Flaka e kashtës me ligjin për Presidentin
Mentor Nazarko
Ditët e fundit, mediave të uritura për lajm, iu hodh një lajm: do të bëhet një ligj organik për Presidentin e Republikës! Mund të zgjedhësh një qasje injoruese ndaj kësaj ideje, posaqë ajo lëshohet identitarë socialë apo politikë dhe për rrjedhojë centralizim të pushtetit tek kryetari, duke mos funksionuar në këtë mënyrë aspak kështu meritokracia. është fakt që po të hedhësh vështrimin në listat e deputetëve dhe shikon si nga PD dhe nga PS sesa prej tyre kanë pasur kontribute në atë parti apo që të kenë pasur kontribute si shoqëri civile, (këtu nuk kam parasysh ndonjë të ashtuquajtur kontribut si OJF, që pasi merr paratë e projekteve hap gojën dhe flet, dhe kur nuk i ke ato para projektesh hesht, apo kur flet me gjuhën e donatorit politik, por kam parasysh atë shoqëri civile me individin e lirë qytetar, të paveshur me pushtet politik, apo të pamolepsur me raporte fiktive financiare projektesh).
Dhe në fakt po ashtu mjafton të hedhësh vështrimin dhe të numërosh sa njerëz me kontribute të mira intelektuale disavjeçare në politikë janë lënë jashtë saj. Të tillë që kanë luftuar për demokracinë duke provuar në kurrizin e tyre shkopinjtë e diktaturës, privimin e lirisë së tyre dhe që PD i la jashtë liste apo intelektualë që kanë mbrojtur fort idealet e së majtës, duke mbrojtur elementë identitarë të së majtës dhe që PS i lë jashtë, duke i cilësuar si tepër socialistë në emër të ndryshimit "Përtej së majtës dhe të djathtës", troç të dali ku të dali vota.
Identitet nisur nga kuptimi etimologjik "iden" e njëjtë, e përbashkët, e përngjashme, përsa i përket përcaktimit të kuptimit identitet më gjerë se etimologjikisht duhet të dimë identiteti i një individi mbart një shumësi identitetesh si ato kulturore, profesionale, familjare, morale etj. Me gjithë vështirësinë për të përkufizuar identitetin, ky si koncept fillon më tepër të qartësohet kur e bashkëlidhim në raport me marrëdhënien ndaj tjetrit, apo të tjerëve, sepse në këtë raport social mund të arrihet vetëdija për veten dhe të dallojmë ndërgjegjen individuale nga ajo e tjetrit, apo nga ajo kolektive. Kështu me gjithë bashkëlidhjen që i bëjmë këtij koncepti me raportet mes shumicës dhe pakicave, mund të themi se identiteti është njëkohësisht individual e kolektiv, që përfshin përvetësimin e elementeve të reja si dhe ruajtjen e elementeve të vjetra, mbështetet mbi të kaluarën, por që zhvillohet me të ardhmen, mbështetet në trashëgimi. Këto karakteristika vlejnë edhe për identitetin politik.
Identiteti shfaqet si identitet social që mund të përfshijë identitetet kulturore ose etnike, identitetet gjinore, identitete të orientimeve seksuale, identitete klase sociale, identitete moshe, profesionale etj., pra që i referohet konceptimit të një individi të vërtetë që derivon nga pjesëmarrja në grupe.
Identiteti personal, nga ana tjetër, i referohet vetë-konceptimeve të një individi, dhe përcaktimin e këtij individi në lidhje me (ose në krahasim me) individët e tjerë dhe që nga ana tjetër identiteti personal mund të përfshijë çdo veçori unike, të cilën ne e lidhim me veten në krahasim me të tjerët.
është fakt që ne bashkëveprojmë me të tjerët nëpërmjet dy mënyrave perceptimi: nëpërmjet grupeve dhe lidhjeve ndërpersonale dhe në rastet kur tentohet me forcë uni dhe pa marrëveshje veçimi i interesit personal ndaj atij kolektiv kur këto janë në kundërshti, krijon probleme si në ruajtjen e elementëve identitarë të trashëguara, ashtu edhe sesi ato do të modelohen në të ardhmen.
