E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në Bruksel, takon Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, Patrick Dewal.Ambicja për liberalizimin e vizave gjen mbështetjen e Kryetarit të Parlamentit belg.

  Ambicja për lëvizjen e lirë të qytetarëve përmes liberalizimit të vizave gjen mbështetjen e Kryetarit të parlamentit belg, Patrick Dewal, i cili konfirmoi angazhimin e tij personal për këtë çështje, në takimin që i rezervoi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.   Kryetarja e Kuvendit  gjendet për një vizitë zyrtare në Bruksel dhe takimi me homologun e saj belg, çeli siparin e kësaj vizite   Si një ish ministër i Brendshëm i Belgjikës, ku në këtë cilësi ka vizituar dhe  Shqipërinë, zoti Dewal, është një njohës i mirë i reformave dhe i përpjekjeve të vendit tonë për integrim euroatlantik.
Në këtë kuadër u shpreh Kryetari i Parlamentit belg,  unë do të bisedoj personalisht për çështjen e liberalizimit të vizave me përfaqësuesit e qeverisë së Belgjikës, si një prej vendeve më me  influencë në BE, dhe që vitin e ardhshëm, merr Presidencën e rradhës.   Kryetarja e Kuvendit tha se mbështetja e Belgjikës është e një rëndësie të veçantë, dhe siç u shpreh ajo në një kohë kur ambicja jonë, është që në vitin e parë të mandatit të dytë të realizojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve.   Kemi nisur dhe do përfundojmë  së shpejti proçesin e pajisjes me Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Të gjitha këto hapa janë në shërbim edhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë që meritojnë të qarkullojnë të lirë në Europë, pjesë e së cilës ndihen- tha ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit, në takimin me homologun belg.   Kryetarja e Kuvendit vlerësoi veçanërisht mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e ratifikimit të MSA dhe Protokollit të Anëtarësisë në NATO, si një ndihmë e  konsiderueshme,  për rrugëtimin europian të vendit tonë.   Pas dy javësh Shqipëria do të përjetojë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e saj, pas shpalljes së Pavarësisë, atë të anëtarësisë me të drejta dhe përgjegjësi të plota në NATO- deklaroi Kryetarja e Kuvendit.   Një temë tjetër e bisedës ishte edhe kriza globale ekonomike. Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se Shqipëria nuk është prekur nga kriza.
Doktrina jonë ekonomike rezultoi efikase dhe ne përballuam valën e krizës. Për të përballuar efektet e saj të mundshme në ekonominë tone, qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera, kanë hartuar një paketë stimuluese me masa ndihmëse financiare- tha lidhur me këtë temë,  Kryetarja e Kuvendit .   Kryetari i Parlamentit  belg, vend i cili, u prek në mënyrë të konsiderueshme nga kriza globale, vlerësoi reformat ekonomike të Shqipërisë dhe vuri theksin në rritjen e  bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, ku shprehje konkrete, do të jetë rritja e investimeve belge në vendin tonë.   Mes Kryetares së Kuvendit dhe Kryetarit të Parlamentit belg, u fol ndër të tjera dhe për çështje të bashkëpunimit parlamentar dhe me këtë rast, zoti Patrick Dewal, u ftua nga Kryetarja Topalli, për një vizitë në Shqipëri.   Kryetarja e Kuvendit do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Euro-Mesdheut, ku Shqipëria pritet të anëtarësohet me të drejta të plota. Pjesëmarrësve e punimeve të Asamblesë së Euro Mesdheut, Kryetarja e Kuvendit do t'u drejtohet me një fjalim.
  Kryetarja e Kuvendit, gjendet në Bruksel për një vizitë zyrtare, e  shoqëruar nga Nënkryetari i Kuvendit Ylli Bufi dhe deputetët Osman Metalla e Pal Dajçi.        
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›