Presidenti Topi nis vizitën një ditore të punës në Bari.

13 shtator 2008
Bari,
Itali
Presidenti i Republikës, Bamir Topi nisi mbrëmë një vizitë pune, në krye të një delegacioni, në Bari të Italisë, për të marrë pjesë në hapjen e edicionit të 72-të të "Fiera del Levante-s", që do të hapet sot paradite.
Kreu i shtetit shqiptar dhe delegazioni zyrtar, që e shoqëron u pritën nga drejtuesit dhe autoritetet vendore të Barit dhe të Rajonit të Puljas. Mbrëmë Presidenti Topi zhvilloi një takim në Prefekturën e Barit me Kryetarin e Këshillit Rajonal të Puljas, Pietro Pepe, me Prefektin Karlo Shilardi, Kuestorin i Barit, Vinçenco Speranca, Presidenti i "Fiera del Levante-s", Kosimo Laçirinjola dhe autoritete të tjera politike dhe ushtarake. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, lidhjet e ngushta historike dhe shpirtërore mes dy popujve, si dhe zhvillimi i mëtejshmë dhe rritja e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike tregtare.