Kryetarja e Kuvendit së bashku me Kryeministrin Berisha përurojnë në Shkodër rikthimin e monumeteve historike të qytetit.
Shkodrës i kthehen vlerat monumentale e historike të braktisura përgjatë diktaturës komuniste dhe tranzicionist post komunist.
Në një atmosferë festive shkodranët kanë pritur sot Kryeministrin Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka, deputetë të Shkodrës dhe autoritetet lokale të mbërritur në qytetin më të madh verior për të përuruar rikonstruksione monumentale dhe ndërtime të infrastrukturës publike me vlerë mbi 60 milion lekë.
Pasi kanë prerë shiritin e një prej simboleve të infrastrukturës historike të këtij qyteti, piazës që mban emrin e piktorit të njohur kombëtar Kol Idromeno, krerët e lartë të shtetit kanë përshkuar rrugën në këmbë duke takuar burra, gra e të rinj përgjatë saj.
Me një vlerë prej 55 milion lekësh, rikonstruksioni ka kthyer rrugën pedonale Kol Idromeno në autenticitet, ku bien në sy fasadat me punimet karakteristike.
Kryeministri Berisha theksoi se me rikthimin e piazes Kol Idromeno, qytetit i kthehen meritat e traditës dhe kulturtës.
Kjo shëtitore ka qenë në dekada dhe shekuj aorta e qytetit, luksi më i madh i jetës së tij. U rrënua përkohësisht dhe u rinovua madhërishëm me të gjithë bukurinë dhe vlerat e saj.
Në fund të kësaj rruge është ngritur edhe Banka Banka italianë e Zhvillimit, e përurar sot si një projekt që do të kontribuojë në forcimin e tregut financiar të qytetit të Shkodrës dhe më gjerë në zonat veriore.
Një tjetër monument me vlera të patjetërsueshme për qytetin e Shkodrës është edhe Truma e Dugajve të Reja, që njihet si një ndër burimet ujore të famshme të zonës, që nga vitet 1800.
E rikthyer sipas variantit të fotografuar prej Marubit, edhe ky monument krejtësisht i veçantë në krye të rrugës Jeroin De Rada, u përurua sot nga Kryeministri Berisha.
Rikonstruksioni i kësaj rruge me vlerë 12 milion lekë, dhe rikthimi i traditave kulturore do ti sjellë një shtysë të re veçanërisht zhvillimit të turizmit në Shkodrës.
Vizita e kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në Shkodër u mbyll me një takim masiv me studentë të Universitetit Luigj Gurakuqi. Në një atmosferë të ngrohtë, auditori studentor mirëpriti në një prej sallave të tij, Kryeministrin dhe Kryetaren e Kuvendit.
Duke theksuar se brezi i sotëm është gjenerata e lirisë dhe progresit, Kryeministri Berisha ftoi të rinjtë të jenë aktivë në një Shqipëri që po ndryshon.
"Ju jeni brezi i një vendi që së shpejti do të jetë anëtar i NATO-s, theksoi Kryeministri. Ju jeni vektorët dhe përfituesit e ndryshimit. "