E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë një ditore pune në Itali.

12 shtator 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi u nis sot për një vizitë pune në krye të një delegacioni zyrtar për në Bari të Italisë, i ftuar nga Presidenti i “Fiera del Levantes”, Kozimo Laçirinjola për të marrë pjesë në edicionin e 72-të të këtij panairi të rëndësishëm ekonomiko-tregtar.

Kreu i shtetit shqiptar pritet të përshëndesë hapjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm tradicional mesdhetar, ku marrin pjesë investitorë italianë dhe të huaj dhe do të takohet me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni dhe me autoritete të tjera të larta të qeverisjes qendrore dhe vendore të Republikës së Italisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›