fëmija, patjetër të futet në një proces homogjenizimi përsa i përket standarteve të formimit të nxënësve. Çka do të thotë që duhet të rritet sensibilizimi, që fëmijët të afrohen në shkolla, të arrijnë të formohen nëpër shkolla, të kenë të njëjtin motivim dhe jam i bindur që, në radhë të parë, shteti dhe kolektivi i mësuesve kudo ku mësohet dhe punohet, të jenë të tilla që të afrojnë së pari prindërit, në mënyrë që ambienti i shkollës të jetë i njëjti ambient formimi për të gjithë.
Shkolla është investimi më i mirë për të ardhmen e gjithësecilit, por edhe të Shqipërisë dhe kjo duhet të jetë pika kyçe e bashkëpunimit mësues-nxënës-prindër dhe institucione.
Pa u zgjatur shumë, kam një vlerësim të veçantë për të gjithë brezat e mësuesve, të rinj e të vjetër. Një homazh të sinqertë për arsimtarët në pension dhe për paraardhësit e tyre, që hodhën themelet e arsimit në gjuhën shqipe.
Me lejoni ta mbyll duke i uruar përmes jush, të gjithë nxënësve, mësuesve në mbarë vendin: Një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor! Suksese!”