Vari samarin(!)
Martin Leka
Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë se si mundet që një komb si Serbia, të manipulohet kaq shumë nga politikanët e tij tradicionalë e nacionalë, sa të krijojë mite mbi humbjen. Eshtë unikale kjo vetëm për serbët, të cilët 28 qershorin, ditën e humbjes së betejës me osmanët, ta përkujtojnë dhe ta festojnë me kaq frenetizëm. Kësaj radhe ka qenë një festë ndryshe në fakt. Disa qindra serbë të ardhur nga Beogradi e të sponsorizuar me nga një franxhollë, një domate e një rriskë djathë me erë nga mbetjet e “ustashëve” të rinj, kanë marshuar në drejtim të veriut të Kosovës, në Vidovdan, aty ku simboli i humbjes së betejës është një ndërtesë me mur si në formë kallami, e afërt me piramidat e ruajtjes së kufirit apo me mullinjtë e bluarjes së drithit. Këta qyqarë kanë kënduar, kanë sharë, janë harlisur e masturbuar me veten për pak çaste dhe janë kthyer sërish tek “ustashi” për të dorëzuar ambalazhin, plastmasin me të cilin kishin mbështjellë franxhollën…
U tha se ishte krijuar një Kuvend ilegal, paralel me atë të Kosovës. Që në këtë çast, gjithçka është për “vari samarin”. Pa lidhje, thuhet dhe quhet. Sepse Kosova është shtet legal, i njohur zyrtarisht tashmë dhe i mbështetur nga Evropa e SHBA-të. Frikacakët (ilegalët) në shoqërinë e hapur drejt të cilës po shkon edhe Republika e Kosovës, fundin e kanë tek strofka e tyre ku janë fshehur, në terr. Ndaj e gjithë ngjarja përkujtimore e Vidovdanit, duhet marrë si një përkujtesë e afërt e humbjes së serbëve. Këtë radhë e humbjes përgjithmonë të Kosovës, “djepit” të tyre që s’e mëkuan kurrë!
Ajo që u mundua të zgjonte sadopak interesin e mediave me këtë rast ishte fakti se i pranishëm në këtë përkujtim demonstrative ishte edhe një ministër serb me emrin Samarxhiq. E para, ai njihet për nacionalizmin e tij dhe ai është njësoj si pjesëmarrësit në miting me bluza të zeza provokuese që shanin. I vetmi ndryshim është se ai nuk kishte veshur bluzë të zezë dhe nuk i kishin dhënë franxhollë, domate e djathë me vete… E dyta, ai është ministër edhe dy ditë, pasi partia e tij i ka humbur zgjedhjet. E treta, ai, edhe pse në ikje, po i bën një nder të madh Kosovës, po edhe serbëve, duke u treguar të gjithëve se çfarë qeverie problematike kanë patur e do të mund të kishin me qeveritarë të tipit të Samarxhiqit.
Pikërisht për këto arsye, përkujtimi i ditës së Vidovdanit të Fushë-Kosovës ishte kaq i zbehtë dhe nuk duhet marrë seriozisht.
Shqip, vari samarin…
* * *
Edhe pse nuk ka kurrfarë lidhje dhe ngjashmëri gjeopolitike, për “vari samarin” janë bërë edhe disa ngjarje politike këtu në Shqipëri.
Dy liderët e partive përkatëse, PD e PS, vazhdojnë ture paralele nëpër Shqipëri. I pari nën siglën “Shqipëria në NATO”, kërkon t’u mbushë mendjen shqiptarëve për arritjet e qeverisë së tij gjatë këtyre tre vjetëve. Edhe pse nuk e thotë hapur, konotacioni që Berisha kërkon të krijohet në këtë rast te qytetarët është se merita për këtë eveniment i takon pikërisht qeverisë. Harrohet se ky eveniment mbarëshqiptar është fryt i të gjithë qeverive që nga shembja e komunizmit.
Nga ana tjetër, edhe lideri i PS-së ka kohë që në një tur të titulluar “Dialog me Shqipërinë”, kërkon të krijojë idenë se një qeverisje e tij do të ishte efektive, duke përmendur lloj-lloj premtimesh që janë kthyer deri në batuta të konsumit të përditshëm.
Këto dy parti e këta dy liderë, në mënyrë periodike, herë kritikojnë njëri-tjetrin e herë bëjnë marrëveshje dimensionale, duke e shpërfytyruar politikën në atë farë feje që s’ka analizë që e percepton. Këto ditë, po fajësojnë njëri-tjetrin për reformën zgjedhore, edhe pse më parë kanë bërë marrëveshje pikërisht për këtë temë.
Po ç’lidhje ka kjo me temën tonë?
Një kronikë televizive rrëqethëse në Spitalin Qendror të Tiranës nuk ka se si të mos ketë lidhje me turet e Berishës e Ramës. Pacientët kanë treguar se si prej ditësh nuk operohen pikërisht për mungesë uji. Sigurisht, për një injorant në fushën e mjekësisë, nuk mund të gjendet lidhja mes një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ujit. Por ja që paska. Dje e mora vesh edhe unë, injoranti i fundit i kësaj fushe: mungesa e ujit në spital pengon operacionet. Do të thotë se jeta e shumë pacientëve që presin të operohen varet nga uji që rrjedh në rubineta e që nuk rrjedh në Spitalin në qendër të Tiranës.
Po atëherë, ç’na duhet turet e liderëve nëpër rrethe? Çoni ujë në spital! “Vari samarin” tureve!