Porno në Parlamentin indonezian, pas ligjit për bllokimin pornografisë
Materiale të rënda pornografike janë transmetuar në të gjithë monitorët e politikanëve dhe gazetarëve në ndërtesën e Parlamentit Indonezian të hënën, duke i shokuar të gjithë ata që ishin ulur para ekraneve për të parë njoftimet e fundit politike. Imazhet hard të marra nga interneti u shfaqën papritur në monitorë dhe askush nuk ishte në gjendje t’i bllokonte ato për të paktën 15 minuta, kur rojat e sigurisë fikën të gjitha aparaturat. Nuk është e qartë se si imazhet u shfaqën në ekrane, për kryeparlamentari Marzuki Alie tha se cilido të jetë përgjegjës do të ndëshkohet. “Cilido qoftë ai që ndërhyri në ekrane ka qenë fyes dhe do të përgjigjet përpara autoriteteve”, tha ai për reporterët. Incidenti ka vënë në një pozicion të vështirë sfidues Presidentin Susilo Bambang Yudhoyono, i cili kohët e fundit ka mbështetur thirrjet për kontroll të rreptë në internet, pas një skandali kombëtar mbi transmetimin e një videoje online ku personazhe VIP bënin seks. Në qershor, në internet u shfaqën disa video që tregonin këngëtarin e famshëm rrok, Nazril Irham, të njohur si Ariel, (i martuar me fëmijë) duke bërë seks me dy femra të famshme në vend. Një numër njerëzish të famshëm dhe të zakonshëm u panë si të dyshuar për akuzat e thyerjes së ligjit mbi pornografinë kriminale dhe paturpësi. Ministri i Informacionit, Tifatul Sembiring, propozoi një dekret që vendos bllokimin e adresave me përmbajtje ilegale, përfshirë pornografinë, kumarin dhe blasfeminë.