E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi zhvilloi sot paradite një vizitë në qytetin e Elbasanit.

15 shtator 2008

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, bëri sot paradite një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku u prit nga Prefekti i Qytetit, Shefqet Deliallisi, Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, Kryetari i Qarkut, Ardian Turku, deputetët Aurel Bylykbashi dhe Ndriçim Hysa, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Qarkut, Mimoza Matraxhiu dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.

Pas një takimi të shkurtër në ambientet e Prefekturës, Kreu i Shtetit vijoi vizitën e tij në Shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri”, me rastin e çeljes së vitit të ri shkollor. I pritur ngrohtësisht mes duartrokitjesh e buqetash me lule nga nxënësit e shkollës, Presidenti Topi përshëndeti dhe uroi të gjithë nxënësit, mësuesit e prindërit për një vit të ri të mbarë shkollor. Kreu i shtetit theksoi se zgjodhi këtë shkollë me rastin e 100 vjetorit të krijimit të saj. Nga ana e tij, Drejtori i Shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Arjan Pupuleku, pasi vlerësoi vizitën e Presidentit Topi, shprehu falënderimet më të thella në emër të të gjithë stafit pedagogjik e nxënësve të shkollës.

Në fund të vizitës së tij, Presidenti Topi ndoqi një koncert të shkurtër të përgatitur nga grupi artistik i nxënësve. Më tej, ai u njoh nga afër me muzeun e shkollës, sallën e internetit, klasën e piktorëve të vegjël, si dhe u takua me nxënës të klasave të para.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›