Ilir Berzani, në hetim për tenderin e sinjalistikës
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ilirian Berzani, i cili aktualisht po vuan dënimin e dhënë nga gjykata me 3 vjet burg për korrupsion në tenderat e rrugëve, pa përfunduar ende masën e dënimit për akuzën e parë, merret në hetim në një tjetër dosje tenderash.
Trazhgim Sokolaj
Bëhet fjalë për dosjen e tenderit të zhvilluar për sinjalistikën rrugore në akset që lidhin Tiranën me periferinë, e cila po hetohet nga Njësia Hetimore Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës. Procedimi penal për këtë çështje mësohet se ka nisur pas denoncimit të bërë nga Policia e Shtetit në Prokurorinë e Tiranës. Njësia Task-Force ka filluar hetimet lidhur me parregullsitë e këtij tenderi dhe mes personave në hetim, sipas burimeve zyrtare është edhe Ilirian Berzani, ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, i arrestuar në shtator 2007 për një tjetër akuzë të ngjashme. Sipas Prokurorisë, Ilirian Berzani dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë tender, me qëllim shpalljen e fituesit “të preferuar” prej tij. Organi i akuzës është duke zhvilluar hetime rreth këtij episodi dhe mënyrën se si Ilirian Berzani ka ndërhyrë me qëllim që komisioni të shpallte fituese firmën e preferuar të ish-drejtorit të Rrugëve, e cila dyshohet të ketë paguar ryshfet. Në cilësinë e provave materiale, Prokuroria ka mbledhur përgjime telefonike dhe ambientale bisedash lidhur me këtë subjekt, si dhe deklarime të personave me dijeni për ngjarjen. Prokuroria tha se, tenderi i zhvilluar për sinjalistikën rrugore në akset që lidhin Tiranën me periferinë, ka pasur si fond një shumë prej 60 milionë lekë të vjetra. Një prej firmave konkurruese e mbështetur nga Ilirian Berzani, dyshohet se i ka kërkuar atij të ndërhynte tek komisioni i Vlerësimit të Oferta me cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, që subjekti në fjalë të shpallej fitues. Prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje vetë Berzanin për këtë çështje, ndaj ende nuk dihet qëndrimi i tij ndaj kësaj akuze. Vepra penale për të cilën po hetohet Ilirian Berzani është “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike”. Ilirian Berzani u arrestua në shtator të vitit 2007 gjatë aksionit “Duar të Pastra” pasi u akuzua nga Njësia Task-Force për korrupsion në tenderin e rrugës Haq-Qafë-Prushi, me vlerë 4.1 milionë dollarë. Berzani dhe ish-zv/ministri i Transporteve, Nikolin Jaka, si dhe shtatë persona të tjerë, mes të cilëve pesë zyrtarë të rrugëve dhe dy biznesmenët fitues në tender, u hetuan për disa muaj dhe më pas u shpallën fajtorë nga gjykata për paracaktim të fituesve të tenderit përmes dhënies së shumave të ryshfetit deri në 150 mijë USD.