Mesazh i Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2008-2009.
14 shtator 2008
Fillimi i vitit të ri shkollor përbën një ngjarje të rëndësishme për gjithë shoqërinë tonë. Rreth një e katërta e popullsisë u drejtohet nesër dyerve të shkollave: fëmijë që ndjekin arsimin bazë, të rinj gjimnazistë dhe specialistë të ardhshëm në shkollat profesionale.
Është ky kontingjenti që pas disa vitesh do t’i japë fizionominë krejt jetës shqiptare, është brezi që, me siguri, do të bëjë pjesë në rininë evropiane, të asaj Evrope që synuam dhe po arrijmë ne, prindërit e tyre.
Por që ky brez të jetë tërësisht evropian, duhet që të përgatitet si gjithë evropianët e sotëm, me idenë se i përket Evropës e duke qenë thellësisht Shqiptar.
Një urim të përzemërt e krejt të veçantë do të kisha për ata që kurrë nuk do ta harrojnë këtë ditë, për vogëlushët që sot ulen në bangat e klasës së parë. Le t’u urojmë atyre së bashku “Rrugë të mbarë” në udhëtimin e bukur drejt dijes!
Përshëndes gjithashtu gjimnazistët dhe nxënësit e shkollave profesionale si pjesën më dinamike e më vitale të shoqërisë.
Një mendim të veçantë do të kisha për ata fëmijë që sot i ndjekin me sy të trishtuar moshatarët e tyre që pas kangjellave të shkollës, për fëmijët që, për arsye të ndryshme, e kanë braktisur atë. U bëj thirrje prindërve të tyre që të reflektojnë pasi shkolla në mënyrë absolute përbën investimin më të mirë për të ardhmen e tyre. Shteti duhet të marrë gjithë përgjegjësitë për shkollimin e tyre. Askush nuk mund të privohet nga arsimimi bazë për shkaqe ekonomike, për arsye të origjinës apo për shkak te gjakmarrjes. Le t’i bashkëngjiten edhe ata brezit të të rinjve shqiptarë evropiane.
Nje vlerësim i sinqertë do të shkonte sot për gjithë mësimdhënësit, misionin fisnik të të cilëve, këtë ditë, e çmojmë më tepër se kurrë.
Suksese pra të gjithëve në rrugën e vështirë, por të bukur të dijes!