Problemi i moralitetit të komunikimit politik është shumë i lashtë dhe që antikitet gjen gjurmë të përpjekjeve njerëzore për ta sqaruar modelin moral, që ka ose duhet të ketë të shprehurit në publik të politikës dhe që po të vazhdoja të kërkoja përgjigje për vlerat morale në politikë do t'u referohesha tri çështjeve të mëdha që shtroi filozofi Emmanuel Kanti se "çfarë mund të njoh unë", "çfarë mund të bëj unë", "çfarë më lejohet të shpresoj ", duke iu përgjigjur kështu edhe dilemave mbi vlerën morale, duke thënë se vlera morale nuk varet nga një rezultat i jashtëm, as nga disa rrethana të përcaktuara; ajo është e vlefshme në vetvete dhe se kjo vlerë morale kërkon bindje dhe se asaj i duhet bindur, pavarësisht nga rezultatet, për të vetmen arsye se bëhet fjalë për një vlerë morale.
Por kush e kupton kështu kaq të rëndësishme vlerën morale që duhet të ketë individi në vetvete si një qëllim të mirë ndaj tjetrit, si një të mirë që i bën ti tjetrit, si një energji pozitive që duhet të kesh në vetvete dhe ta çlirosh atë pa kufi tek tjetri, në fund të fundit si një vullnet të mirë, që brenda nesh të na bëjë të dëshirojmë të jemi në paqe me këto vlera morale. Tashmë në këtë shoqëri me një ambicie pragmatiste herë-herë të shtrembëruar dhe të shfrenuar përbën problem njohja e vlerave morale dhe virtytit, pasi disa vlera që janë aq të qarta si të tilla po konsiderohen antivlera dhe anasjelltas psh. pangopësia për të fituar dhe shtuar me çdo mjet paratë nga një antivlerë po trajtohet nga shoqëria si një vlerë, përndryshe do të kishin frikë politikanë e deputetë që bëjnë vila luksoze në bregdet dhe askush nuk iu kërkon transparencë financiare, ndërtues pallatesh të cilët nuk paguajnë rregullisht detyrimet në shtet dhe si rezultat e pësojnë qytetarët e shkretë, të cilëve nuk iu hipotekohen apartamentet, pasuri miliona eurosh që do t'i kishte zili këto përqindje fitimi të bizneseve edhe Bill Gates.
Por në fakt ka ministra si psh. ai i Drejtësisë si më i rregullti në daljet publike në media, duke dalë aq shpesh dhe vetëm duke artikuluar suksese me një ritëm të tillë ku as koha e maturimit nuk përfillet fare, a thua se nuk ka probleme me të drejtat e fëmijëve të rrugës, atyre jetimë, grave të dhunuara, moshës së tretë, paraburgosurve në burgjeve, të alkoolizuarve, të trafikuarve, proceset gjyqësore, vendime gjykate të paekzekutuara me pasoja financiare për shtetin, handikape në kuadrin ligjor, kundërshtime ligjesh dhe aktesh nënligjore dhe që askush nuk mban përgjegjësi për këtë, madje shpesh e më shpesh del në media duke u kapardisur. Pa folur pastaj për të ashtuquajtura reforma në drejtësi, ku janë hequr nga puna me lista nëpunës të drejtësisë me status civil, me përvojë e eksperiencë pune pozitive të pandërprerë disavjeçare, si me të majtët dhe të djathtët në pushtet, dhe zëvendësuar me të tjerë pa eksperiencë.
është fakt që në lidhje me pyetjen se çfarë mund të njoh unë përgjigjja teorikisht është që ne mund të përpiqemi të njohim atë që përbën fenomen, me objektet që përbëjnë përvojën tonë, në të kundërt ne nuk mund të dimë asgjë për atë që nuk është fenomen.
Por në fakt ne ç'do ditë dëgjojmë fjalime publike politike që nuk përbëjnë fenomen, as identitet, as trashëgimi, as përvojë të trashëguar, por vetëm teka herë të njërit politikan herë të tjetrit, duke e ndryshuar strategjinë politike dhe elementët identitarë politikë sipas qejfit dhe rastit. Por ka një dallim midis elementëve identitarë të së majtës dhe të së djathtës në Shqipëri ( nëse do ju japim luksin e të quajturit identitet i majtë apo i djathtë).
