“Prona ime peng, policia nuk po zbaton vendimin e gjykatës”
TIRANE – Një pronë me sipërfaqe 9240 metra katrorë, tek ish-pularia në Vaqarr ka mbetur “peng” për shkak se policia nuk zbaton vendimin e gjykatës.
Ky fakt denoncohet nga pronari i magazinave me sipërfaqe 9240 metër katrorë, të cilat kanë mbetur peng për shkak të mosveprimit të policisë. Komisariati i policisë nr.6 në Kombinat, i drejtuar prej Dritan Lames, nuk ka denjuar të zbatojë vendimin e gjykatës dhe urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi, duke lënë “peng” pronën e shtetasit Abdyl Zgura, me sipërfaqe 9240 metra katrorë në këtë zonë. Bëhet fjalë për ish-pularinë e Vaqarrit, aktualisht e kthyer në magazinë. Rruga automobilistike që shkon në këtë zonë është bllokuar nga disa persona. Pronari i magazinës është ankuar në gjykatë për këtë fakt. Gjykata e Tiranës, me vendim të saj nr. 255, datë 12 qershor 2008 ka vendosur shprehimisht: Pranimin e kërkesës së kërkuesit Abdyl Zgura për marrjen e masës së sigurisë. Duke urdhëruar tre shtetasit që të mos bllokojnë hyrjen për në bllokun e magazinave të ndodhura në Vaqarr, pronë kjo e regjistruar në ZVRPP, Tiranë më 06.11.2002 me sipërfaqe 9240 metër katrorë në emër të kërkuesit Abdyl Zgura. Meqenëse vendimi është titull ekzekutiv Abdyl Zgura ka kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për këtë dhe gjykata ka pranuar kërkesën e tij. Në këtë mënyrë, Gjykata e Tiranës ka shpallur më 20 qershor 2008 lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe ngarkimin e Përparimit me zbatimin e këtij urdhri. Në zbatim të vendimit të gjykatës, Përmbarimi në datë 23 qershor 2008, i ka çuar shkresën zyrtare komisariatit të policisë nr. 6 dhe për dijeni palës që bllokonte hyrjen për tek magazinat. Duke iu referuar ligjit “Për policinë e shtetit” dhe udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Rendit, Përmbarimi ka kërkuar mbështetjen e forcave të policisë së komisariatit nr.6 në datë 27 qershor 2008, ora 10:00 për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Por komisariati i policisë nr. 6 nuk ka vepruar duke lënë në këtë mënyrë pa përgjigje kërkesën e Përmbarimit Gjyqësor të Tiranës dhe pa zbatim vendimin e Gjykatës, që urdhëronte mos bllokimin e hyrjes për tek magazinat. Duke iu referuar faktit se moszbatimi i vendimit të gjykatës përbën vepër penale, Përmbarimi ka paralajmëruar policinë se personat që bëhen pengesë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës mund të dërgohen deri edhe për ndjekje penale. re.kr