Atëherë çfarë mund të njoh unë pa një identitet të jetuar, të trashëguar apo të artikuluar? Identitet as i majtë, as i djathtë, atëherë natyrshëm më duhet të kaloj direkt tek pyetja e dytë Kantiane; "çfarë mund të bëj unë"?
Të jemi më tepër qytetarë në reagime, sensibilizime duke i thënë klasës politike dhe politikanëve që ata duhet të vihen në shërbim të qytetarit, duke bërë transparenca dhe jo anasjelltas qytetari në shërbim të milionave të tyre. Të mjerët ata që e kanë me tepri paranë, por nuk ju vlen, pasi paraja vlen kur të shërben për një jetë sociale të mirë dhe jo kur të vë në shërbim të saj.
T'u themi kryetarëve të partive që të ndërtojnë vlera të reja pa i zhdukur ato ekzistuese të trashëguara, përndryshe s'ka më identitet dhe që do të thotë nuk di se ku po shkon dhe për çfarë.
T'u themi kryetarëve të ndryshojnë modelin e listimit të deputetëve dhe t'i vënë në konkurrencë në terren burimet njerëzore të tyre, në testim të drejtpërdrejtë nga populli, në konsultime me bazat, pasi edhe ato duhet të zhvillohen dhe sigurisht njohin integritetet morale dhe reputacionet e kandidatëve në rrethe. Nëse do të vazhdohet kështu ku kryetari i partisë vendos për listën e deputetëve dhe e bën publike atë 24 orë para skadimit të afatit, sigurisht që do të katandiset tenderim milionerësh në radhët e kandidatëve deputetë.
E djathta në lidhje me meritokracinë, shpërndarjen e burimeve njerëzore, ka ndjekur një politikë më të mirë, pasi duke ruajtur më tepër elementët identitarë politikë e ka shpërndarë më mirë pushtetin sipas meritokracisë, (kemi parasysh këtu që mjaft anëtarë të KOP-it janë të mirëpërfaqësuar në funksione politike dhe Qeveri) dhe këtë shpërndarje e ka mirëmenaxhuar brenda llojit (PD apo aleatë), pa e nxjerrë jashtë llojit pa llogarira, duke shmangur kështu dobësimin e identitetit politik.
Ndërsa në të majtën ende nuk kemi ndonjë alternativë KOP-i, këshilli apo strukture efikase me anëtarë elitë nga arsimi, shëndetësia, gazetaria, drejtësia, për të qenë pjesëmarrës aktivë publikë në hartime strategjish dhe programesh të partisë, përcaktime prioritetesh, hartime politikash. Por edhe kur ka pasur pushtetin e majta përsëri e ka ndarë pushtetin e saj me të tjerë, me të djathtë e pa të majtë, pa strategji politike, pa kritere politike por me këdo që paraqiste interes të momentit, me shpresën që nëse do të ndodhte ndonjë rrotacion politik të kishte kredite të fituara për të ardhmen, duke shpresuar që të djathtët do të kishin ruajtur nostalgjira për të mirat e bëra dikur nga socialistët.
Ky është një gabim taktik në menaxhim, pasi specialistët nuk lëvizen, ndërsa në botën demokratike perëndimore forca politike që fiton, ndërton ekipin e saj në nivele funksionesh politike, që nuk janë të mbrojtura me status të nëpunësit civil.
Në pyetjen Kantiane "çfarë më lejohet të shpresoj", përgjigjja është imperativin kategorik që është kërkesa apriori e ligjit moral; "Unë duhet ta bëj, sepse ashtu duhet". Dhe që unë duhet ta bëj nuk do të thotë që subjekti moral të mos marrë parasysh pasojat e veprimeve të tij, por që me veprimet e tij ai të ketë në prioritet vetëm pasojat morale. Këtu nuk kemi në analizë nëse këto pasoja janë të mira apo të këqija, por rëndësinë e të qenit cilësisht të moralshme, që ka të bëjë me ligjin moral si një detyrim moral për zbatim nga të gjithë.
Më lejohet të besoj dhe shpresoj tek media, puna e së cilës është e pareshtur, pavarësisht pengesave dhe vështirësive reale, gjithashtu më lejohet të besoj që do të ketë shoqëri civile më aktive dhe me një vullnet më të mirë.
*Pedagoge e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës